• |
ide | kryesore

Manual për opozitarizmin e ri

1, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Venitja e yllit politik të berishizmit ka nxjerrë në pah nevojën për një llogjikë të re opozitare përballë pushtetit komod të socialistëve. Zhvillimet e fundit kanë treguar se opozitarizmi nuk mund të reduktohet thjesht tek denoncimi dhe sharja e kryeministrit dhe as nuk mund të mobilizojë pakënaqësinë e qytetarëve nëse opozita nuk ka besueshmëri në publik.
Denoncimi i korrupsionit dhe autoritarizmit të qeverisjes aktuale nuk ngjit në publik për sa kohë denoncuesit kanë vrarë njerëz në shesh për të mbrojtur korrupsionin e tyre. Ndaj hapi i parë i opozitës së re duhet të jetë një katarsis i thellë me të kaluarën. Pa u ndarë qartë nga fenomene si Gërdeci apo 21 Janari, nga kulti i i liderit dhe privatizimi i partisë në funksion të tij opozita nuk do jetë efikase në denoncimin e korrupsionit të qeverisjes Rama the aq më pak do mund të ofrojë një alternativë qeverisëse.
Pa katarsis nuk ka rithemelim politik të PD-së, por vetëm rrudhje elektorale të saj. Procesin e katarsis nuk mund ta udhëheqë as Berisha dhe as Basha sepse ata janë tumori politik që PD-ja duhet të pastrojë. Të dy janë protagonistë të Gërdecit, 21 Janarit dhe të dhunimit të demokracisë brenda PD-së në funksion të pushtetit të tyre.
Aq më pak mund të zhvillohet katarsis politik i opozitës krah parazitëve të korruptuar të tranzicionit shqiptar të tipit Meta-Mediu. Aleanca të tilla vrasin frymën e ndryshimit të opozitarizmit duke i hequr atij shumë më tepër vota sec i japin. Nuk ka ndryshim të pushtetit pa një frymë ndryshimi. Nuk mund të ketë një frymë ndryshimi pa një katarsis të thellë të kënetës opozitare.
Pjesë e këtij katarsis duhet të jetë edhe llogjika e re e opozitarizmit që shkon përtej denoncimit të Edi Ramës tek kritika dhe alternativa ndaj modelit të tij zhvillimor. Denoncimi, sidomos kur degjeneron në sharje, nuk është kritikë dhe aq më pak alternativë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë se problemet e tyre nuk zgjidhen thjesht duke sharë kryeministrin. Ky është një sport që ata e bëjnë shumë mirë vetë në kafe, në punë edhe në shtëpi.
Kritika nuk do të thotë mohim i çdo zhvillimi që ka ndodhur gjatë pushtetit socialist, dhe as denoncim i Ramës si kryeministri më i korruptuar në historinë e botës, pasi ky lloj nihilizmi ofendon inteligjencën e elektoratit shqiptar që është shumë më i sofistikuar se politikanët e tij aktual. Kritika do të thotë të pranosh që në këto dhjetë vite Shqipëria është zhvilluar, PPB është zgjeruar, dhe infrastruktura e saj është përmirësuar ndjeshëm.
Ama ky zhvillim për shumicën e qytetarëve shqiptar është përjetuar si varfërim, si rritje çmimesh, apo si punësim jo cilësor, që nuk prodhon të ardhura të mjatueshme për të mbijetuar. Zhvillimi që kanë prodhuar socialistët nuk ka prodhuar mirëqenie tek shumica e qytetarëve dhe aq më pak tek shtresat në nevojë. Ka mjaft të dhëna nga Banka Botërore që tregojnë se rreth 60% e shqiptare janë në një situatë ekonomike delikate dhe pranë rënies në varfëri.
Zhvillimi socialist nuk është i qëndrueshëm sepse nuk është bazuar as tek rritja e produktivitetit dhe as në përmirësimin e sitemit tonë arsimor. Për të kuptuar këtë mjafton të shikosh raportet e Bankës Botërore. Cilësia e arësimit shqiptar dhe investimi i qeverisë sonë në arësim mbetet nga më të ultat në rajon.
Nuk është e nevojëshme të jesh ekonomist për të kuptuar që nuk ka zhvillim të qëndrueshëm, përfshirës dhe afatgjatë pa revolucion në arësim dhe shkencë, nga ku buron edhe rritja e produktivitetit. Pa folur për sektorë të tjerë si ai industrial dhe teknologjik ku ende mungon një strategji afatgjatë zhvillimi. Shqipëria ende nuk ka një politikë industriale.
Ideja se mjafton të shtrosh rrugë dhe zhvillimi automatikisht do i prekë të gjithë qytetarët është tejet naive. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet përmirësuar infrastruktura, por se zhvillimi infrastrukturor nuk transformohet automatikisht në mirëqënie sociale. Mjafton kriza e fundit në Greqi pas bumit të saj infrastrukturor për të na kujtuar se rrugët nuk janë të mjaftueshme për të evituar krizat ekonomike dhe sociale.
Vetëm pas një kritike të tillë mund të fillojë ndërtimi i alternativës opozitare. Përballë theksit qeveritar tek zhvillimi infrastrukturor opozita mund të theksojë mirëqenien sociale dhe reduktimin e varfërisë, fusha ku qeverisja aktuale nuk pasur sukses. Pavarësisht zhvillimit infrastrukturor dhe turistik shumica e shoqërisë shqiptare jeton ose në nivelin e varfërisë ose shumë pranë tij.
Përballë politikave sociale për të pasurit, që përfitojnë trualle falas dhe taksa zero nga qeveria, opozita duhet të theksojë politikat sociale për shtresën e mesme dhe ata vulnerabël. Nëse qeveria aktuale ka prioritet infrastrukturën opozita mund të ofrojë si prioritet arsimin dhe teknologjinë. Nëse qeveria aktuale ka prioritet transportin ajëror opozita mund të ofrojë si prioritet transportin hekurudhor, transportin publik interurban, apo sisteme transporti publike moderne si tramvai, të domosdoshme për qytete të mëdha si Tirana.
Përballë marinave të jahteve dhe aeroporteve që ofron pushteti, opozita mund të theksojë varfërinë e transportit tonë publik urban dhe inter-urban, mungesën e stacioneve të autobuzit për shumicën e qytetarëve që nuk kanë jahte. Në tre mandate qeverisës Partia Socialiste ende nuk ka përfunduar ndërtimin e një stacioni autobuzi modern për kryeqytetin edhe pse ofron aeroporte dhe marina jahtesh nëpër Shqipëri.
Përballë tërheqjes së investimeve të huaja që ndërtojnë pallate e kulla, opozita duhet të theksojë tërheqjen e investime të huaja që ndërtojnë fabrika dhe na sjellin teknologji. Ndërtimi i apartamenteve nga investitorë të huaj nuk është lloji i investimit që ndihmon zhvillimin e produktivitetit të ekonomisë sonë. Përkundrazi është një nga faktorët që dëmton industrinë vendase të ndërtimit dhe ndikon në rritjen e inflacionit dhe të kostos së jetes për shumicën e qytetarëve.
Alternativa qeverisëse e opozitës nuk mund të reduktohet thjesht tek denoncimi i korrupsionit por tek prioritete e gabuara të qeverisjes aktuale. Natyrisht që korrupsioni duhet denoncuar, hetuar dhe kritikuar nga opozita. Ama nëse opozita pranon se thelbi i problemit është korrupsioni ajo ka pranuar se nuk ka asnjë problem me prioritetet dhe modelin e zhvilllimit të qeverisë por thjesht me zbatimin e tij.
Ky është reduktim i kritikës së politikave publike thjesht tek zbatimi i tyre. Në rastin e inceneratorëve problemi nuk ishte thjesht tek korrupsioni, por tek deformimi i strategjisë për menaxhmin e integruar të mbetjeve që si prioritet kish rickilimin dhe jo diegien e tyre. E thënë ndryshe, opozita nuk duhet ti premtojë qytetarëve se do ngrejë inceneratorë më të mirë se socialistët, por se strategjia e saj për menaxhimin e mbetjeve do bazohet tek ngritja e qendrave të ricklimit dhe jo të diegies.
Në të njëjtën mënyrë në vend që të mohojë arritjet e qeverisë në nxjerrjen e dokumentave online me e-albania opozita duhet të kritikojë fantazinë e kryeministrit Rama se administrata publike mund të reduktohet tek inteligjenca artificiale. Asnjë zhvillim teknologjik nuk e zëvendëson domosdoshmërinë e një administrate të aftë dhe meritokratike. Administrata moderne është meritoratike dhe jo thjesht elektronike.
Me gjithë premitimet e saj për modernizim të administratës publike shqiptare qeveria Rama është shumë larg standartit meritokratik. Dhe kjo duhet theksuar çdo ditë nga opozita. Bashkë me propozimin e saj se si do ta ndëtojë një administratë të tillë kur të vijë në pushtet.
Vetëm një kritikë e modelit zhvillimor të qeverisë aktuale mund të prodhojë alternativë qeverisëse që tërheq vëmendjen e elektoratit. Në thelb të kësaj kritike duhet të vendoset premisa e gabuar e qeverisjes aktuale se modernizmi automatikisht prodhon zhvillim dhe mirqënie të njëjtë për të gjithë shoqërinë. Një llogjikë teknokratike që mendon se zhvillimi teknologjik e bën të panevojëshme politikën si proces i shpërndarjes së të mirave materiale dhe jo-materiale.
Eksperienca e dekadës së fundit ka treguar se zhvillimi i pamohueshëm gjatë qeverisjes socialiste është përjetuar si varfërim për shumicën e qytetarëve shqiptarë që sot përballen me një kosto më të lartë jetese dhe me mundësi punësimi mediokre që nuk ofrojnë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar me dinjitet. Pa folur për situatën e rëndë në të cilën vazhdojnë shumica dërrmuese e pensionistëve shqiptar.
Nuk është rastësi që shumica e qytetarëve nuk janë të kënaqur me qeverinë aktuale. Për këtë shumicë kullat e shëndritëshme dhe moderne në qendër të Tiranës, me çmimet e tyre stratosferike, janë simbole të varfërimit të tyre në një qytet ku jetesa bëhet gjithnjë e më e papërballueshme për qytetarin e thjeshtë.
Në këto kushte kritika e opozitës nuk mund të mbetet tek betonizimi i kryeqytetit apo tek mohimi nihilist i transformimit infrastrukturor dhe modernizues që ka përjetuar Tirana dhe qytete të tjera shqiptare. Është e nevojëshme një alternativë që prodhon zhvillim dhe modernizim përfshirës për të gjithë qytetarët dhe jo për një pakicë të privilegjuar.
Kjo alternativë nuk krijohet në shesh por në parlament dhe në institucione. Sheshi është hapësira ku shprehet shoqëria dhe jo politika. Si i tillë ai nuk duhet uzurpuar pa pushim prej opozitës politike. Një uzurpim i tillë zhvendos dhe sfumon opozitën shoqërore që ndonëse e ushqen opozitën politike është e ndryshme prej saj.
Sheshi dhe rruga janë hapësirat ku mund dhe duhet të zhvillohet opozita shoqërore ndaj politikave specifike të qeverisë. Është një opozitë që nuk ofron një alternativë qeverisëse, por që synon rrëzimin e një politike specifike. E tillë ishte protesta kundër marrjes së armëve kimike nga Siria, protesta kundër importit të mbetjeve në Shqipëri, protesta e studentëve apo protesta kundër rritjes së çmimeve.
Sukesesi i pothuajse të gjitha protestave të mësipërme tregon se sheshi dhe rruga janë instrumenti politik ideal për opozitën sociale por jo për atë politike. Sheshi dhe rruga nuk i kanë ofruar pothuajse asnjë fitore opozitës politike në dhjetë vitet e fundit. Asnjë aksion i saj jashtë institucionve nuk është kurorëzuar me sukses.
Që nga viti 2013, kur PD-ja doli në opozitë, ajo ka pasur dy fitore të qarta politike, ligjin për dekriminalizimin e politikës dhe komisionin hetimor për inceneratorët. Me ligjin e dekriminalizimit opozita tregoi qartë lidhjet e pushtetit socialist me krimin. Me komisionin hetimor të inceneratorëve hodhi dritë mbi njërin prej skandaleve më të mëdha korruptive të qeverisjes aktuale. Të dyja këto fitore u arritën në mënyrë institucionale në parlament, jo në rrugë.
Kjo nuk do të thotë që opozita politike nuk duhet të protestojë dhe të kritikojë në shesh keq-qeverisjen apo autoritarizmin e pushtetit. Thjesht rruga nuk mund të jetë instrumenti i vetëm i opozitarizmit politik. Aq më pak duhet të shndërrohet në një alternativë ndaj aksionit institucional.
Natyrisht që institucionet shqiptare nuk janë perfekte, natyrisht që shpesh janë të padrejta me opozitën. Ama goditjet më të mëdha që ka marrë pushteti socialist kanë qenë ose brenda këtyre institucioneve, si parlamenti, ose prej institucioneve si SPAK. Ndaj forcimi i institucioneve forcon opozitën dhe jo qeverinë.
Këtu duhet kuptuar se institucionet nuk janë godina apo individë por rregullat e lojës demokratike. Shumë prej këtyre rregullave janë deformuar në mënyrë të tillë që republika shqiptare sot më shumë se parlamentare është kryeministrore. Një nga shkaqet e këtij deformimi janë ndryshimet kushtetuese Berisha-Rama të vitit 2008 që e transformuan presidentin në zgjatim të mazhorancës dhe e forcuan rolin e kryeministrit nëpërmjet listave të mbyllura.
Përballë këtij deformimi opozita duhet të ofrojë alternativën e saj institucionale. Nuk ka kuptim të shash gjithë ditën sistemin politik aktual dhe të mos ofrosh një alternativë. Listat e hapura apo një president që zgjidhet me shumicë të cilësuar në parlament mund të jenë alternativa institucionale e opozitës përballë republikës kryeministrore të pushtetit aktual.
Një opozitarizëm i vërtetë bazohet tek kritika që prodhon alternativë qeverisëse dhe jo tek denoncimi që degjeneron në sharje. Është mjerimi madh të mendosh se opozitari më i madh i kryeministrit është kush e shan si bastard të Kristaq Ramës dhe të Spiro Kolekës. Kush merret me të vdekurit nuk mund të ofrojë alternativë qeverisëse për të gjallët.

*Artikull i shkruar nga Blendi Kajsiu, enkas për Lapsi.al



29 Comments

  1. YMER KELLIRA ESHTE ARRESTUAR MBREME:POLICIA E KSPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENI TE BABIT thotë:

    YMER KELLIRA QDO NATE IK E JA FUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT KAR BOLES BOLINO KOL KYCIT-skype MUT VELIUT SKENDER MINXHOZIT LENC KURVES VANGJELIT ETJ ETJ

  2. Per shume sa shkruan me siper Kajsiu ka te drejte. Por Kajsiu si gjithe propoganduesit e rilindjes

    ben sikur harron dhe ben sikur nuk e din se opozita dhe populli opozitar po jetojne ne nje regjim

    antideokratik, ne nje regjim qe jo vetem ka vene shtetin ne sherbim te partise shtet per te eleminuar

    opoziten si institucion i perfaqesimit te popullit opozitar, por ka vene si synim kryesor eleminimin e

    vete popullit opozitar nepermjet kalkulimit te kushteve per tua bere jetesen te pamundur ne Shqiperi

    me qellim qe ata te largohen sic edhe jane larguar. Te gjitha ststistikat flasin se mbi 70% e te larguarve

    mga nje milion te larguar keto 10 vjet i perkasin popullit opozitar. Kjo nuk eshte rastesi por nje

    strategji e miremenduar per te ndryshuar strukturen e popullsise. Ae din Kajsiu se se vetem

    nga gjyqet e humbura me te larguarit padrejtesisht nga puna shteti ka humbur mbi 150 milion euro.

    Ketta te larguar jane zevendesuar me militante partiake dhe patronazhise dhe

    vec kesaj eshte dyfiishuar administrata publike nga 85 mije ne vitin 2013 ne 215 mije ne vitin 2023

    Dhe kjo administrate publike si dhe vete qeveritaret nuk eshte se jane profesioniste te zote qe kane

    shkelqyer diku apo studente ekselente te universiteteve tona apo qe kane studiauar jashte, por injorante

    ku arritjet me te spikatura i kane ne sherbimin ndaj partise si patronazhiste apo bleres te votave.

    Ketu nuk eshte pune alternativash, por pune mbijetese. Asnje lloj alternative nuk do ta bind

    administraten e korruptuar socialiste 2015 mije anetareshe, asnje lloj atlernative nuk do ta bind

    armaten e madhe te patronazhisteve, te spiuneve, te gazetareve qylxhinj te kajsive, te merobazeve

    te frrokcupeve, te dritanhileve, te ymerminzhozeve , te lorencvangjeleve,teb sokolballeve, dhe te

    sivellezerve te tyre. sepse mjerimi i te tjereve , mjerimi e skamja e popullit eshte ushqimi i tyre

    qellimi i tyre dhe kenaqesia e tyre. Cfaredo lloj alternative e opozites nuk do ti beje ata ti

    qasen ndryshimit, sepse ndryshim do te thote pervec te tjerash qe edhe ata te punojne, edhe ata

    te hyjne ne gare , edhe ata te djersijne, qe tu hiqen pagat e padrejta, vendet e punes te dye tre

    fishuara, qe patronazhistet te mbeten pa pune ne patronazhizem, qe spiunet te mbeten pa spiunuar

    qe ne administrate te hyjne me te zotet , qe partia te ndcahet nga shteti, qe drejtesia te jete e

    pavarur.

    meros, te Sololballe

  3. Blendi Kajsiu = Uriah Ypi ( Charles Dickens) . Kam degjuar pas viteve 90 disa qe thonin se regjimi i Enver Hoxhes nuk ishte dhe aq i keq,biles do ishte me i miri edhe se i disa vendeve perendimore,sikur…mos aplikonte luften e klasave,mos kish bere kolektivizimin e tokave bujqesore,mos kish rethuar vendin me tela me gjemba,e mos kishte vrare e burgosur ata qe mendonin ndryshe nga ideologjia komuniste.I jap te drejte ketyre injoranteve qe do i pergjigjem shkurt: Vetem nje nga keto mos te ishte bere ( rethimi i vendit me klonin e famshem e rojet kufitare qe qellonin pa paralajmerim ata qe tentonin te aratiseshin) ai regjim nuk mund te jetonte me shume se nje muaj.Shkodranet me humorin e tyre e kane thene aq bukur : Nese hapet kufiri ne Shkoder mbeten vetem 5 herojte e Vigut ( ne bronx). Ky soj eshte edhe Kajsia qe thote merini leje Rames per ta kritikuar.Nese ju e quani intelektual kete zhgaravites apo dhe sivellezrit e tij,une do ta quaja ofenduese kete titull ( nese mund ti veme kete emer.

    1. Kjo Kajsichka eshte e mbushure me sperme gonorreje perbrenda…
      Sa here qe llap dhe hap sqepin e qelbure….
      Nxjerr vetem hale qelb, helm, dhe shurre e sperme te bere uthull…
      Njesoje si tharmi i ketyre bastardeve bolshevike…. Te pjellur nga sperma e lenin kurvit perversomazokist.
      Mao kimutyongil dhe bushtra te tjera monstra te urryera te njerezimit.

  4. Edhe kajsia si lulja zgjohet me tekomande bitheqira.
    Sa i urdheron chingia e gjate….
    Keto pise te bindura fillojne logodiarrene 360 grade sharje … kunder opozites se vertete
    Dhe ne favor te fallxhores shterpe thonjepapreres se kristaqo perdhunuesit dhe spirokolekurvit te peshtire.

  5. Nje analize e thelle, e perkryer dhe e paanshme. Pervec sugjerimit te tramit qe per mua eshte irelevant, nuk do ti hiqja nje presje shkrimit. Bravo Blendi!

  6. Shkrim i mire. Problemi eshte qe opozita eshte 90% bathorse e cecene e si njerez te egjer e ta palecitur qe jane si kultojne idete e kajsiut

  7. Kokë e ‘zgjuar’ Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro.

    Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro).

  8. YMERIT I KA NGORDHE NHE NJE QEN NE STOMAKE SE PO E NXJERRE NJE ERE MUTI NGA GOJA E TRONDITI DYNJANE ZAGARI thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH KAR BOLES BOLINO TIK DOBICIT DENIS MINGES DHE FRRYK CYPIT

  9. Ka 100 mijë vota që ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale. Beteja e këtyre është me njëri-tjetrin. Akuzat që bëjnë këta ndaj njëri-tjetrit si këlyshë të Edi Ramës, janë beteja politike për sinorin e tyre të opozitës dhe vetëm kaq”, shpjegoi Alibali.

  10. Si spurdhjaku berishian, me emrin Shkëlzen ka tashmë shumë. Meqë përmendëm Shkëlzenin, në vitet e fundit të mbretërimit të babait të tij, ai kishte vënë poshtë vetes, si një sekser politik, të gjithë dikasteret ku kishte interesa, të gjithë strukturat nga dilnin paratë; atij i dërgonin fakse të veçanta ministrat, që më pas dolën se kishin qenë shokë të motrës së tij; atij i linin një zyrë të veçantë deri në Ministrinë e Mbrojtjes

    1. Sikur ta marim per te vertete cka thua ti i paemer i ores 16:56,( nese do ishte e vertete do i a kishin faktuar me kohe,vetem nese nuk i mjaftuan 10 vjet) populli votoi ne 2013 per ndryshim,jo te ikte Saliu e te vinte Rama e ne vend te Shkelzenit te ishte Olsi Rama apo te tjere afer Rames. Por Ky populli yne genjehet ngahera,e ha sapunin per djathe me qejf te madh,biles kohet e fundit as premtime nuk Po i japin ( se per te mbajtur ,haroje) por vete duan te kercejne nen tingujt e dajres se KM

  11. YMER KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN:ALEXANDER VUCIC BABA I ZAHOS- KRISTAQ RAMA BABA I GREGUT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT KAR BOLES BOLINO MUT VELIUT GREG KRISTAQ RAMES IDAJET BYTHQIRIT KOL KYCIT DENIS MINGES DHE SKENDER MINXHOZIT

  12. O Lapsi ky ka pjerdhur përfundimisht.
    Specialisti i opozitës Ruse dhe Albanistanase.
    Po dëgjoi opozita sociale Ruse dhe Albanistanase pjeshkën e universitetit kolombian bie dhe Putini dhe Edvini.
    Ka pjerdhur nga trutë po është strateg dhe specialist i opozitës.

    Please Lapsi na e hiqni këtë k@rin me zile

  13. në 30 qershor, kur Berisha humbet mandatin e deputetit. Pastaj do të fillojë një periudhë e re edhe më besnike ndaj tij nga deputetët, pasi ai do të fillojë të mendojë të bëjë listat e vitit 2025, ku vetë nuk do të jetë as deputet dhe do t’i duhen më besnikët. Dhe ata duhen zgjedhur në varësi të sjelljeve të tyre këto kohë që ai mungon por vëzhgon.O cecen i pjekur i salihut ne 2013 populli filloje cmontimin te bershizmit serb ne shqiperi ja ku jemi sot serbi salih ne ballkon cecenet e shpellkaret si muli gazi gei ndoka argita ne rrugicat qe kerkojne diell per te mbajtur lart berishizmin e ngordhur perfundimisht,po ti cecen shpreso te salihu serb.

  14. YMER KELLIIREN E TALLIN TE GJITHE SE I MBANE GOJA ERE MUTI DHE DO TE NGORDHE DUKE MASTURBUAR AFER PALLATIT ETE ARMINA MEVLANIT DHE ZENI TE BABIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT MUT VELIUT LAL DHJERIT KSR BOLES BOLINO DHE DRITAN HALE-s

  15. shqiptarët duhet të kujtohen se para Saliut janë drejtuar edhe nga tre kryeministra të tjerë me simptomat e një skizofreni: Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. E kuptoni tani që gjendja jonë aktuale është rrjedhojë e sëmundjes nervore që kanë pasur kryeministrat tanë: Delvina, Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha?!

  16. YMER KELLIRA DHE SPARTAK NGJELA JANE KAMPION NE BOTE PA E FUTUR KARIN NE PIDH HAHAHA -YMERIT BILDS AS NUK I OFROHET ASNJE FEMER AFER SE I MBAN GOJA ERE MUTI FARE thotë:

    YMER IK FUTJA KARINN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE DENIS MINGES

  17. Neritan Liçaj: O pinjollë të Enver Hoxhësdhe Salih Berishën nuk e përkulni dot kurrë. Ne nuk na mposhti dot Roma e Bizanti, jo më ju.

  18. BAROM BEGAJ E PADIT KEQ YMER KELLIREN PASI JA BERI NJE EKZAMININ BYTHES SE FRRYK CYPIT-YMERI PO JA FUT SHPESH DHE FORT KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE KAR BOLES BOLINO

  19. Te gjithe Big Brother shikoni,

    edhe tallava e ahengje shijoni,

    se mbase keshtu fukarallekun harroni,

    sa te jete ne pushtet lala-Gjoni,

    tjeter gje mos na kerkoni,

    por me Big Brother jetoni,

    (se kur jeni koke e bark bosh…
    …me mire na Votoni)

  20. Berisha nuk ka arritur të zhvillojë dot asnjë takim ndërkombëtar edhe pse e konsideron vetën si kryetar të opozitës. Në dy vite , Berisha dhe Rithemelimi nuk ka takuar dot asnjë zyrtar amerikan, britanik apo europian. Madje, nuk ka arritur të takojë asnjë zyrtar dhe politikan të rajonit, qoftë edhe ndonjë lider të botës shqiptare. Me pak fjalë izolimi është aq i thëllë sa Berishën në këto dy vite nuk e ka takuar as ambasadori kosovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *