• |
ide | kryesore

Travis Scott do të performojë në eventin më të rëndësishëm të 2019, Super Bowl

Paparazzi, Slider



“Super Bowl” është një nga eventet më të rëndësishme të vitit në Amerikë, që bashkon të pasionuarit mes sportit dhe muzikës. Ndërsa është bërë i njohur vitet e fundit edhe në Shqipëri, tashmë zbulohen emrat e këngëtarëve që janë konfirmuar se do të performojnë në skenën që krijohet në mes të fushës së futbollit. Maroon 5 u përfol që në 2018-n, se do të jetë performuesi kryesor i shfaqjes. Tashmë konfirmohet se ai bashkë me reperet Travis Scott, të dashurin e Kylie Jenner dhe Big Boi, janë tre prej të ftuarve. Por zgjedhja e këngëtarëve është shoqëruar me debate. Që nga 2016-ta, disa sportistë amerikanë kanë refuzuar që të qëndrojnë kur luhet himni kombëtar gjatë lojërave të Ligës Kombëtare të Futbollit, si protestë kundër trajtimit në mënyrën e gabuar të njerëzve me ngjyrë në SHBA. “Super Bowl” është një nga eventet më të ndjekura në botë, pasi mbi 100 milionë njerëz e panë shfaqjen e Justin Timberlake në 2018-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *