• |
ide | kryesore

Boll me “masakrën elektorale”!

1, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Idea se opozita humbi sepse pushteti socialist zhvilloi një tjetër masakër elektorale është justifikim por jo shpjegim i humbjes së saj. Është një justifikim i keq sepse bazohet tek llogjika hegeliane sipas së cilës “nëse faktet nuk bien dakod me mua, aq më keq për faktet”.
Në rastin konkret, faktet e hedhin poshtë të gjithë fabulën e maskarës elektorale thjesht me evidencën e bojkotit: opozita humbi sepse elektorati i saj e bojkoti. Rreth 730 mijë votues nuk dolën të votojnë në zgjedhjet e fundit lokale (shiko analizën e Zaloshnjes). Sikur opozita të kish mobilizuar më pak se gjysmën e tyre, pra rreth 300 mijë, ajo do e kish shpërthyer “regjimin Rama”. Ky fakt i thjeshtë pranohet edhe nga vetë Berisha që bëri thirrje për votimin e detyruar.

Nëse pranojmë këtë fakt, atëherë bien të gjitha pretendimet e “masakrës elektorale”, që nga vjedhja e votës, vjedhja e logos së PD-së, heqja e Berishës nga fleta e votimit, përdorimi i administratës apo manipulimi dhe kontrolli i KQZ-së apo KAS-it. Asnjë nga këta faktorë, edhe sikur të gjithë të ishin të vërtetë, nuk është aq përcaktues i rezultatit elektoral sa bojkoti.

Lexo me tej:

Bilanci pas 14 Majit/ Rama i jep një dorë analizave që fajësojnë dyshen Berisha-Meta 

Të kuptohemi, nuk po them se Partia Socialiste nuk abuzon me makinerinë e saj elektorale. Ka përdorim të administratës publike, presione, përdorim të fondove publike, përdorim të patronazhistëve si dhe klientelizëm të pastër. Ama e gjithë “masakra elektorale” socialiste përqëndrohet tek nxjerrja me hir e me pahir e elektoratit të saj gjithnjë e më të pakënaqur. Ndaj ajo shpjegon se përse socialistët marrin të njëjtat vota, por nuk shpjegon se përse vota e opozitës bie, çka është thelbi i katastrofës elektorale opozitare sot.

I vetmi argument që mbetet është se Rama pagoi rreth 200 – 300 mijë votues opozitarë që të mos dilnin në votime. E thënë ndryshe Rama nuk bleu vetëm elektoratin socialist por edhe atë demokrat! Le të lëmë mënjanë për momentin dimensionin ofendues të këtij argumenti që akuzon votuesit opozitar në Tiranë, Durrës, Elbasan apo Shkodër se nuk dolën në votime sepse janë shitur, dmth janë korruptuar politikisht. Aq më tepër kur del nga goja e dyshes Berisha-Meta që e kanë pagëzuar korrupsionin politik në Shqipëri.

Manipulimi me video / Si i kontrollonte Rilindja votuesit 

Problemi llogjik me argumentin e mësipërm është se Edi Rama dhe partia Socialiste nuk kishin aspak nevojë ta paguanin votuesin e djathtë që të mos dilte në votime. Këtë punë e bëri me efikasitet vetë opozita politike, qoftë PD-ja zyrtare që ende nuk di se çfarë përfaqëson, qoftë dyshja Berisha-Meta që refuzohet nga shumica dërrmuese e elektoratit gri.
PD-ja zyrtare si pasojë e mediokritetit dhe meskinitetit politik të një pjese të lidershipit të saj nuk arriti të nxirrte kandidat në shumicën e bashkive. Ndërkohë që fushata dinjitoze e Roland Bejkos në Tiranë u sabotua jo vetëm nga pushteti dhe berishizmi por edhe nga vetë kryesia e partisë së tij. Një parti që nuk nxjerr në zgjedhje as antarët e kryesisë nuk mund të mobilizojë elektoratin.
Nga ana tjetër, dyshja Berisha – Meta ka një pëlqyeshmëri neto (ata që i pëlqejnë minus ata që nuk i pëlqejnë) thellësisht negative që në mungesë të alternativave politike përkthehet në bojkot elektoral. Sipas të gjitha sondazheve serioze Berisha ka një pëlqyeshmëri negative që vërtitet midis -40% dhe -50%, ndërsa Meta e ka pëlqyeshëmrinë negative gati -80%.
Ky fakt i kombinuar me nivelin e lartë të njohjes që këta dy politikanë kanë në elektorat (name recognition në anglisht) do të thotë se elektorati shqiptar e ka ndarë mendjen për ta. Pra pëlqyeshmëria negative në këtë rast është një opinion i konsoliduar dhe jo produkt i mos-njohjes apo i njohjes së pakët të politikanëve (siç është rasti i Alibeaj, Roland Bejkos apo Arlind Qorrit).
E thënë thjesht, elektorati shqiptar e njeh mirë si Berishën edhe Metën dhe në shumicën dërrmuese ka një opinion negativ të konsoliduar për ta që vështirë se ndryshon. Në rastin e Berishës pëlqyeshmëria e tij neto negative është evidentuar që në fushatën elektorale të vitit 2005 në sondazhet brendëshme të PD-së që zhvilloheshin nga kompania amerikane BG&R (në atë kohë kam qenë pranë ekipit elektoral të PD-së).

Denoncim apo reflektim? Reagimet e Berishës dhe Këlliçit pas humbjes 

Pikërisht për këtë arësye strategjia elektorale e PD-së në vitin 2005 ishte ta mbështillte Berishën me KOP-in. Në mungesë të KOP-it, Bashës, apo ndonjë tjetër ambalazhi politik që e zbut imazhin e tyre negativ në elektorat, Berisha dhe Meta dekurajojnë shumicën e elektoratit opozitar dhe atij gri.
Në këtë pikë berishistët do më akuzojnë se sondazhet që po citoj janë blerë nga Edi Rama, bashkë me autorin e këtyre rradhëve. Se teoritë që po përdor mbi pëlqyeshmërinë neto në kuadrin e njohjes së konsoliduar elektorale (name recognition) janë broçkulla ramiste që i shërbejnë “regjimit”.

Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit 

E megjithatë ka një fakt të pamohueshëm të refuzimit elektoral të koalicionit Berisha/Meta: atë nuk e votojnë as mbrojtësit e tij publik më të zjarrtë. Nuk flas për gazetarët apo intelektualët e punësuar nga familjet Berisha dhe Meta, sepse ata janë blerë për të thënë që vota është shitur.
E kam fjalën për gazetarë serioz si kolegu Andi Bushati apo intelektuali Fatos Lubonja integritetin e të cilëve askush nuk e vë në dyshim, madje as kundërshtarët e tyre më të thekur. Të dy kanë deklaruar publikisht dhe në mënyrë transparente se nuk do të votojnë për koalicionin Berisha-Meta por për Lëvizjen Bashkë dhe kandidatin e saj Arlind Qorri.

Nëse edhe mbrojtësit më të mëdhenj të “opozitës së vërtetë” Berisha/Meta nuk i votojnë ata sepse nuk i lënë skrupujt moral dhe politik, atëherë përse është çudi kur elektorati opozitar ndjek shembullin e tyre? A ka sens ta quajmë këtë elektorat të korruptuar, të shitur, apo të blerë, sepse refuzon të votojë Ilir Metën? A është çudi që humb një opozitë e cila jo vetëm e injoron por edhe e denoncon elektoratin e saj si të korruptuar?

Artikull i shkruar nga Blendi Kajsiu per Lapsi.al. Autori e ka terhequr permendjennm e Fatos Lubonjes pasi ku nuk ka bere thirrje per te votuar Levizjen Bashke, as nuk e ka deklaruar voten e tij



21 Comments

    1. “Boll me masakren elektorale” – thote zoti Kajsiu – a thua se gjithe mediat, te gjithe gazetaret dhe analizat e tyre po shkruajne per masakren elektorale! Ne fakte eshte e kunderta; shumica derrmuese e mediave, e gazetareve dhe analisteve po e drejtojne gishtin akuzator ndaj saj, duke e bere fajtor per humbjen.
      Natyrisht, zoti Kajsiu nuk e ka per Opzoten, sepse dihet qe ajo keshtu do thote; ai e ka per ata qe konsiderohen si opinioniste dhe analiste te pavarur. Mirepo, pikerisht nder to, ata qe flasin per masaker elektorale jane si ujet e paket apo si ai zeri ne shkretetire. Nga te pavarurit deri me tani jane dy qe kane folur per masaker: Andi Bushati dhe Fatos Lubonja. Mesa duket, zoti Kajsiu e ka me Lubonjen, meqe fjala e tij peshon shume rende, eshte pesha me e rende ne opinionin publik. Keshtu kur degjon te thote njehere Lubonja “masaker elektorale”, zotit Kajsiu i duket sikur e ka thene 100 here; edhe pse e thote vetem nje individ, zoterise i duket sikur po e thone ne kor qindra te tille. Qe ketej edhe nervozizmi i tij.
      E kam thene edhe me pare, jo se Lubonja dhe Bushati jane me te mencur a me te ditur se te tjeret, qe i ben ata te kene kaq shume peshe ne opinionin publik dhe shkaktojne kaq nervozizem tek shume kolege te tyre. Arsyeja se pse keta te jane superiore ndaj kolegeve te tyre ne arenen e debatit publik ka te beje me integritetin profesional dhe thenien e se vertetes (natyrisht edhe aftesine per te qene i tille dhe per ta thene ate).
      Zoti Kajsiu ben gabim qe therret ne ndihme te argumentit te tij argumentet e Zaloshnjes, sepse eshte e kote; edhe po te mblidhen bashke te gjithe analistet qe ai mendon se e ndihmojne ne kete argument, nuk ndryshojne gje peshore, kur ne krahun tjeter te saj eshte nje peshe si Lubonja; nuk eshte sasia pra, eshte cilesia; qe te mund te hedhesh poshte Lubonjen, duhet te gjesh kunderpeshen e tij.

      1. O Kajsi, po boll, mo boll! Ç’të duhet ty që i tregon opozitës se ç’duhet të bëj.
        Po pse tregon , o pse tregon?
        Pse bëhesh spiun?
        Nuk do ti që Ramuti të jetë në pushtet deri në vitin 2050?
        Po futu vet, krijonjë parti dhe provo të rrëzosh Ramuti .
        Ç’punë ke ti çfarë bën opozita dhe i tregon se çfarë duhet të bëjë.
        Po rri o burrë shih punët e tua.
        Hajt mirupafshim në 2050!
        Deri atëherë, patronazhistët do të jetojnë të gjithë të lumtur.

      2. Ndoshta ka nje arsye logjike perse zerat qe mbrojne masakren elektorale “jane si ujet e paket apo si ai zeri ne shkretetire”. Ndoshta kjo ndodh ngaqe realisht nuk kemi pare argumente te mjaftueshem per ta pranuar si te vertete.

        Une kam nje problem logjik me kete punen e “masakres”. Une do te doja te pranoja qe kendveshtrimi i Lubonjes e Bushatit mbi zgjedhje te vjedhura eshte mendimi i pjeses me e madhe te popullates, e qe mediat e opinionistet nuk e percjellin kete ngaqe jane te blera.

        Problemi qe kam ama, dhe Kajsiu e permend ne fund te artikullit, eshte qe nqs pjesa me e madhe e popullates mendon si Lubonja e Bushati, atehere ata nuk ja japin voten Berishes + Metes. Nqs keta nuk jane aq te majte sa te votojne Qorin, atehere preferojne te mos dalin fare te votojne. Nqs eshte keshtu, atehere per c’vjedhje po flasim ?

        Numrat ne fakt vertetojne qe socialistet, megjithe influencimin e vjedhjet, kane marre votat e tyre ne rang vendi (me ndonje vjedhje me efikase nga PSD ne disa vende).

        Elefanti ne dhome , qe disa refuzojne ta shohin, eshte bojkoti masiv i votuesve te djathte (plus grive qe nuk ia japin voten Rames). Problemi madhor eshte qe per sa kohe e djathta shqpitare nuk do te jete ne gjendje te mbledhe e votat e te gjithe ketyre, do te vazhdojme te mbajme Ramen ne kurriz !

        Kusuri jane pallavra, muhabete tifozesh, qe diskutojne nje penallti te vjedhur kur ndeshja ka mbaruar 10 me 0.

        1. “Une”, kjo qe thua ti , dhe qe e thone papushim analistet dhe gazetaret mbeshtetes te pushtetit, eshte absurde kur nuk mund ta dime sesa urrehen Berisha dhe Meta, pikerisht prej kesaj kasaphaneje elektorale. Nese do te kishte zgjedhje ne kushte normale, apo te pakten edhe me ato probleme tradicionale te politikes shqiptare, atehere mund te perdorej ky argument.
          Eshte pikerisht kjo arsyeja, se pse mbeshtetesit e regjimit e shmangin kete fakt, qe eshte thelbesori, dhe fokusohen tek pergjegjesite e opozites, e mbi te gjitha tek “fajin e ka Saliu”. Kajsiu nuk eshte nga keta mbeshtetes qe i degjojme cdo dite ne debatet televizive; edhe pse pa e synuar kete, ai eshte nje mbeshtetes i terthorte, gjithsesi;dhe ka jo pak te tille. Ketu ndodh nje fenomen i njohur psikologjik: ndjesite e tua per dike, i projekton edhe tek te tjeret per te krijuar argumentin sasior. Kajsiu dhe ca te tjere si ai qe kane te njejtin argument kane urrejtje, alergji apo thjeshte nuk e duan Berishen, dhe kete ndjesi te tyren ata e projektojne tek “populli demokrat” qe nuk na e dashka ate; ketu edhe spekulojne dinakerisht me pjesshmerine e se vertetes , meqenese eshte e vertete se nje pjese e popullsise e urren Berishen, megjithese per shumicen e tyre kjo eshte nje urrejtje e verber, e pakuptimte, per shkak te propagandes natyrisht; kjo eshte pjesa e popullit socialist. Mbase, zoti Kajsiu ne nendergjegjen e tij ka bindjen se socialistet jane shumice derrmuese; nuk i dihet; gjithsesi, debati ketu eshte per demokratet dhe elektoratin gri, – edhe me keta gri-te spekulohet trashe, sepse ata jane thjeshte te majte dhe te djathte qe nuk votojne dhe qytetare oportuniste, pra jo ata qytetare qe duan te na hiqen apo ta na i shesin si te tille , – sepse ketu duan te dalin rrufjanet: jane pikerisht keta, sipas ketyre skutheve, qe e urrejne Berishen!
          Analiza e Lubonjes i ben qesharake keto lloj argumentesh, prandaj eshte acaruar Kajsiu.

          1. Nqs e thone shume, ndoshta kane te drejte (megjithese ti i quan mbeshtetes te pushtetit).
            Fenomeni i te projektuarit te ndjesive te tua tek te tjeret, vlen ne te dy senset. Te quash socialiste te gjithe ata qe nuk duan (ti thua urrejne) Berishen, ngjan me shume si projeksion bindjesh sesa fakt i argumentueshem. Une psh mendoj qe numri i atyre qe nuk duan Ramen, eshte shume, shume, me i madh sesa ai i atyre qe duan Berishen – kete mbron dhe Kajsiu. Keta i bie te mos jene socialiste!
            Duke qene se opinionet jane te debatueshme, atehere e verteta duhet gjetur tek faktet. Per momentin shifrat tregojne mos-dalje ne votim te nje numri gjigand ish votuesish te te djathtes – dizangazhim ky i shtuar ne kohe, nga nje zgjedhje ne tjetren. Le te shohim nese ditet qe vijne do te shohim prova te nje tjetersimi masiv te vullnetit te njerezve gjate votimit.
            Ama, nqs kjo nuk ndodh, atehere diskutimet mbi “masakren elektorale” vlejne vetem per te mbajtur Berishen ne krye te te djathtes e jo per te rrezuar Ramen nga pushteti. Nqs qellimi i te djathtes eshte ky i dyti, atehere duhet patjeter te riorganizohet per te propozuar nje alternative te besueshme per te gjithe ata qe nuk duan Ramen (me ose pa mbeshtetesit e Berishes) !!

        2. Kajsia e papjekur citon Lubonjen ku e kur i intereson,e kete vetem ne nje paragraf te zgjedhur me qiri.Sado qe te citosh ate apo edhe ndonje tjeter nuk ndryshon gje ne faktin qe opozita ( e vertete) u masakrua e gara ishte e nje vrapuesi te zbathur me nje driver ne “Lamborghini “( pushteti).Askush,i majte a i djathte nuk shpresoi ne fotoren e opozites nen kete rregjim,por nuk e menduan ne keto permasa.perdorimin e pushtetit. Disa analiste ( qe e quajne vehten e tyre super te zgjuar i kerkojne opozites pse hyri ne zgjedhje me pushtetin putinist ( ramist) e nuk u tha popullit qe ne do humbim.Hajde zgjuarsi,hajde! Medemek ne diten e votimit Berisha tu thoshte: Me vin keq por me vjedhjet e pushtetit ( jo vetem ne daten 14 maj) ne do humbim. A e imagjinoni cdo te kish ndodhur o super smart guys?

  1. Jetojme ne nje vend qe edhe mund ta quajme demokratike, keshtu qe nuk me bezdis fare , po fare fare, se çbroçkullit Berisha, Meta, etje nen variante te quajtur opozite, jane ne te drejten e tyre, per tu justifikuar, per degradimin moral-politik ku jane, e rendesishme eshte qe une voten ketyre nuk ja jap se te keme fryme e per lezet si mua jane qindra mijra shqiptare. Ma mire mbajme ne shpine nje kryeminister deshtak se sa te riciklojme deshtaket e opozites.

    1. Astrit mbaje brenda se te shijoka ai i Rames.Edhe rrogat do jene ato qe ishin.Pensionistet $10/ ne muaj e ata te fasonerive 280$ Saliu i ka fajet qe qeveritaret e deputetet dyfishuan rrogat e tyre e nje m…per 680 mije pensioniste plus ata me rroga minimale. Cdo popull ka per qeverisje ate qe merito.

  2. Puna eshte se ky kryeminister, nuk eshte vetem deshtak, por po te vjedh, mashtron, fyen dhe po te poshteron cdo dite. Zullumet e mavive nuk i ka bere asnje qeveri qe mund te kete pasur Shqiperi ne te gjitha koherat. Jane antishqiptare.

    Mbase ty te pelqen kjo llum situate, por ende ka njerez ne Shqiperi qe iu pelqen te jetojne ne nje vend demokratik, nen shtetin e se drejtes, qe te mos kene frike te mos votoje mavite se i heqin nga puna ata vete apo femijet e tyre. Mentaliteti yt na con edhe 30 vjet te tjera mbrapa.

    Ju qofshi nese nuk e shifni batakun ku jetoni.

    Sa per alternativen (meqe flet per Berishen dhe per Meten), e kishit Arlind Qorin, por edhe ate nuk e votuat, se jeni ne me te miren e rasteve militante te thekur, ose e shisni voten.

  3. O plere s mereni me ate pallen degjenerat qe korruptoi agjentet e SHBA por merakun e keni tek opozita, s mereni me palloshin qe enderron te behet lider gllobal, por mereni me opoziten hhhaaahha, rrace e dhjere.

  4. Kajsiu me shume ne kete analize, kerkon te na dale jo analist, por kompromist. Ne pergjithesi aprovon fitoren hajduto mashtruese te qeverise, nepermjet gjoja te mohimit qe na i bekan votuesit dyshes,Berisha,Meta. Hipokrizi diversioniste per te nxjerre gjysem pa faj gangsterizmin ne votime e pushtetit te sektit. Ne sa zgjedhje po shohim e degjojme menyra te ndryshme se si vidhen ,shiten, e behen diversion tek votuesit nga zyrtare e aktiviste, patronazhiste.Eshte e vertete qe elektorati sektit jane votuws fanatike, ska asnje dyshim sepse jane trashegimtaret e pasuesit te kuqaleve, e sidomos sot qe mashtruesi Rama i ka grupuar, drejtuar e doravitur ne poste e me para. Mafia kuqe eshte ende gjalle, kjo ska dyshim, por Kajsiu nuk ka kurajon ta emertoi, e faijn na e paska opozita , e dyshjaBerisha Meta. Kesaj i thone ta fshehesh maskarallekunsipas shprehjes,qe hajduti na therret,,,kapeni hajdutin, kur dihet tashme se kush eshte grand hajduti specifik. Informacionin pjeshka kajsi, nuk e jep plotesisht,,per dijeni afro 980,000 votues nuk kishin, a po dishin qendren e votimit, puc nga MPM, e jo se nuk na paskan dashur te votonin opoziten, kurth, qe autori rendon opoziten si skuth, e jo objektiv. Zgjedhjet nuk ishin ne pozita te barabarte nga te gjitha rregullat e ligjet zgjedhore, andaj kali qeveritar e shiu lemen sic deshi, e nuk dime se me ke konkuroi.per keto shkelje a do veproi demokracia, se drejtesine kapadaiu KM e ka ne sqetull. Populli eshte me perpara se mendimi apo hipokrizia e kajsiut.

  5. BOLLEN E GJARPERIN TA MBAJE RAMA SE ASHTU ESHTE, ASHTU VEPRON, MOS APROVO VJEDJET KAJSI, SE S,TA HA NJERI. PER KET ANALIZE MERR HONORARIN EDHE TI, SHUME NGA SHOKET E TU QE BEJNE E THONE TE NJEJTAT MENDIME KODOSHESH.

  6. Nuk e kuptoj pse Lapsi e felliq veten me Kaisiun. Si mercenar i pushtetit, Kajsiu e ka vendin

    tek tema e Mero Gelbazes e jo tek nje portal serioz e profesional si Lapsi. kajsiu nuk e sheh masakren

    elektorale jo nga miopia, por nga qe pamjen ja mjegullojne parate e pushtetit. Ai nuk shikon se

    opozita evertete, jo Berisha e Meta qe kerkojne ta personalizojne sahanlepiresit e pushtetit por

    minimalisht 510 mije votues opozitare ishin nzjerre pothuajse jashte ligjit. Ai nuk e shikon dhe ben

    sikur nuk e kupton se lufta e paprincip dhe fashistoide e Rames ndaj Berishes , ne fakt nuk ka te

    beje fare me Berishen, por eshte nje lufte ndaj popullit opozitar, qe ta lene te paperfaqesuar, te

    pambrojtur, qe tu marre pasurite e pronat, tu shembe shtepite, tu shkele te drejtat, e ti deboje

    nga Shqiperia. A i ka bere pyetje vetes Kaisiu dhe gjithe shkerdhatokajsite e tjere pse edhe pasi

    pushteti, media dhe vete Amerika e kane bere Berishen tabele qitje, prapeseprape ai gezon nje

    popullaritet, dhe minimalisht edhe ne kushte represioni e gjysme ilegaliteti per te votojne mbi 40

    perqind e popullsisae, shumica e te cileve as kane perfituar nga pushteti i tij dhe as e kane takuar

    kurre. Pergjigja eshte e thjeshte, ata shohin tek Berisha avokatin e tyre te palekundur, ndersa tek

    Rama dhe pushteti i tij shohin armikun e tyre me te keq.

    1. Bravo! E kam thënë më parë se autori i shkrimit është i shitur. Nuk ka vend te lapsi. Ai qëllimisht lë jashtë vjedhjen e zgjedhjeve (ku shtrihet edhe tek ata që nuk votuan, për shkak të problemeve “teknike”) dhe përqëndrohet te ajo pjesë që nuk votuan me vullnet të pastër.

    1. O Tahipi Evis Kushi u qi dhe me Gjinushin i vajti Evis Kushi Gjinushit te zyra Gjinushi e kapi per beli e shtriu te tavina i ngriti fustanin ja hoqi tangat ja ngriti kamet ke supet dhe rrasi karin te piçka Evis Kushit dhe e qiu Evis Kushi ja bente ah ah ah ah ah Gjinushi i thoshte Evis Kushit pusho mos bertit shum se na degjojn perjashta Evis Kushi vazhdonte akoma te bertiste ah ah ah ah ah ah Gjinushi i thoshte Evis Kushit esht kurve pusho

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *