• |
ide | kryesore

Krimi kibernetik/ Shpartallohen sistemet e informacionit sekret të policisë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një denoncim që u shpërnda në fillim të gushtit në postën elektronike të disa mediave paralajmëroi një skandal alarmues në lidhje me cënimin e të dhënave që zotëron policia. Email-i anonim përmbante të dhëna konkrete për një akt të pastër kriminal në zyrat e shtetit nga vetë drejtuesit e policisë, në lidhje me sistemet sekrete të informacionit.

Sipas denoncimit, Drejtori i Departmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit Ervin Muça ka nxjerrë jashtë zyrave të policisë nëpërmjet një USB bazën e të dhënave të TIMS.

Aty perfshihen hyrje-daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista e terroristëve, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj. Kur vartësit e tij refuzuan t’i binden, atëherë nxjerrja e të dhënave është kryer nga bashkëpuntorë të tij të jashtëm.

Fillimisht denoncimi kaloi tangent në media, për shkak të pamundësisë për të konfirmuar vërtetësinë e lajmit. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk patën asnjë reagim.

I dërguari me punë i ambasadës amerikane në takim me Taulant Ballën
I dërguari me punë i ambasadës amerikane në takim me Taulant Ballën

Gjithçka do kalonte në heshtje sikur në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës të mos shfaqej i ngarkuari me punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell me një kërkesë konkrete. Shqetësimi i ambasadës amerikane ishte se ndërhyrjet e raportuar në sistemet TIMS mund të cënojë punën e agjentëve amerikanë që veprojnë dhe punojnë në vendin tonë.

McDowell kërkoi hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm për nxjerrjen e të dhënave të policisë dhe siguroi Taulant Ballën se për amerikanët mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive është shumë e rëndësishme. Takimi u pasua me lëvizjen e shpejtë të AMP, Agjencia e Mbikqyrjes Policore që njoftoi nisjen e hetimeve.

“Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave” pranoi AMP në një njoftim publik.

Emërimi i dyshimtë i Ervin Muçës në polici

Kjo nuk është hera e parë që Ervin Muça përfshihet në një skandal për vjedhjen e të dhënave sensitive. Në fillim të vitit 2022, emri i tij shfaqet në hetimet e rrjedhjes së listës së pagave në dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës.

Ervin Muça ishte shefi i dy specialistëve të IT në tatime, që u dënuan për shitjen e listës së pagave. Ai u përfshi në hetimet e prokurorisë, por siç duket doli pa u lagur dhe u rikthye si Drejtor i Departmentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, menjëherë sapo ministër u emërua Taulant Balla.

Ndërhyrjen e Ervin Muços në sistemin e të dhënave të policisë e ka denoncuar rregullisht edhe eksperti IT, Gent Progni, sipas të cilit ky person u kthye në detyrë pas një pezullimi që nuk zgjati më shumë se 3 ditë.

“Ervin Muça vazhdon i qetë punën sikur s’ka ndodhur skandali. Duke qenë në zyrat e Policisë manipulon provat dhe punonjësit. Derisa të vijë Shtatori kismet do ketë ngjarje të tjera dhe do harrohet edhe kjo. Do harrohet si u shkarkuan nga serverat e Policisë së Shtetit të dhenat e TIMS nga civilët me hardisk të jashtëm Usb në xhep. Ata u futën në Komisariat nga Ervin Muça serbes serbes pa u ndaluar nga askush. Ata s’janë ndaluar ose arrestuar më pas. Usb që kopjoi të dhënat e TIMS s’dihet ku është tani. A është në Qipro apo ndonjë kopje ka perfundu në Dubai…” shkruan ai.

Habinë se si policia nuk ka ndërhyrë për të arrestuar autorët e këtij krimi ka shprehur edhe Ervin Karamuço, pedagog i kriminalistikës. “Një Drejtor Departamenti në Policinë e Shtetit, me gradën “Drejtues i Lartë”, emëruar së fundi me porosi të veçantë dhe pa shkollë policore, ish punonjës i AKSHI i ikur me dorëheqje pas rrjedhjes së të dhënave, dyshohet se u kap në flagrancë nga vartësit e tij, duke shkarkuar dhe fshirë të dhëna në sistemin policor TIMS.

Aktualisht është pezulluar nga detyra dhe çuditërisht nuk është arrestuar akoma. Ndërkohë alarmi për këtë rast ka ngritur në këmbë një sërë institucionesh, përfshirë edhe SHISH…

Hetimet që po kryhen janë komplekse dhe duhet të synojnë t’i japin përgjigje pyetjeve se për llogari të kujt po vidhte të dhëna ky zyrtar dhe me porosi të kujt ishte katapultuar aq lart në polici….” shkruan Karamuço.

Qëllimi i vjedhjes së të dhënave sekrete të policisë mbetet një pikëpyetje e madhe. Por nëse i referohemi faktit se lista e pagave u nxorr nga sistemi i tatimeve për t’u shitur, atëherë nuk është çudi që informacionet më sekrete të policisë shqiptare të jenë sot për shitje.

Në anën tjetër, fakti që drejtuesi i policisë për teknologjinë mbetet i paprekshëm edhe pas denoncimeve publike, edhe pas kërkesës së ambasadës amerikane, tregon se ndërhyrja në sistemin kompjuterik të policisë nuk është një incident i provokuar nga papërgjegjshmëria e një personi, por një operacion i krimit me pushtet, që në Shqipëri është gjithnjë një hap para policisë./Lapsi.al

Email i plotë i denoncimit të vjedhjes së të dhënave në polici

Po denoncojme nje skandal vjedhje ne zyrat e Policise se Shtetit. Sot me date 02.08.2023 Drejtori i Departmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit, i sapoemruari (disa dite para se te vije minister Taulant Balla) Ervin Muça, urdheroi verbalisht gjthe punonjesit e databazes dhe serverave te kryejne exportim te menjehershem te te gjitha bazes se te dhenave te TIMS ne nje harddisk te jashtem, te nje USB e madhe qe mbahej ne xhep nga ky person, ku perfshihen Hyrje Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policise, dosjet hetimore, lista terrorristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj. Duke pare absurditetin e kerkeses disa prej punonjesve refuzuan te perfshihen ne kete vjedhje duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muco, i cili ne menyre te menjehershme njoftoi me email te gjithe vartesit e tij dhe vuri ne dijeni Drejtorin e Pergjithshem te Policise Z.Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z.Neritan Nallbati, qe mos te perfshihen ne kete proces te jashteligjshem vjedhje per exportimin e te dhenave ne disqe te jashtme qe shkojne sdihet se ku.

Si e beri kete pune drejtori Ervin Muca i akuzuar dhe me pare per vjedhje te dhenash nga Tatimet (rasti publik). Ai merr disa miqte e vet nga kompani private me punonjes It te Ermal Beqiri nga Soft & Solution, te cilet kane ardhur gjate orarit te mbasdites prane laboratorit te DTI-se ne rrugen Mine Peza, dhe kane kryer exportin e te dhenave. Gjate pritjes se perfundimit te procesit te eksportit, keta persona jane shprehur se jane njeri punonjes IT i QKB dhe dy te tjere nga kompania Horizon, (mbeten per tu verifikuar). Nese jane nga Horizon me nipt K52225004V ateher te dhenat kane vajtur direkt ne Qipro. Procesi export u be ne prani te Besjon Tanuzi qe ka nje jave qe ka ardhur drejtor me mision kete vjedhje ( i emruar ne departament pa certifikate sigurie dhe mbi te gjitha me diplome ekonomiku). Ervin Muca, mbasi morri vesh qe Ardit Muco eshte vene ne dijeni te ketij procesit banditesk, urdheroi punonjsit qe Arditit t’i mbyllen te gjitha akseset ne email apo cdo kompjuter qe eshte pjese e Policise se Shtetit.

Gjithashtu Ervin Muca ka kerkuar te kontaktoje me nxitim personin pergjegjes per kamerat e ambjenteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por per momentin pergjegjesi i kamerave nuk i eshte pergjigjur. Gjate eksportit kane qene te pranishem nga DTI se policise, Albana Vrapi nga Sektori i databazes, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kjo eshte grabitje te dhenave policore nga nje person qe s’ka as nje muaj ne pune, ska as certifikate sigurie. I emruar me fshehtesine me te madhe per te marr te dhenat e informacionit sekret policor ashtu si beri ne tatime, kujtojme skandalin e shitjes se te dhenave nga databaza tatimeve qe Ervin Muca shpetoi nga Alma Muca prokurore dhe u denuan lehte Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Ky person deri para nje muaji ishte drejtor It te Kadastra ku ka vjedhur gjith databazen e pasurive hipotekore te shqiptarve nen preteksin e kadastres dixhitale.

Shkoni dhe ndaloni personat qe kane ne xhep diskun me te dhenat delikate policore. Ky eshte nje alarm qe duhet te ngrere gjith shtetin ne kembe. Merrni kamerat, gjeni personat. Koha spret, neser do jete shume vone.

Punonjes te Policise se Shtetit



15 Comments

    1. Dikur CCCP-ja, me pas PRC-ja, pastaj U.S.A! Ca do vi me pas?! Gjithe jeten doren ne si shtet! Cop-cop! Republike Bananesh eshte pak ti thuash!

  1. Po perse duhet te vidhet perseri dicka ku u futen Iranianet???
    Keni ndonje Dokument qe te vertetoni qe Gentian Progni eshte Eksper IT????

    Nese TIMs eshte vjedhur, Amerikanet do e konstatinin te paret pasi e kane ngritur vete si sistem, mos u merrni me thashetheme por na jepni qofte edhe nje indicie qe eshte vjedhur…
    Lereni Gentin se i jep nje birre Endri Meksi dhe kujton se ka info, me ate titull qe i hep vetes nuk do kishte kohe me postu ne facebook se do kishte pune

    1. Shko mer bole se eshte e-m@il me emra, data ngjarjesh qe iu ka derguar disa mediave

      1. Ku jane pra keto emaile. Pse si nxjerrin te pakten ne foto…
        E kam koken pak me te madhe, del per ty e per tet moter

  2. “Saleh!
    Kullën nuk e lëviz dot nga qendra, as Shkëlzenin nga vila luksoze e Shtufit, as faturat e klinikës tënde në Vjenë, nga ortaku kullës, që ty nuk ta mban ti bësh publike.

    Të vetmen gjë që mund të bëj është që grupin e boronicave dhe të sterilizimit ti ndihmoj të kenë kushte të mira në burg”

  3. një ish-sekretar partie për 25 vite me radhë, që e shfrytëzoi në mënyrën më të keqe Partinë Demokratike, duke i marrë asaj gjithçka dhe, në këmbim, duke mos i dhënë asgjë, duke shkatërruar shtetin në favor të pushtetit, duke përdorur nga metodat më të poshtra dhe më të pamoralshme për të zbuar të gjithë intelektualët dhe duke e udhëhequr me një grusht injorantësh rreth vetes

  4. Bashkimi po, mund të ndodhë, por kur të largohet arsyeja që na ndau. Ai quhet Sali Berisha i cili është lideri më i izoluar dhe më i refuzuar nga Perëndimi edhe se Enver Hoxha.

    Është vetvrasje politike të pretendosh të dalësh me kandidat të përbashkët me atë lëvizje politike që ti, SHBA, Britania e Madhe dhe opinioni publik e kanë etiketuar si përfaqësuese të korrupsionit

  5. My question goes to stupid Albanians who thinks that USA and EU is interested on them

    Tell me something, Albanians, why America and EU invests in Serbia and not in Albania?

    Why Albanians can’t travel visa free in USA if they think that yanks are their ally?

    If uncle Sam wants Albania to join EU, Albanians can be members of union in a short period of time. Why USA don’t want you in EU?

    Why is Albania the poorest country in the Balkans and Europe?

    Why is pseudo western democracy failing in Albania?

    Why are all the countries of Eastern Europe and some of the Balkans part of the EU and Albania is left aside in the ranks of Turkey to never become part of the union?

    I’m waiting for your answers

  6. Te nderuar gazetare. Baza e te dhenave te TIMS ose “Total Information Management System” – Sistemi i Menaxhimit Total te Ingormacionit nuk vidhet per te shitur. Ajo vjen ne nje kohe kur eshte shume thelbesore kqyrja nga SPAK e historikut te hyrje dhe daljeve te zyrtareve te kryemafiozit Rama madje edhe vete ate. Nje elementi kriminal si ky fare Mucaj eshte perzgjedhje e organizates kriminale te Rames per te prishur provat por edhe per tu perdorur ne zgjedhjet e ardhshme. Sado te perpiqen, keto skandale te renda me te dhenat sensitive personale te shtetasve ne bazat shteterore te te dhenave do te risjellin vemendjen tek operacioni i vjeter i Rames per nje sistem elektronik te informacionit te zgjedhesve, me popullim me te dhenat shteterore dhe private. Qe tashme e njihni si “Patronazhisti”. Menaxhuesit e sistemit jane njekohesisht zyrtaret besnik te Rames qe nga bashkia ne INSTAT, AKSHI, POLICI e gjetke. Madje nje nder me te rendesishmit dhe besnike e njesise 5, Rama e futi pa buje ne burg gjoja per korrupsion me fonde andej nga Korca. Do te jete e veshtire te dorzoje Beqajn per burg pasi ai eshte gjithashtu kryesor ne sistemin paralel te spiunimit te Rames. E pra nuk qene nga Irani “hakerat” por vecse nga zyrat remotely te Rames.

  7. Si gjithnjë, tufën e avokatëve politikë të Belerit në Shqipëri e udhëheq politikani më i inkriminuar, Sali Berisha, përgjegjës për dhjetëra krime të kryer gjatë këtyre mbi tri dekadave, i shpallur non grata nga Perëndimi si “minues i demokracisë dhe përkrahës i korrupsionit madhor”, apo më herët “ordiner i rrezikshëm”.
    Trusti i Geshtenjave klani kriminal e famkeq ne ballkan i udhehequr nga serbo shqiptari salih karaxhic berisha dhe ceceni Gimi qe qendron mbas bythes se salihut kur ai dhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *