• |
ide | kryesore

Polemika Kajsiu-Bushati/ Bojkotoi Berisha, apo manipuloi Rama?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Dy kolumnistë të regullt të Lapsi.al që në shkrimet e tyre përplasin shpesh ide kontradiktore, janë futur këtë radhë në një polemikë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Nga njëra anë në një editorial të publikuar të premten Blendi Kajsiu ka hedhur tezën se masakra zgjedhore është një mit i opozitës e cila në fakt është bojkotuar nga vouesit e saj. Pra sipas tij  zgjedhësi në këtë garë kanë rrefuzuar dshen meta Berisha duke mos dalë në votime. “Nëse pranojmë këtë fakt, atëherë bien të gjitha pretendimet e “masakrës elektorale”, që nga vjedhja e votës, vjedhja e logos së PD-së, heqja e Berishës nga fleta e votimit, përdorimi i administratës apo manipulimi dhe kontrolli i KQZ-së apo KAS-it. Asnjë nga këta faktorë, edhe sikur të gjithë të ishin të vërtetë, nuk është aq përcaktues i rezultatit elektoral sa bojkoti”, shkruan ai në shkrimin: “Mjaft me masakrën elektorale” (linku poshtë).

Boll me “masakrën elektorale”! 

Për të përforcuar tezën e tij Kajsiu përmend edhe rastin e kolegut Bushati që ndonëse sipas tij mbron kauzat e opozitës vetë votoi për Arlind Qorin.

“E kam fjalën për gazetarë serioz si kolegu Andi Bushati integritetin e të cilëve askush nuk e vë në dyshim, madje as kundërshtarët e tyre më të thekur. Ai kanë deklaruar publikisht dhe në mënyrë transparente se nuk do të votojë për koalicionin Berisha-Meta por për Lëvizjen Bashkë dhe kandidatin e saj Arlind Qorri.

Nëse edhe mbrojtësit më të mëdhenj të “opozitës së vërtetë” Berisha/Meta nuk i votojnë ata sepse nuk i lënë skrupujt moral dhe politik, atëherë përse është çudi kur elektorati opozitar ndjek shembullin e tyre” ka shkruar ai.

Pikërisht ku qëndrim dhe ky citim m ka yshtur replikën, me bindjen se mëkati i këtyre zgjedhjeve nuk duhet kërkuar vetëm tek bojkotimi i elektoratit opozitar, por mbi të gjitha tek manipulimi shtetëror. Për rastin personal Bushati ka shkruar: “besoj se është në nderin e çdo kujt që kërkon të angazhohet publikisht, e cilitdo që synon të jetë intelektualisht i ndershëm, të mbrojë të drejtat e atyre që nuk i voton, madje edhe të atyre që nuk i pëlqen apo i refuzon. Këtu ndahet njeriu që i beson mendimit të drejtë racional nga tifozi dhe militanti. Pranadaj mendoj se në këtë pikë nuk ka paradoks, por koherencë”.

Replikë me Kajsiun: Po ai që vodhi, s’paska faj?

E më pas një një editorial të titulluar “po ai që vodhi nuk ka faj” (linku këtu lart) ai shkruan:

“Ndërsa Kajsiu kënaqet me konstatimin se shqiptarët e bojkotuan binomin e së shkuarës, mua më mundon dilema se si kemi degraduar deri në këtë pikë, që për të vazhduar të na sundojë, Ramës i duhet të vjedhë dhe dy “të marrë fund” si Meta dhe Berisha. Pse, kur qenkeshin kaq të mospëlqyer dhe të refuzuar, atyre i’u duhej rrëmbyer dhe vula dhe sigla dhe financimi publik dhe emri i Saliut nga fleta e votimit edhe komisionerët dhe numëruesit? Pse dhe gjykata, dhe KAS dhe KQZ folën me të njëjtën gjuhë si shefi i madh? A nuk duhet të na shqetësojë fakti se të gjitha institucionet e këtij shteti të kapur morën vendime pro një minorance dhe kundër asaj që votuesit njohën si opozitë? 

Fatos Lubonja: Ç’mund të bëjë Rama për pushtet;

Pse shteti u bë njësh me partinë në pushtet duke shpërndarë para pensione, paga bonuse? Pse patronazhistët bënin presion përpara qëndrave të votimit, mos vallë vetëm për të mposhtur dy personazhe që i kanë braktisur të gjithë? Pa dhënë këto përgjigje nuk mund të ketë debat, as mbi 14 majin dhe as mbi atë se kush është kush, në këtë skenë politike”.

Brenda përplasjes së ideve mes të dyve ka dhe plot argumenta të tjerë interesantë. Ato janë pjesë e një debati që Lapsi.al ka hapur për arsyet e rezultatit të 14 majit dhe të zgjedhjeve të lira në përgjithësi. Pikërisht për këtë edhe kontribues të tjerë janë të ftuar të ndërhyjnë pa paragjykim në këtë shkëmbim idesh që po bëhet gjithnjë e më i rallë një një hapsirë gjithnjë e më të varfër dhe të kontrolluar.

©Lapsi.al

 

 



32 Comments

    1. Po kishit 500 mijë kamera për të filmuar, o kaqola.
      Mirë që 499 mijë e 900 fjetën gjumë, por si nuk filmuan të paktën nja 100 kamera nja 10 raste ku ky popull i poshtër shet votat.
      Dhe atje ku nuk e priste askush. U shitën shkodranët e kulturuar.
      Po si nuk filmuat një rast ku siç tha Spahia, bandat i kapnin njerëzit për qafe dhe nuk i linin të votonin.
      Telefonat me vete i kishin të gjithë demokratët e ridhjerjes (rithemelimit).
      Dhe detyrat i kishin të qarta. Filmoni të gjitha rastet e presionit dhe të blerjes të votës.
      Por nuk arritën të filmonin një rast të vetëm.
      Tani ose nuk ka patur fare presion e shitblerje votash, ose demokratët e RIDHJERJES të cilët kishin video të tilla, i shitën filmimet e tyre te RIPJELLJA.
      Një mut janë, si RIPJELLJA dhe RIDHJERJA.

        1. Thasë me kos!!!???
          Epo qenka e vërtetë blerja e votës me kos?
          Mos e thuaj më se të mori historia e klasës së katërt.

          1. nje nder produktet ishte kosi o filozofi i mizave qe paske qef me u marr me llafe.

    2. Komente si ky mësipër janë pasojë e politikës së Berishës dhe, si konsekuencë, edhe e Ramës. Shqiptarët janë një nga popujt më të vegjël në botë. Të gjithë bashke jemi sa një qytet në Europe; Kina, apo Brazili apo India kanë qytete edhe me dhjetë fishin e gjithë popullsisë Shqiptare.

      Mendoni që sikur vetëm për një vit, Shqiptarët të respektojnë njëri tjetrin dhe vetveten? Çfarë ndryshimi do ishte.

      Respektoni njëri tjetrin o Shqiptarë, kaq sa kemi mbetur. Kafshoje gjuhën nëse do të ofendosh një Shqiptarë tjetër.

  1. Per ate qe “vodhi”. KA NDONJE PPROVE????
    A po.!!!! Dan Hutra. Qe beri namin me vota ne kamez.
    Po ai qe shpif, ter diten e ter naten. KA NDONJE FAJ????
    Nejse. Vazhdoni me keto idiotlliqe. Se po e ndihmoni shume opoziten. Ajo eshte ne rrugen e duhur. Dhe ne duar te sigurta.
    2025 po afron. Po vazhduat me keto ide. Votuesi demokrat as do mari mundimin fare te vej te votoj. Se e mendon….. Prap do na “VJEDHIN”.

    1. Si mundet një me mbiemrin Kajsiu të jetë një herë korrekt.Nga ana tjetër është një me mbiemrin Bushati që do të thotë shumë. Qartë e bindshëm gjithmonë korrekt.Dhe mbiemrat flasin shumë.

  2. Po mor po dhe Dan Hutra.Berisha e la informacionin pa e thotë por patronazhistët çar do thonë.Nuk është vjedhur!! Atëherë si ka mundësi që qeveria e narkoshteti monist del “bindshëm”fitues??Sepse vidhet,eleminon opozitën,policia bashkë me krimin gjykatat nuk veprojnë atëherë si t’ja vëmë emrin.A nuk është vjedhje???

  3. Kultivimi i pushtetit me maskaraden e vjedhjeve eshte aqe pervetsues ne ndergjegjen e tyre, sa sot hajdutet po shiten me te ndereshmit, e te ndershemit , hajdute. KJo si politike e propagande e nje pushteti monist e te degraduar. Sa do qe editorialisti i ketij portali i shpjegon e sqaron me fakte gazetoreske veprimet anti ligjore qe ky pushtet ka shkelur me fuqine qe ka, por ne kundershtim me rregullat e ligjet demokratike, perseri sulmon ne menyre de.oralizuese opoziten. Kete opozite qe gati nuk e nxori jasht ligjit, por qe aty i ka mbetur gozhda, e ajo do i haje koken. Lukunia e perkrahesve analiste batakcinj. Gazetare anarshist, mundohen qe me argumenta inegzistent te hedhin balte e faijin mbi opoziten700,000 votuesish te saj, se vetem per interesa momenti e padronesh qe jane blere nga ky shtet mafioz kuqalesh. Keta qe e quajne vehten te forte me kodoshlleqet pushtetare , se keta dijne te drejtojne pushtetin, nuk i lene gje mangut ish atyre qe i kane ushqyer me kete teori, pra jane bijt e maskarenjeve e kodosheve qe thame se u korigjuan, por litari mbi varr beri punen e saj.

  4. Berisha me lale , akoma me kët muhabet ti e ka thon rama dhe lul brava, nongrata e ka fajin me lale. Nivel ordiner.

    Jam shumë i bindur në aftësitë e Prof.Dr.Berishës si politikan dhe intelektual. Ai është nga njerëzit më të mëdhenj që ka nxjerrë ky vend
    Ibrahim Rugova dhe Prof.Dr.Berisha janë në piedestal të shqiptarëve pas rënies së komunizmit.
    Besimi është i madh në lidershipin e Prof Dr.Berishës.

  5. Bushati argumentat i ka te sakte por gabon ne konkluzion, duke perdorur termin “masaker” legjitimon berishen,sepse vetem ai po e artikulon kete term, bushati ka te drejte kur thote gara ishte e padrejte dhe pabarabarte por jo njvel masakre.Rama vertet ka shume pushtet por nuk eshte nivel “regjimi”, madje eshte shume i dobet pasi vazhdon qeveris me votat e socialisteve qe i trashegoi nga Nano.kurse diskutimi per ngritjen e forcave te reja nuk eshte vetem standard zgjedhor por kerkon analize te thelle ekonomike,sociale,shoqerore dhe kulturore qe nuk zgjidhet me nje artikull apo opinion apo me keq akoma duke fajesuar ramen apo berishen.

  6. Imedite sot per ne, e te gjithe ju komentues, qote pro apo kundra Rames eshte domosdoshmerisht largimi i tij e langojve pas tij. Vendi eshte ne precipitimin e pergjithshem politiko ekonomik me vijen anti demokratike qe ka ngritur ky mafioz me tullat e vjetra e balten e re patronazhiste. KA ERE TE KTHIMIT PRAPA, POR TE MASKUAR,,,,,KUJDES.

    1. Mendoj se vendi eshte zyrtarisht ne diktature.

      Shiko fjalimet revanshiste ne turet e famshme qe ka bere ne cdo qytet para dhe pas zgjedhjeve.

      Mashtrues, intolerant, i paditur dhe te gjitha keto per para dhe pushtet. Gjithe ata qe e rrethojne kane po te njejtat karakteristika, pervecse servile te lindur.

  7. Rama Rama i ka fajet. Ai qen i ndyre qe fiton e na vjedh votat. Ai ndyresire qe nuk na le cik te gezojm dhe ne. Rama o Rama ai ka faj. Qe duke u tallur e duke kercyer tallava, fiton.
    Rama Rama. Rama. Ka cdo faj.

    OPOZITA. Qe i marshit te ligat.
    Nuk ka asnje faj. Ajo eshte e bashkuar, e fort. Ajo ka nje potencial te jashtezakonshem. Qe ja ka zili dhe amerika. Dhe prandaj dhe e sulmon. Ai eshte sali perendia. Ai nuk ka se si te ket faj. Se ai e bashkoi opoziten. E beri ate me te fort se kurr. I dha ze ane e mbar botes, duke takuar lider boteror. Ai i tregoi vendin Rames, atje ne vrim te miut. Dhe pastaj si njeri paqesor qe eshte, vajti e u fut vet. Se ai eshte njeri qe nuk do ne asnje menyr qe populli te zihet mes vedit. Ai fitoi po ja la fitoren vet, njeriut te zi rama.
    Rama ik.
    Sali mos ik.

    1. Iu ka ardhe dita patronazhisteve, pse te mos bejne ironi prej idiotesh. Tallin menderen me kete popull te varfer dhe te perulur, qe nuk e ngriti njehere koken ta shofi te verteten dhe realitetin ne sy.

  8. Ngazellimi i gjuheleximsit Andi Bushati eshte i papershkrueshem. Me sa kuptohet nga ky tekst, Kajsiu eshte per gjuheleximsin Bushati nje koke e madhe Ndaj dhe gjuheleximsi eshte feeeell i kenaqur qe po debaton me kete koke te madhe te politologjise ene filozofise globale.

    Gjuheleximsi Bushati osht dhe pak i kompleksum pasiqe refuzon kategorikisht te komentoje shkarjen skiç te Doktorit te gjyshit te vet i cili doli ne mejdan me foton e Joe Walsh dhe Dan Hutres.
    Gjuheleximsi i ka fobi keto fakte se i bie pertok teza e tij e dashur e regjimit, si mund te pranoje gjuheleximsi Bushati se lideri piedestal i opozites eshte me te meta mendore dhe ka rrjedhur? Absolutisht jo. Gjuheleximsi i injoron keto fakte pasiqe ai eshte i bindur se kaloresi i pluralizmit Sali Ram Berisha po ben nje lufte te paepur bashke me te gjithe gjuheleximsat kunder regjimit dhe diktatures; ku te gjithe se bashku financohen nga Samiri dhe Ceti, dy ikona te pluralizmit dhe demokracise se vertete.
    Gjuheleximsi Bushati nuk do pranoje kurre se Doktori ka rrjedhur nga trute, por do vazhdoje me stoicitetin qe e karakterizon te shqyrtoj sa me fell regjimin bashke me koken e politologjis botnore, kollovarin kolumbjan Blendi Kajsiu. 👏👏👏👏

  9. Puna është se një pjesë e mender me thënë “anal-istësh” shqiptarë, akoma shkojnë me memdësinë se Shqipëria është qendra e botës, fanar i socializmit në botë.
    Ka mbi një vit që bota është rindarë në dy grupime të fuqishme politike, pas sulmit të Rusisë së Putinit në Ukrainë.
    E djathta demokratike perëndimore që i ka dalë në mbrojtje popullit martir ukrainas nga njera anë e nga ana tjetër Rusia e Putinit e mbështetur kryesisht nga vendet komuniste me regjime diktatoriale njëpartiake.
    Paradoksalisht, ish punistët enveristë me flamurin e socializmit, kanë gjetur rrugën e ekzistencës së tyre duke u shitur si “antikomunistë” demokratë ( Rama-Meta) e “mbështetës” të perëndimit demokratik kapitalist, e nga ana tjetër , ish lideri “historik” , Berisha që themeloi partinë e parë opozitare demokratike antikomuniste , si pasojë e intrigave djallëzore të një aventurieri politik si Rama, një kameleon që i ndron ngjyrat si një aktor që ndron rolet nga ato dramatike , në komedi të teatrit të rrugës, na është kthyer kundër perëndimit që e ka cilësuar si të padëshirueshëm.
    Që Ballkani ka qenë gjithmonë në vëmëndjen e fuqive të mëdha si një faktor destabilizues i Europës, kjo është nje e vërtetë historike e vërtetuar me fakte.
    A thua vërtetë perëndimi nuk paska më besim tek Berisha e i beson karagjozit politik Edver Rama ?
    Në njëfarë mënyre perëndimi që i ra në kokë regjimit agresiv kriminal serb të Millosheviçit e solli pamvarësinë e Kosovës, ka dhënë shenja këto kohët e fundit se mbështet më shumë Serbinë e Vuçiçit, sesa Kosovën e vuajtur.
    Përse e bën këtë ?
    Thua se vërtetë vlerëson më shumë Vuçiçin, ish ministrin e propogandës së Millosheviçit si një politikan me prirje demokratike njëlloj me dymetroshin tonë ?
    As njerin e as tjetrin pasi ju a njeh mirë “bojën” origjinale.
    E bën këtë vetëm për të evituar në Ballkan një luftë tjetër në kohën kur e gjithë NATO është përkushtuar me marrëzinë kriminale të Putinit për të pushtuar Ukrainën e për të bërë karshillëk me BE e SHBA.
    Me dymetroshin e ka më kollaj.
    Mjafton që ta “vlerësojnë” si udhëheqës global, ashtu siç i është mbushur mëndja se është, që të bëjë gjithshka që i kërkohet.
    Si është e mundur që nuk kujtohen “anal-istët” se në të njejtën kohë që SHBA shpalli “non grata” Berishën për historitë e tij të vjetra, DASH, (Departamenti amerikan i shtetit), në raportet e tij vjetore e ngjyen me bojë të zezë qeverisjen e Ramës në të gjitha drejtimet ?
    Nëse nuk do të kishte ndërmarë Putini luftën agresive pushtuese në Ukrainë si pasojë e bindjes së tij që Gjermania e disa shtete të tjera të BE, me ekonominë e ndërvarur nga nafta e gazi rus, nuk do të kundërvrepronin , njëlloj si në vitin 2014, Serbia me Vuçiçin do të ishte pastruar e Rama nuk do të kishte asnjë shans që të ndërtonte në Shqipëri një narkoshtet kriminal.
    Anal-istët mëngjarashë fërkojnë duartë se në zgjedhjet e fundit paska fituar “shumë vota” njëfarë marksisti Qorr që bën “protesta të fuqishme” me nja 200 petrita të komunistëve të rij pas 73 vitesh.
    Ndërkaq , po kësij anal-istësh, kujtojnë se mund të tallen me politikanin e ri Basha me formim të plotë perëndimor të djathtë, duke ja shkurtuar emrin Lulzim në “Luli” e me komente idiote se “ha byrekë” apo “të gënjen për orën”.
    Karagjozi dymetrosh që nuk ja ka fare idenë e ekonomisë e financave, pasi ka përfundur një shkollë arti ku kësij lëndësh nuk vlerësohen, duke mos gjetur dot asgjë kompromentuese në karrierën e Bashës, duke u nisur nga një lapsus i këtij, përhap tek turma analfabete idenë se “Luli nuk di se sa bëjnë 7 herë 7”
    Po a ka llogari më të thjeshtë e më të kuptueshme nga të gjithë, edhe nga analfabetët, se cilët pensionistë paguhen më mirë, ato të Shqipërisë me 90 euro në muaj apo ato të Europëss me 900 euro , 14 paga bë vit ?
    (Fjala është për pensionet minimale)

  10. Një i ri nga Malësia e Madhe e ka cilësuar absurde të flitet ende për të në politikë, madje sipas tij humbja në Shkodër është e ulët.

    “Më duket absurde të flasësh për Berishën. Kur se do vendi i vetë Tropoja… Ka fituar Shkdorën gjithmonë dhe s’ka bërë asgjë. O bushat ti shkruan mbasi del rezultati i ndeshjes ate e kuptojne te gjithe edhe populli opozitar nuk doli ti votoje spiunet salih – metaj,ti bushat e ke fituar bastin me salihun ne studion e Rakipit,por ti nuk beson thellesine e rezultatit,ke probleme me veten

  11. PARODI

    APOLOGJIA E LULIT-RIKTHIMI I LEGJENDËS

    Te dashur militantë dhe ti o milet,
    tashmë zgjedhjet kanë mbaruar,
    na u rritën dhe rrogat si deputetë,
    do jemi me privilegje si të bekuar.

    Që të jemi të motivuar në Kuvend,
    duhet të kemi patjetër xhepat plot,
    paraja të bën sikur ke shumë mend,
    edhe kur flet broçkulla kot më kot.

    Tashmë u riktheva do jem mes jush,
    në fakt asnjëherë nuk jam larguar,
    i dhashë partisë shans për paqtim,
    që të bëhej e fortë dhe e bashkuar.

    Kjo nuk ndodhi dhe pësuam disfatë,
    Bejko morri vota më pak se Qorri,
    PD që solli pluralizmin s’është më,
    është katandisur fiks si parti morri.

    Fajin kryesor e ka Sali Berisha,
    e donte partinë për interesin vetjak,
    prandaj dhunoi selinë në 8 janar,
    me mercenarë, matrapikë, e me dajak.

    Saliu donte thjesht të tregonte,
    kush kishte shumicën në parti,
    e humbi Shkodrën, Kamzën e Vorën,
    disfatë e madhe kudo në Shqipëri.

    Votat u blenë e manipuluan, dakord,
    përdorën shtetin e ricikluan pushtetin,
    njerëzit s’u frymëzuan për të votuar,
    opozita e përçarë nuk e bindi miletin.

    Nuk bëmë protesta teatrale n’bulevard,
    gjasme do bllokonim votimet lokale,
    e luajtëm dikur bllofin por s’patëm këllqe,
    Rama është diktator dhe rilindja hale.

    Nuk luhet bllofi me një Bablok,
    që ka gjithë pushtetet në dorë,
    veç një grusht i fortë e rrëzon malin,
    e jo opozitarë si dele me këmborë!

    Sigurisht zgjedhjet do i njohim,
    dhe në parlament do qëndrojmë,
    të vazhdojmë atje teatrin opozitar,
    Edi Ramën dhe rilindjen ta rrëzojmë.

    Ju na besuat,na dhatë 100mijë vota,
    se nuk kishit tjetërkund shpresë,
    pa mua ju futën shkopinj nën rrota,
    do mundohem mos t’ju pres në besë!

    Më akuzuan se u takova me Ballën,
    rastësisht u ndeshëm në atë pallat,
    shkova të luaja hapa dollapa me Desadën,
    ajo kishte thirrur dhe Taulantin për gallatë.

    Në këtë situatë unë e lashë lojën,
    ia futa gjumit, ata lozën xing dy orë,
    dëgjoja zhurma si lojë kala dibrançe,
    isha në ëndërr, pashë qe me këmborë.

    Do luftojmë regjimin me çdo mjet,
    mjafton të arrijmë qëllimin tonë,
    mbase na hedh Rama ndonjë kockë,
    por për të, tash është shumë vonë!

    Do mbajmë fjalime pse mafia fitoi,
    sofizma dhe përralla si makiavelistë,
    që opozita do humbte gjithkush e mendoi,
    tani duhet të luftojmë piktorin komunist.

    Nuk do luftojmë vetëm në parlament,
    se përndryshe do bëhemi fare bajatë,
    do mbushim dhe sheshet plot e përplot,
    do vijnë nga Bangaleshi për kët’situatë!

    Ju e dini që rilindja është komuniste,
    e si e tillë të lë të hash edhe bar,
    e di që jeni papunë e mjaft të varfër,
    e di që pushteti të bën për gomar!

    Ne do jemi kudo zëri dhe forca juaj,
    do ju mbajmë me ëndrra dhe gajret,
    sikur Rama do bjerë e burgun do vuajë,
    e kështu s’do e gëzojë mandatin e tretë!

    Tashmë problemi është veç i juaji,
    si dreqin do mbijetoni nën këtë regjim,
    a do çoheni nga uria ”të shqyeni” Ramën,
    a do keni një grusht të fortë si popull trim?!

    Sidoqoftë ka edhe një zgjidhje të fundit,
    për të gjetur punë e për të çarë përpara,
    shkoni në Hollandë, të kaloni ylberin,
    e kështu përherë do ju prijë e mbara.

  12. Lavdi surrat te cmendurit RAMA, I SHKARE E RRESHQITUR NGA TE GJITHE KONCEPTIN EDUKATIV, POLITIK, EKONOMIK E MORAL. KUR KY I PA MORASHMI DREJTON, VAJ HALLI SE KUSH POPULL DREJTOHET NGAKY I SHKARE. TA GEZOJME ME IDIOTESITE E PERRALLAT E TIJ QE HANE KETA DELE, DO E SHOHIN, PO VJE VERA, E PERA NGRITJA RRYMES, PASTAJ ME RRADHE. NUK NDERTOHET SOCIALIZMI I MASKUAR I RAMES NDRYSHE,,,VIDH, MASHTRO,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *