• |
ide | kryesore

Bushati: Kryeministri vendosi të ndryshojë drejtimin politik të MEPJ

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm ende në detyrë Ditmir Bushati, ka treguar arsyet pse sipas tij Rama ka kërkuar që ta shkarkojë. Ai shprehet se Rama ka vendosur të ndryshojë drejtimin politik të MEPJ.

“Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë” u shpreh Bushati. Ai ka kërkuar vendosjen në mënyrë kushtetetuese sa më shpejtë të zëvendësuesit të tij, kjo edhe për shkak të sfidave që Shqipëria ka në vijim në arenën ndërkombëtare.

“Besoj se është e qartë për këdo që pozicioni i ministrit ka dy dimensione: ka dimensionin kushtetues dhe dimensionin politik. Përsa i përket dimensionit politik, kryeministri e ka marrë tashmë vendimin e tij, ia ka bërë të ditur opinionit publik për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ. Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë.

Thënë kjo, në kuptimin kushtetues, apeli im sot është shumë i thjeshtë: për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në MEPJ, por që do t’i krijonte njëkohësisht mundësi vendit për t’u përfaqësuar në mënyrën të denjë dhe eficente në arenën ndërkombëtare, aq më tepër ku siç e patë dhe gjatë konferencës së shtypit me kolegun tim italian vendi është përballë sfidave të cilat nuk i ka njohur të paktën më parë” u shpreh Bushati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *