• |
ide | kryesore

Ibrahimovic sulmon Ronaldo: “Të shkosh tek Juventus tani, nuk është një sfidë e vërtetë”

Sport



Ibrahimovic kundër Cristiano Ronaldo e kjo nuk ndodh për herë të parë. Përplasja në fushë është e paimagjinueshme në këtë moment, duke qenë se suedezi luan në MLS me Los Angeles Galaxy, ndërsa tjetri tek Juventus. Por përsa i përket përplasjeve verbale, Ibra nuk humb kurrë rastin për të fituar vëmendjen në faqet e para të gazetave, në rastin specifik të hollandezëve Voetbal Nieuës.

Sulmi i suedezit është direkt pa bërë lojëra: “Cristiano flet për sfida të reja. Thotë se sipas tij është një sfidë të luash në një skuadër që edhe më parë ishte e aftë të fitonte Serie A. Ndonjë vit më parë, a nuk do të ishte një sfidë të shkoje tek Juventus në Serie B e ta riktheje në A? Ta marrë dreqi, të shkosh tek Juve nuk është një sfidë” përfundoi Ibrahimovic, që në fakt, nuk ishte as vetë një nga ata që pranoi sfidën të shkonte në Serie B me Juventus e ta kthente në elitën e futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *