• |
ide | kryesore

Berishizmi si anti-opozitarizëm

1, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Berishistët mendojnë se janë e vetmja opozitë e vërtetë në Shqipëri, pasi të tjerët janë të gjithë laro të Ramës. Për mjaft gazetarë, qytetarë dhe intelektualë Berisha, pavarësisht mëkateve, përfaqëson shumicën e popullit opozitar dhe është i vetmi politikan që mund të frenojë sadopak diktaturën ramiste.

I gjithë arsyetimi i mësipërm bazohet tek përkufizimi i opozitës thjesht si denoncuese e pushtetit dhe jo si roje e demokracisë. Nëse opozitën në demokraci do ta reduktonim tek denoncimi apo urrejtja ndaj kryeministrit dhe elitës në pushtet, atëherë pa dyshimn që berishizmi është opozita më e fortë. Anti-elitizmi është marka dalluese e berishizmit, ndaj vajza e doktorit duhet të deklarojë se janë thjesht shtresë e mesme, pavarësisht pasurisë që kanë.

LEXO ME TEJ: 

Arrestimi i Berishës/ Si po e politizon SPAK një dosje korrupsioni

Ama nëse opozitarizmin nuk e reduktojmë thjesht tek denoncimi i pushtetit, por e përkufizjomë si roje politike të demokracisë, atëherë berishizmi nuk është opozitë, por anti-opozitë. Opozita si roje e demokracisë nënkupton dy funksione bazë. Së pari, mbrojtja dhe ofrimi i standarteve demokratike që kufizojnë pushtetin. Së dyti, ofrimi i një alternative superiore ndaj pushtetit si në efikasitetin qeverisës edhe në standartet demokratike. Këtu denoncimi i pushtetit nuk është qëllim në vetvete, por në funksion të ruajtjes së demokracisë (standarti demokratik) dhe përmirësimit të qeverisjes (alternative qeverisëse).

Berishizmi sot nuk kryen asnjë nga dy funksionet e mësipërme, Së pari, as mbron dhe as ofron standarte demokratike. Përkundrazi ofron standartin e kultit të individid brenda një force politike. Të liderit të padiskutueshëm që rikonfirmohet në krye të partisë me 99% të votave, pasi ka humbur zgjedhjet, dhe që nuk e njeh autoritetin e sistemit të drejtësisë në vend.

Andi Bushati: A mund të kthehet SPAK në vrasës të demokracisë?

Natyrisht të shumtë janë atë që pretendojnë se mungesa e demokracisë brenda nuk redukton aftësinë e një partie për të ruajtur demokracinë jashtë saj. Le ta pranojmë për momentin këtë argument, duke lënë mënjanë faktin se kredibiliteti i opozitës fitohet me shembull dhe jo me fjalë.
Problemi është se lufta e opozitës berishiste për të mbrojtur standarte demokratike themelore, siç janë komisionet hetimore, ka dështuar tërësisht. Dhunimi flagrant që shumica socialiste, me në krye Edi Ramën, po i bën komisioneve hetimore të opozitës nuk ka marrë përgjigje efikase nga ana e opozitës berishiste. As flakadanët në parlament dhe as përplasja me gardën nuk kanë prodhuar ndonjë efekt politik për të ndalur një shkelje kaq të rëndë të parlamentarizmit në Shqipëri.

Mbështetësit e Bardhit firmosin kundër arrestit për Berishën

Kjo nuk është rastësi por rezultat i faktit se aksioni kryesor i opozitës berishiste është halli i liderit dhe jo standarti demokratik në parlament.

Protesta kundër SPAK-ut u shkri me protestën për mohimin e komisioneve hetimore, ndaj kjo e fundit u perceptua në publik më shumë si një justifikim sesa si një shqetësim real. Ky perceptim forcohet nga fakti që opozitarët i drejtohen më shpejt Gjykatës Kushtetuese për të vënë në dyshim arrestimin e Berishës sesa për refuzimin e komisioneve hetimore.

Në këto kushte opozita berishiste as nuk ofron dhe as nuk mbron dot standartet më bazike demokratike. Nga ana tjetër standarti që ajo ofron është më i ulët se standarti anti-demokratik i pushtetit. Përballë një kryeministri që përpiqet të kapë dhe deformojë sistemin e drejtësisë kemi një kryeopozitar që haptas deklaron se nuk njeh vendimet e gjykatës dhe sulmon publikisht prokurorët dhe gjyqtarët që po e hetojnë.

Për këtë arësye opozitarizmi berishist nuk ofron alternativë as në standarte dhe as në efikasitet qeverisës. Problemi nuk është thjesht tek mungesa e kredencialve demokratike dhe anti-korrupsion, por tek mungesa totale e një alternative qeverisëse.

Kush është alternativa berishiste ndaj djegies së plehrave dhe termocentraleve ndotës me naftë që socialistët kanë parkuar në Gjirin e Vlorës? Po ndaj ligjit për investitorët strategjik që është përdorur për të dhuruar mijëra hektarë tokë publike? Aq më tepër kur të njëjtat politika janë ndjekur nga qeveria Berisha dje kur toka publike dhurohej me ligjin “Shqipëria 1 euro”.

Pa ofertën dhe mbrojtjen e standarteve demokratike dhe pa alternativë qeverisëse nuk ka opozitë por thjesht zhurmë politike. Dhe kjo është mënyra se si berishizmi kryen funksionin e tij anti-opozitar. Ai shërben si zhurmues dhe si një vrimë e zezë që thith dhe zhduk çdo embrion opozitarizmi alternativ. Autoparlanti berishist sfumon skandalet e qeverisë Rama teksa delegjitimon çdo kritikë alternative ndaj pushtetit socialist, si tradhëtare, fasadë, të shitur apo të blerë, sepse lufta e vërtetë e opozitarizmit berishist nuk është rrëzimi i Ramës por monopoli i opozitarizmit.

Ndaj berishizmi imponohet vazhdimisht në qendër të debatit publik. Ai është jo vetëm burimi por edhe fokusi i pothuajse çdo lajmi politik. Në këtë aspekt është shumë i ngjashëm me Trumpismin që forcën kryesore e ka jo tek mbështetja e gjerë popullore (edhe pse Trump ka më shumë mbështeje elektorale se Berisha) por tek përkufizimi i vazhdueshëm i axhendës politike dhe mediatike.

E thënë ndryshe Berisha nuk është thjesht burim lajmi, por lajmi vetë. Kjo e bën akoma më të vështirë përqëndrimin e kritikës tek pushtetit socialist. Nuk kemi të bëjmë me rastësi apo me konspiracion. Tek fenomeni Berisha përkon interesi berishist dhe ai socialist. Berishës i duhet vëmendja mediatike për të mbetur faktor politik. Harresa publike është armiku i tij kryesor. Ramës gjithshtu i shërben vëmendja permanente e mediave tek Berisha për ta devijuar nga degradimi i qeverisjes socialiste.

Me të drejtë shumë kolegë gazetarë kritikojnë kritikuesit e berishizmit, si puna ime, se nuk fokusohen sa duhet tek pushteti. Përse, pyesin ata me të drejtë, merreni më shumë me Berishën se me Ramën? Duke lënë në ajër nënkuptimin se nuk kemi të bëjmë me opozitarizëm të vërtetë.
Por është pothuajse e pamundur të mos merresh me Berishën sepse ai prodhon lajm çdo ditë. Bën një kongres ku prezanton vajzën e tij si aktiviste imagjinare të PD-së, thjesht për të krijuar spekullimin mediatik “është apo jo Argita pasardhësja e tij?”. Ç’ka prodhon debatin shterpë “duhet apo s’duhet ta trashëgojë Argita PD-në?”.

Çdo akt politik i Berishës ndërtohet (me apo pa qëllim, pak rëndësi ka) për t’i bërë hije pushtetit. Deklaratat dhe qëndrimet e tij janë gjithnjë më bombastike dhe absurde se ato të pushtetit. Nëse Rama bën një argumentim thellësisht anti-demokratik për të legjitimuar bllokimin e komisioneve hetimore të opozitës Berisha deklaron publikisht se nuk e njeh vendimin e gjykatës për tu paraqitur përpara oficerit gjyqësor, menjëherë pasi ka deklaruar se askush nuk e respekton ligjin dhe kushtetutën më shumë se ai. Ec e merru me arsyetimin anti-demokratik të Ramës!

Të hënën Berisha denoncon Blinkenin, të martën Ramën dhe Sorrosin, të mërkurën ambasadoren amerikane, të enjten bën zjarr dhe tym në kuvend, ndërsa në fundjavë prezanton të bijën në politikë teksa denoncon gazetarin e radhës. Çdo ditë doktori kryen një veprim që teksa pretendon se denoncon pushtetin, në fakt, thjesht tërheq projektorët e medias tek vetja.

Berisha është Ronaldo i politkës shqiptare ndeshjet e të cilit transmetohen dhe komentohen në të gjitha kanalet tona televizive: Berisha vs. Rama, Berisha vs. SPAK, Berisha vs. Basha, Berisha vs. Soros/Blinken/SHBA-të, Berisha vs. Britania e Madhe, Berisha vs. Alibeaj dhe së fundmi Sali Berisha vs. Argita Berisha, pse jo edhe një ndeshje politike miqësore për të mbajtur gjallë interesin mediatik. Çdo betejë e tij është një ndeshje politike sa e parezistueshme për median aq edhe komode për pushtetin.

Nuk janë beteja për vendosjen apo ruajtjen e standarteve demokratike aq më pak për krijimin e një alternative qeverisëse. I gjithë aksioni politik dhe mediatik i berishizmit ka vetëm një mesazh: “Më shikoni mua! Unë jam këtu dhe këtu do vazhdoj të jem!” Në këtë aspek berishizmi më shumë se një alternativë qeverisëse është një telenovelë politike (me dhëndër, me trashgimtarë, me konspiracione ndërkombëtare dhe me besë-prerje), që ushqehet si nga kritikët edhe nga mbështetësit, dhe që zë hapësirën mediatike dhe politike ku duhej të shfaqej opozitarizmi i vërtetë.

Opinion i Blendi Kajsiu shkruar enkas për Lapsi.al



18 Comments

  1. Je nje leshterike e perdhunuar brez pas brezi nga vemje dhe parazitet me te ndyre!
    Je me kurve se mer gelbaza dhe nikurv lesi bashke.
    Uuuu te qifte derri vietnamez pragun.
    Neveri.

    1. Pavarasisht se cilido mund te debatoje shume thjesht e ne cdo rresht me mediokritetin e aresyetimit tend po i marr te gjitha si te verteta.

      Cili ngel thelbi?

      Te ike “Ronaldo” qe prozhektoret te vijne tek lojtaret e stolit?!?!?

      Pushtetin kajsi, ate qe te paguan dhe ty, nuk ta fal njeri, duhet ta marresh vete dhe nese nuk je i afte qe pushtetin e opozites t’ja marresh Berishes e madje as vajzes se tij mendo pak sa te afte jeni t’ja merrni Rames!

      Opozita qe kerkon t’i nuk eshte lis me rrenje por lule ne vazo qe e merr dhe e ve ku te duash dhe si te duash. Eshte artificiale dhe si e tille eshte pa te shkuar e pa te ardhme. Eshte thjesht nje dekor i atij qe ka pushtetin. Ne fakt i tille eshte dhe shkrimi yt!

    2. Edhe me Berishën në gijotinë, plebejtë kurrë nuk do të bëjnë shtet
      Nga Pranvera Shehaj – 12:58, 21/12/2023

      SPAK apo SKAP? SPAK apo KAPS? Njëjtë sikur të pyesësh, rilindasit e kuq, apo të kuqtë e Rilindjes? Pak rëndësi ka, njëjtë mbeten të kuq. Po ashtu, njëjtë mbetet institucioni më flagrant i skemës që shpërfaq qartësisht Matt Palumbo në librin e tij „The man behind the curtain”: zhdukja e një kaste me pretendimin e të qenurit e korruptuar, për ta zëvendësuar me një tjetër kastë jo vetëm të korruptuar, por edhe të nënshtruar. I korruptuar, apo i korruptuar i nënshtruar? Shqiptar i korruptuar, apo vemje ambasade e nënshtruar që korruptohet me premtimin e pushtetit që me votë të bindshme kurrë nuk e arrijnë? Të ndryshme janë vemjet aktuale në politikën shqiptare: vemje të reja që as me miliona euro, nuk zunë dot vend në politikë; vemje të shoqërisë civile që edhe në krah të ambasadorëve, sërish nuk i kanë këllqet të flasin për parti, por të mekur guxojnë deri tek të quajturit lëvizje; vemje që s’di pse krijimin e partisë në Shqipëri e kalojnë përmes udhëtimeve në SHBA; vemje brenda të djathtës që burracakërinë e pamundësisë për t’u bërë liderë, e shfrejnë tek teza e qarkullimit të elitave; vemjet në pushtet që po përdorin cdo mekanizëm për të zhvatur prona private; dhe në fund janë vemjet klasike, trashëgimtarët e etërve, që të dështuar në mjetet politike për asgjësimin e kundërshtarit politik, u dhemb zemra nga pluralizmi, dhe kapin përmes SPAK-ut të kapur kundërshtarin politik, duke asgjësuar opozitën shqiptare. Pak janë ata që kanë kuptuar skemën e zhdukjes së një elite për ta zëvendësuar me një tjetër, sepse pak lexojnë, pak kuptojnë, pak nuk hanë symbyllurazi cfarë u shtrohet në tryezë, pak janë ata që dyshojnë edhe rrobat e trupit të vet, pak kuptojnë përtej rrogës mujore të skamur ose të kamur. Masa e tillë është, e tillë ka qenë, e tillë do të mbetet.

      Një ish-kryeministër, një ish-president, një-ish kryetar dhe kryetar opozite si Berisha, liderit të partisë më gjithëpërfshirëse të së djathtës në Shqipëri, partisë demokratike të tij në kuptimin më absolut të fjalës, sa e dorëzon deri e mposht heqja e imunitetit dhe hedhja në dhëmbët e SPAK-ut? Kë godet përtej Berishës dhe kë favorizon asgjësimi politik i Berishës kur është e sigurt gati si vdekja se partia e lindur si lajmëtar i pluralizmit në Shqipëri, asgjësohet me Berishën. SPAK ishte aty, edhe kur në krye të aksionit opozitar të demokratëve ishte kasta e deputetëve të rinj, filizave perëndimore.

      Përse tani, pas plot një dekade largim nga pushteti? Së pari, sepse Rama e ka të mbyllur cdo derë shitblerjeje me partinë demokratike të udhëhequr nga Berisha. Rama gjen kuaj troje sa të dëshirojë brenda demokratëve, por duke mos patur asnjë mekanizëm pushteti opozitar në dorë, kuajt e Trojës, të shumtë aktualisht në PD, nuk hyjnë në punë, por vazhdojnë të mbajnë ison herë si kritikë të Berishës, herë si përcarës të brendshëm, herë në krah të Berishës me shpresën se do u hiqet qafe vetvetiu. Së dyti, mekanizmi është i tillë: për të zhdukur elitën aktuale shqiptare, e trashëguar që prej viteve 90‘ djathtas, dhe për ta zëvendësuar me një të djathtë të kamufluar, – që në fakt shërben vetëm si kamuflazh i një sistemi të paktën bipolar, por që në ideologji dhe komandë epërore është uniformësisht e majtë, – duhet të zhduken të pabindurit, cikli i të cilëve është i përfunduar. Së treti, pa emër në fletë votimi, pa komisionerë, pa vëzhgues, i paregjistruar në KQZ, të marrësh 500 mijë vota në një kohë kur hija e zezë e demokratëve të tradhëtuar rrinte si qyqe mbi besimin e demokratëve tek partia e tyre, është e tepërt, është e frikshme, është anti-sistem, është anti-kontroll, është anti-projekt. Së katërti, qeveria e përbashkët me kocka të hedhura të djathtëve nuk ishte vite dritë larg dinjitetit politik të Berishës dhe marrëdhënies që ai ka patur historikisht me demokratët. Së pesti, gjithcka pret: milionat e eurove qe vazhdojnë ikin në drejtim të paditur nga inceneratorët presin, Butrinti pret, fëmijët e vrarë të landfill-eve presin, pronat e jugut qe po u shqyhen pronarëve me gjykata të stilit SKAP presin, drejtorët e burgjeve presin, drejtorët e policive narkotrafikantë presin, tenderat e vjedhur të rrugëve që po shuajnë cdo ditë shqiptarë presin, tenderat e BE-së që i përpijnë ministret presin, mbyllja e dyerve nga BE pret, gjithcka ne tryezën e SKAP pret. I vetmi aksion që nuk pret është asgjësimi i të pabindurit, malësorit të pagdhendur, zhdukja gjithëdimensionale e Berishës. Zgjedhjet po vijnë, copëtimi i opozitës nuk mjaftoi sepse 500 mijë vota një emri pa asnjë mekanizëm zgjedhor, është e frikshme.

      Një njeri që nuk bën pazare me moralin personal, me interesin publik, me besimin e deleguar, nuk është në linjë me sistemin. Berisha, lideri që në gjithë vitet e udhëheqjes së Shqipërisë nga e djathta, firmosi arritjet më absolute të Shqipërisë demokratike në integrimin drejt BE dhe arenën ndërkombëtare: prej marrëveshjes së stabilizim asocimit, hyrja e Shqipërisë në NATO, lëvizja e lirë në zonën Shengen, etj., për të mos folur për reformat ekonomike dhe taksën e sheshtë që cuan në dyfishimin e të ardhurave, rrogave dhe pensioneve, trefishimin e eksporteve dhe investimeve te huaja. Ky lider nuk i duhet plebejve.

      Nën cilin pushtet kryqëzohet një ish-kryeministër për një ligj për ish-pronarët të miratur 20 vite më parë, me të cilin me votë të lirë fitoi zgjedhjet në vitin 2005? Nën cilin pushtet, gjyqësori nënshtron parlamentin? Nën cilin pushtet roli i opozitës caktohet nga mazhoranca? Nën cilin pushtet ministra të përfolur masivisht për trafik ndërkombëtar dhe vrasje iniciojnë asgjësimin e Berishës? Nën cilin pushtet, shantazhohet përmes korrupsionit transnacional lideri i opozitës? Nën cilin pushtet përdoret gjyqësori për të asgjësuar të vetmin politikan që guxon të përmendë me emër dhe mbiemër cdo bandë kriminale të përzier me pushtetin? Nën cilin pushtet, sulmohet me paterica ndërkombëtare, ai që ndërkombëtarët e quajtën: burrë shteti?

      Gjithcka ndodh vetëm nën pushtetin e plebejve. Nën pushtetin e plebejve, ky vend ekzekutoi, arrestoi dhe internoi frimëtarët e Aktit të Pavarësisë. Nën pushtetin e plebejve, ky vend pushkatoi dhe arrestoi shumicën e kryeministrave të tij. Nën pushtetin e plebejve, ky vend kaloi në protektorat të manjatëve me ideologji psikopatike të ekstremit të majtë. Nën pushtetin e plebjeve, ky vend u zbraz, u shkretua, u mohua. Nën pushtetin e plebejve, cdo arritje e Berishës dhe demokratëve në rrugëtimin drejt BE, u ndal deri në pikën që si rrallë shtete të rajonit, bëri regres. Sepse edhe me Berishën në gijotinë, dështimet dhe arritjet e tij nuk i fshin dot historia. Edhe me Berishën në gijotinë, plebejtë sërish, s’do dinë të udhëheqin, s’do dinë c’është shteti. Plebejtë, me apo pa Berishën në politikë, do të mbeten plebej. Plebejve, as gijotina e Berishës, nuk ua mëson dot c’është dinjiteti njerëzor, c’është nderi njerëzor e politik, c‘është vizioni, c’është fisnikëria. Edhe me Berishën në gijotinë, plebejtë, sërish do të njollosin historinë e kombit, si dikur, edhe sot, edhe nesër, kurrë nuk do të dinë të bëjnë shtet.

      1. Sali viqidoli “aristokrat”???!!!Partia e sigurimsave me stemen e dinamos na paska qene konservatore e djathte???!!! Kjo quhet pjerdhje edhe rrjedhje nga mendja.

  2. Kajsiu vs berisha,
    Rama vs berisha,
    Veliaj vs berisha,
    Basha vs berisha.
    Per te qene korrekt zoti kajsi,
    Blinken e shpalli non grata berishen pas 8 vjetesh dhe anglia pas 10 vjetesh qe ishte larguar nga pushteti pa asnje fakt, ku ne 2021 mori vetem 6 mije vota nen emrin e tij, kjo eshte te tallesh me nje popull.
    Cfare titulli ka alex soros, vellai i edi rames qe eshte i kudo ndodhur me krere shtetesh.
    Ju kajsi analizoni vetem berishen duke e kamufluar me berishizmin pa analizuar rrethanat, kjo eshte e padrejte.
    Nje pyetje cinike,
    A paguheni nga lapsi per antiberishizmin tuaj?!

  3. Ka zgjatur shume neper kembe ky kerme vrasatar i Shqiptareve. Sa me shpejt te zhduket Sali Berisha aq me shpejt do kthehen projektoret drejt kryeministrit aktual, qe deri tani ka qendruar komplet ne hije duke qeverisur pa asnje lloj presioni apo pergjegjesie nga askush. Sa me shpejt te zhduket ky plakush matuf, vrases megaloman, aq me shume kohe do te kete opozita per tu ri-organizuar.

  4. Qe Blendi Kajsiu eshte ne mbrojtje te Rames dhe Larove te tij ska dyshim, se edhe artikujt qe ben gjoja kunder, me shume Godasin Opoziten! Fjala vjen Godet Gjoja Ramen e PS se po behet Berishiste, kur ne PS nuk ka asnje lloj morali apo merite, por vec jargavites, duke lepire Ramen si Skenderbe, Ismail Qemail, Lider Boteror etj. Ju Qe i besoni perrrallave te Kajsiut, me permendni nej shembull ku Figura te PD te kene bere Spiropalizma me Skenderbe e Ismail Qemal! Edhe sot Kajsiu nuk doli dot nga roli i vet, ne diten me te veshtire ndoshta per Opoziten, ky i mjere, i blere e i shitur, godet perseri Berishen! Sot qe Berisha ka kunder Pothuajse gjithe Boten dhe nje pjese te te ashtuquajtures, ose te Opozites se simuluar nga Rama, do te duhej te prese dhe goditjet e keti j Mjerani! Blendi Kajsiu, Ky Maskara, ne kuptimi ne plote te fjales, godet ate qe mund te balancoj sadopak pushtetin dhe qe te sjell nje fije shprese, se ne Shqiperi mund te kete alternim Pushteti!Ti Maskara e maskarenj te tjere te sojit e sorrollopit tend beni Oppozite ndaj pushtetit, marrni fatet e vendit ne dore, nese Berisha nuk eshte ai qe duhet, e deri diku jam dakord me narrativen qe Berisha nuk eshte i duhuri! Po o maskara, dil e bej opozite, jo Opoziten e Opozites, qe ne fakt, indirekt eshte mbeshtetje per kete pushtet te korruptuar! Ky Maskara e maskarenj te tjere na detyruan te marrim rruget e te ikim nga Shqiperia, pasi i rezstuam per 30 e ca vite tundimit per te Ikur nga Shqiperia.
    E ju o maskarenj, ne paste zot, e nese mallkimi vertet te ze, ju plaste zemra e shpirti, e ju zencin nemat e mallkimet tona, nese jo, gezohuni e maskarenj, kjo bote e genjeshtert qenka gatuar!
    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

  5. Ky I superdituri si dhe shume te tjere sipas tij thone se Berisha ben lajm e ne te “zgjuarit “ meremi me “ lajmet “e Berishes cdo dite 24 ore e nuk kane kohe ( sy e veshe jo e jo te flasin pese minuta per inenetatoret qe nuk existojne por hane miliardat prej nje populli ne zgrip te varferise,(1/3 e popullsise jane pensionistet me 100-$150 plus ata me ndihme sociale me 18$ muaji,plus puntoret e fasonerive dhe ata pa kualifikim qe paguhen me 200-250$/ muajin).Keta lloj “ intelektualesh” jane nje e keqe e madhe ,njelloj si ata qe e drejtojne kete vend e i vjedhin jo vetem te sotmen,por edhe te ardhmen Shqiperise .Keta me dashje a jo bejne punen e Gebelsavet ne shperlarjen e trurit te njerezvet qe edhe pas 11 vjetesh te rilindjes ne pushtet quajne fajtor Berishen per shpopullimin e vendit,rrogat e pensionet qesharake,thua se me arestimin e tij ( Berishes) do na dyfishohen ato, do ta arijme Malin e Zi ,Maqedonine e Veriut,Bosnjen a Serbine.Nese qeveria i ben keto le ta fute burg tere PD

  6. Mbetesh vemje e pushtetit dhe nje njeri i peshtire deri ne gen o kajsi. Me pseudo analizat qe ben je mjeran dhe vetem sa ju verteton njerezve me inteligjence mbi mesatare qe ti dhe shume si puna jote jeni sahanelepires te pushtetit. Megjithate kur ta provosh ne kurriz ti dhe te gjithe ne kete lloj pseudo drejtesie do te jete shum vone.

  7. Kertij Zoteris i them Berisha do permendet sepse eshte hal ne sy te KOMUNISTEVE DHE NEOKOMUNISTEVE Berisha nuk behet pateric e asnjerit ai kerkon paterica nuk behet vete BERISHA nuk shitet dhe blehet Berisha eshte me sandarte FAMILJARE STABEL Berisha eshte atedhetar i pa levesshem Berisha nuk ben pjes ne grupet e LGOPMTREA E TE TJERA AI ESHTE STABEL POR E KEQJA QENDRON TEK POPULLI SHQIPTAR QE ESHTE MESUAR TE UL KOKEN B….N SHPINEN TE BEHEN DELE KETO JANE FAKTE JO HISTORIRA KETU DO JEMI SHQIPERIA KA RRESHQITUR NE SISTEMIN ANTI FAMILJE, ANTI REND, ANTI ATEDHE , ANTI NJERI , PER KETE SESHTE FAJ BERISHIZMI POR PATERICAT E PUSHTETIT SEPSE PUSHTETI SKA FAJ.

  8. Ajo qe kjo pjeshka urren me se shumti te Sali Berisha eshte fakti se Berisha eshte per familjen tradicionale,burre e grua,eshte i pakorruptuar dhe i pamposhtur,demokrat i vertete,burre prej verteti.
    E çfare eshte kjo goca qe nuk le ditete zotitpa shkruar kunder Sali Berishes,asgje nuk je o Kajsia,asgje,je nje bythqire qe merove ferrat e lulishtet e Tiranes me bythen tende te piste !
    Imagjinoni se kush eshte Sali Berisha,nje shtetka 11 vite qe me gjithe pushtetet qe ka ne dore nuk kane ngritur dot Akuzendaj Tij.Kane gjetur nje shemetire me emrin Irena Gjoka,e dukshme shemetia e saj jo vetem se jashtmi por dhe nga brenda,e cila eshte shkarkuar per korrupsion nga Berisha dhe ne konflikt interesi “gjykon”Berishen,turp i madh,nejse turpi per komunistet eshte !
    Fajin ua ka Berisha qe nuk lane gje pa vjedhur komunistet,fajiin ua ka Berisha qe shpopulluan kete vend monstrat,bijte e etwrve te ndyre konuniste,fajin ua ka Berisha qe Bravaxhinjte shesin bythen te Krimi dhe Edvin Rama,kajsi dhe ju qe nuk jeni asgje ,Berisha eshte i madh,njeri i ndershem,luftetar i lirise dhe absolut perendimor.
    Ju te Lapsit,me lepurushe si Kajsia dhe morrat e tjere ne sherbim te rregjimit nuk mund te beni perpara,asnje hap,asnje dite me vemjet nen hijen e pushtetit kriminal te edvin rames dhe hajduteve te tij monstruoze.

  9. Ulu ne vendin tend. Per keto gazra te ngrohta qe ke leshuar nga dalja e gabuar meriton nje 4 me xhufka.

    Njerez si ti me quajne edhe mua si berishist por sa per dijeni une nuk kam qene ne Shqiperi per rreth 20 vjet. Berisha dmth per mua Pluralizem, Demokraci, Liria e shtypit, Liria e fjales, Individualizem etj. etj. Ajo qe demostron ti ne kete artikull eshte nje rrenim i arsyes, nje frike e nje niveli nentokesor te IQ. Nese vertet do te fitosh nje abone autobuzi ne linjat e kryeqytetit atehere e kuptoj edhe kete investim Kohe me perpelitje Llogjike. Problemi eshte se jo te gjithe vuajne pasojat e nje cmendurie te organizuar. Ka njerez qe e dine me se miri se cfare eshte e mira e tyre e nuk ju intereson asnje Groshe skizofrenia e nje regjimi delirant mesimet e te cilit po mundohesh ti tia u tundesh para syve si flamurin e udherefyesit.
    Genjeshtra me e madhe eshte natyrisht gjysma e te vertetes.
    Diktatori qe e filloi karieren e tij me slloganin “Fajin e ka Saliu” po i mbyll deshtimet e veta duke burgosur opositen shqiptare ne burg duke mashtruar e prere ne bese popullin shqiptar por edhe institucione me te larta Amerikane nepermjet njerezve qe tani jane evidentuar si shkeles te ligjit ne USA. Me kete rast dua ti kujoj edhe struktrave te organizuara e te finanzuara nga USA ne shqiperi se korrupsioni shteteror sic e ka thene edhe presidenti amerikan Z. Joe Biden eshte armiku me i madh i demokracise. Puna tuaj ne shqiperi po evidentohet me hollesi si ne amerike ashtu edhe gjetke. Nuk duhet tiu genjeje mendja per barazim.

  10. SHIKONI ME KUJDES CFARE THONE OLIGARKET;Kostoja për marrjen e punonjësve të huaj ishte e lartë që shkonte përtej 1,000 euro në muaj (800 euro rroga +300 euro akomodim, ushqimin. Më mirë të rrisim rrogat e fuqisë vendase sesa të mbajmë punonjës të huaj për të cilët nuk garantohet kualifikimi i duhur për përpunimin e brumit dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe për 2024-n. Oju vrafte zoti o pushtetare vampira.Oju vrafte zoti o oligarke ganibal.Oqelbesira te ndyre po punonjesve shqiptare ju jepni 400 euro maksimuni.Shihni cfare pagese ju bejne te huajve.Kjo verteton ato zera qe thone keta duan te shpopullojne shqiperine nga shqiptaret dhe ta mbushin me te huaj.Shikoni cfare stimulimi ju bejne te huajve te botes se trete,qe te popullojne vendin e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *