• |
ide | kryesore

Replikë me Kajsiun: Po ai që vodhi, s’paska faj?

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Në një shkrim të botuar dje në Lapsi.al, Blendi Kajsiu më hidhte dorashkën e një provokimi intelektual duke shtruar pyetjen: Pse kur Andi Bushati ka skrupuj moralë dhe politikë që të votojë pro Berishës dhe Metës, këto s’duhet ti ketë elektorati opozitar. Duke ngritur këtë dilemë, që kishte për bazë deklarimin tim publik pro lëvizjes Bashkë dhe Arlind Qorit, ai mëtonte të arsyetonte se ka qenë refuzimi masiv i zgjedhësve dhe jo perfeksionimi i makinerisë manipulative, ai që përcaktoi rezutatin e “Bashkë fitojmë”, në garën e fundit. 

Mund ta kisha anashkaluar gjetjen e personalizuar të përdorimit tim si lakmues që shpjegon një fenomen elektoral. Mund të kisha injoruar gjithashtu një version të ndryshëm të një refereni të përëritur: “gjithmonë fajin e ka Saliu”. Por së pari, duke menduar se Kajsiu është një zë, argumentat e të cilit peshojnë në debatin publik dhe së dyti, sepse si i tillë ai i jep kredibilitet trendit të këtyre ditëve, për ti përmbedhur zezonat e kësaj sfide vetëm te dy njerëz, besoj se ia vlen përveshja e mëngëve në një debat idesh.  

LEXO MË TEJ

BLENDI KAJSIU: Boll me “masakrën elektorale”! 

Natyrisht nuk dua të ndaloj në elementë anësorë si bestytnia e tij se Bejko bëri një fushatë dinjitoze dhe as te guximi për t’iu referuar statistikave të Zaloshnjës. Le të përqēndrohemi tek gjërat serioze. 

Një e tillë është “akuza”: Bushati mbron publikisht kauzat e opozitës, por refuzon ta votojë atë. Përpara se ta shoh këtë si një kritike, unë e konsideroj si kompliment.

Po, vërtet votova për Arlind Qorin. E bëra me bindje pasi mendoja se klithma e tij për më shumë barazi shoqërore, denoncimi ndaj sistemit oligarkik, që po i merr frymën këtij vendi, ishte më pranë optikës që unë kam për këtë realitet. Berisha dhe Meta janë shumë larg kësaj mendësie. Prandaj as sot, as prej kur kam pasur të drejtë vote, nuk e kam ushtruar atë në favor të tyre. I shoh si pjesë të këtij sistemi ndaj të cilit kam qenë prej vitesh kritik.

Ama, nga ana tjetër, besoj se është në nderin e çdo kujt që kërkon të angazhohet publikisht, e cilitdo që synon të jetë intelektualisht i ndershëm, të mbrojë të drejtat e atyre që nuk i voton, madje edhe të atyre që nuk i pëlqen apo i refuzon. Këtu ndahet njeriu që ka të mbrujtur sensin e së  drejtës nga tifozi dhe militanti. Prandaj mendoj se në këtë pikë nuk ka paradoks, por koherencë. 

Manipulimi me video / Si i kontrollonte Rilindja votuesit 

Unë nuk kam qenë ndonjëherë mbështetës i Edi Ramës, por i kam dalë në krah atëherë kur Berisha dhe Basha i vodhën ato dhjetë vota në bashkinë e Tiranës. E bëj këtë sepse besoj se ligji dhe regullat e barabarta të lojës duhet të mbizotërojnë mbi pasionet tona. E bëj këtë sepse e di se kritika ndaj fuqisë së pushtetit dhe jo qëmtimi i argumentave që servir ai është rruga më e vështirë, por ajo e duhura.

Prandaj dhe në këtë fushatë, ndonëse nuk votoj, as Berishën dhe as Metën, ndryshe nga Kajsiu, nuk gjeja dot paqe pa bërtitur për vjedhjen masive që i’u bë. Jo vetëm vjedhje vote, por grabitje e të drejtave të opozitës reale që, sikurse tregoi 14 maji, atyre i’ua besuan, “ata pak”, qindra mijra shqiptarë.  

Ndërsa Kajsiu kënaqet me konstatimin se shqiptarët e bojkotuan binomin e së shkuarës, mua më mundon dilema se si kemi degraduar deri në këtë pikë, që për të vazhduar të na sundojë, Ramës i duhet të vjedhë dhe dy “të marrë fund” si Meta dhe Berisha. Pse, kur qenkeshin kaq të mospëlqyer dhe të refuzuar, atyre i’u duhej rrëmbyer dhe vula dhe sigla dhe financimi publik dhe emri i Saliut nga fleta e votimit edhe komisionerët dhe numëruesit? Pse dhe gjykata, dhe KAS dhe KQZ folën me të njëjtën gjuhë si shefi i madh? A nuk duhet të na shqetësojë fakti se të gjitha institucionet e këtij shteti të kapur morën vendime pro një minorance dhe kundër asaj që votuesit njohën si opozitë?

Denoncim apo reflektim? Reagimet e Berishës dhe Këlliçit pas humbjes 

Pse shteti u bë njësh me partinë në pushtet duke shpërndarë para pensione, paga bonuse? Pse patronazhistët bënin presion përpara qëndrave të votimit, mos vallë vetëm për të mposhtur dy personazhe që i kanë braktisur të gjithë?

Pa dhënë këto përgjigje nuk mund të ketë debat, as mbi 14 majin dhe as mbi atë se kush është kush, në këtë skenë politike. 

Të mjaftohesh me konstatimin se Rama fitoi ngaqë populli refuzoi të shkuarën është në rastin më të mirë naive, ndërsa në më të keqin manipulative. 

Po le të merremi pak dhe me bojkotin. A ka Kajsiu një përgjigje për raste të vërtetuara si ai i Elbasanit në 2021, kur përfaqësuesit e Taulant Ballës u kapën duke mbledhur kartat e identitetit në këmbim të parave, për të mos lënë kundërshtarët të shkonin në votimeve? A nuk tregon fakti se ata nuk u dënuan kurrë, se prokurori që gënjeu publikisht për këtë fakt, u gradua në SPAK, se Drejtori i madh i policisë mashtroi për të mbrojtur manipulatorët, se mekanizmi shtetëror e inkurajon këtë praktikë? Pse kur atyre që u kapën me preshë në duar, dy vite më parë, nuk u hyri gjemb në këmbë, madje në të kundërt, u ngritën në detyrë, të tjerë, nuk do jenë trimëruar për të shumfishuar shembullin e tyre? 

A ka Kajsiu përgjigje për ato përgjimet e zbardhura të Dibrës ku hierarkët më të lartë socialistë, deputetë e sot kryebashkiakë, dëgjoheshin duke kërcënuar mësuesit, se po s’treguat votën pro PS-së, të hënën mos u paraqisni në punë. Askush prej tyre nuk është ndëshkuar, por janë rizgjedhur edhe në 14 maj. A nuk është ky mesazh: “vazhdoni tërmetin” çuna?

E pra, në një vend ku shantazhi ndaj zgjedhësve apo blerja e abstenimit të tyre, nuk quhen turp dhe krim, por promovohen, të bësh sikur nuk i sheh ato është intelektualisht e pandershme.

Fabulën e bojkotit e bën të dyshimtë edhe një argument tjetër, ndoshta më skandalozi i këtyre zgjedhjeve. Kajsiu argumenton se ata që janë kundër pushtetit qëndruan në shtëpi, ose se nuk donin Saliun dhe Liken, ose se nuk i njihnin mjaftushëm Qorin dhe Bejkon. Po atëhere si shpjegohet që gati afro 100 mijë shqiptarë votuan pro Tom Doshit? Çfarë duhet të themi për PSD-në që doli në disa qytete forcë e parë, ndonëse u shfaq vetëm 19 minuta gjatë fushatës në të gjitha TV-të të marra sëbashku? Si u trefishua kjo forcë pa asnjë ide, program apo vizion për të ardhmen? Si shpjegohet që në Shkodër, Lezhë, Pukë, Vaun e Dejës, Durrës, Elbasan, Vorë votat u mblodhën nga personazhe “non grata”, kur argumentohet se Berisha u ndëshkua edhe për këtë? 

Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit 

Në këto zgjedhje ka pasur manipulim, shtrembërim dhe para të madhe. Nuk u çorodit më kot edhe kursi i monedhës europiane. Nuk u detyrua më kot edhe Banka e Shqipërisë të gënjente për arsyet e luhatjes së euros. Kjo është e vërteta e hidhur e asaj që ndodhi në 14 maj, që nuk është asgjë më shumë sesa perfeksionim industrial i grabitjeve të shkuara të votës.

Përpos këtyre që na ndajnë ka një pikë ku unë bie tërësisht dakord me Blendi Kajsiun. Po, kjo opozitë është e konsumuar. Po, ajo njësoj si rilindja, e ka humbur sensin për ti folur shoqërisë, aftësinë për tu hapur ndaj të resë dhe ndershmërinë për të shpënë gishtin deri në fund të plagës. Si e tillë ajo nuk përbën alternative dhe nuk frymëzon për të ngritur mbi 1 milionë njerëz që do ta shembnin këtë regjim. 

Por është tjetër gjë të ëndërrosh për të ardhmen (E këtu unë riskoj duke mbështetur Arlind Qorin) dhe tjetër gjë të mbash qëndrim për të sotmen. 

Realiteti i trishtë i të tashmes është se Edi Rama ka banditizuar gjithë shtetin për të mundur dy coftësina si Likja dhe Sala. Duhet pohuar pa ngurim se ata ishin të paaftë për të ndaluar dhunën fashiste të rilindjes. Nuk e bënë dot këtë herë dhe me siguri nuk do ta bëjnë sot as në 2025. U ka mbaruar lënda për të inspiruar dhe i’u janë plakur muskujt për të rezistuar. Si të tillë janë të pashpresë.

Pikërisht për këto arsye unë i kam ulur dozat e kritikës ndaj tyre, gjë që s’kam nguruar ta bëj me forcë kur qenë të fuqishëm. Mbi këtë e ftoj modesisht për reflektim dhe Blendi Kajsiun. Angazhimi qytetar dhe ndërshmëria intelektuale ia kërkon ta zhvendosë këndin e kamerës së tij, ta përmbysë raportin e shkrimeve ku dhjetë janë kritikë me një opozitë të pashpresë dhe 1 me një qeveri që na sundon. 

Andi Bushati: Përse Arlindin?

Kanë bërë ç’skanë bërë, Berisha dhe Meta janë e djeshmja, ne nuk duhet ti harojmë, por as ti potenciojmë bëmat e tyre si kamuflazh për të sotmen. Ky është edhe thelbi i kësaj polemike: duke vënë theksin te fakti se sa vetë e bojkotuan Berishëm anashkalohet pyetja se sa zgjedhës manipuloi Rama. Unë do vazhdoj të kërkoj të dytën, i bindur se duke denoncuar një pushtet që vjedh, nuk mbrohet vetëm Saliu, por edhe Arlind Qorri apo Endri Shabani, që morën të dy bashkë në Tiranë gati aq vota sa Tom Doshi. Apo mos vallë dhe ata janë e shkuara dhe PSD-ja, që u shit me para në dorë, është partia e së ardhmes?

Vetëm kështu, vetëm duke ngritur zërin edhe për të drejtat e atyre që, as nuk i votojmë as nuk i pëlqejmë, ne militojmë për të ruajtur regullat e lojës për alernativat e së ardhmes. Prandaj sado paradoksale që të duket, të kundërshtosh padrejtësinë që i bëhet Berishës sot do të thotë të sigurosh hapsirën e nevojshme edhe për ata që do e zëvendësojnë atë nesër. Do të thotë, më shumë mundësi për forcat që po përgatiten të hyjnë në skenë, madje më shumë hapsirë lirie edhe per mua apo për Kajsiun.

Ndërsa, nga ana tjetër, duke relativizuar vjedhjen ngaqë s’honepsim dot Saliun ne s’bëjmë gjë tjetër veçse i shërbejmë kleptokracisë. Unë vazhdoj të jem i bindur se Blendi Kajsiu nuk e do këte, prandaj dhe iu përgjigja kaq gjatë.

©Lapsi.al



34 Comments

  1. Polemika mund te kishte kuptim, ne rast se do te kishim zgjedhje te zakonshme per standardin shqiptar, ne kuptimin e atyre zgjedhjeve qe jane bere historikisht ne vend, ashtu me problematika te medha sic kane qene. Kajsiu, ashtu si edhe gjithe te tjeret, eshte i vetedijshem per te gjithe manipulim zgjedhor, vecse nuk don ta cilesoje ate si masaker, pikerisht pse eshte i vetedijshem se kjo do te zhvleresonte impostimin e tij si polemizues; “manipulim zgjedhor” eshte nje cilesim i zakonshem per zgjedhjet ne Shqiperi – “masaker elektorale” eshte manipulim i skajshem, qe i zhvlereson vetvetiu te gjitha debatet mbi epersine e njerit dhe dobesine e tjetrit, aftesine e te parit dhe pazotesine e te dytit, ate qe frymezon dhe kete qe nuk ngjall shprese etj etj. Per te mbajtur ne kembe polemiken, duhet goditur argumenti i “masakres elektorale” qe e zeron ate pa e filluar fare.
    Kajsiu eshte i vetedijshem per te gjitha argumentat qe i riperserit Bushati ne kete shkrim, keshtuqe do te ishte tejet naive ta konsiderosh ate naiv, qofte edhe ne trajten e bute te nje qortimi miqesor.
    Nuk mund te jesh kaq i bute me dike qe refuzon me kokefortesi te shohe dhunen e pushtetit. Edhe polemika me nje te tille, eshte si t’i biesh murit me koke.
    “Cum principia negante, non est disputandum” – pa qene dakord ne parim, nuk ka diskutim logjik. Pa qene dakord qe Rama perdori dhunen e pushtetit per te fituar zgjedhjet, cdo polemike eshte krejt e kote.

    1. Po deri të djelën nuk pati asnjë shqetësim, as për vjedhe votash, as për presion.
      Bile SRB thoshte demokratët po votojnë dhe fitorja do të jetë dërrmuese.
      Të hënën, pas humbjes, oooo po ne na vodhë.
      Askush nuk u shit. Askush nuk vodhi. Ku i ke faktet. Të filmuara. Pse nuk filmove një rast ti Bushat? Berisha dhe Meta, pse nuk filmuan një rast.
      Megjithatë deri në vitin 2050 janë rreth 13 palë zgjedhje të tjera.
      Bërtisni dhe 27 vjet, ooo po ne na vodhën. Ça ndryshon. Asgjë.
      Deri atëherë PATRONAZHISTËT DO TË JETOJNË TË GJITHË TË LUMTUR.

      1. Parronazhist ti dhe shume qe ndajne mendimin tuaj une e di qe do jeni te lumtur deri ne vitin 2100 me rilindjen, por me vin keq per ate gjysmen tjeter qe po zvoglohet ngase nuk eshte e kenaqur me jetesen ne ate vend, qe nuk eshte e kenaqur me groshin e perditshem, qe mendojne se jeta sduhet te jete vetem mbushja e barkut, qe s mund te kesh dinjitet me 100 mije leke muaji ( pensionistet) apo punonjesit e thjeshte me 270 mije muaji, qe femijet mos ikin ku te munden , qe te kete shprese per te neser men. Uji qe nuk leviz, qelbet – thote nje shprehje e ketij populli. E ju e seres suaj i pelqen mocali . Qofshi te lumtur ne mocalin tuaj.Edhe nje tjeter proverb per ta mbydhur : Rron miza nen bisht te kalit, rroni dhe ju.

    2. Që ju ka përveshur mirë këtij frutit të thatë kjo nuk don mënd.
      Që ja ka bërë mirë, po edhe kjo nuk don mënd.

  2. Polemika mund te kishte kuptim, ne rast se do te kishim zgjedhje te zakonshme per standardin shqiptar, ne kuptimin e atyre zgjedhjeve qe jane bere historikisht ne vend, ashtu me problematika te medha sic kane qene. Kajsiu, ashtu si edhe gjithe te tjeret, eshte i vetedijshem per te gjithe manipulim zgjedhor, vecse nuk don ta cilesoje ate si masaker, pikerisht pse eshte i vetedijshem se kjo do te zhvleresonte impostimin e tij si polemizues; “manipulim zgjedhor” eshte nje cilesim i zakonshem per zgjedhjet ne Shqiperi – “masaker elektorale” eshte manipulim i skajshem, qe i zhvlereson vetvetiu te gjitha debatet mbi epersine e njerit dhe dobesine e tjetrit, aftesine e te parit dhe pazotesine e te dytit, ate qe frymezon dhe kete qe nuk ngjall shprese etj etj. Per te mbajtur ne kembe polemiken, duhet goditur argumenti i “masakres elektorale” qe e zeron ate pa e filluar fare.
    Kajsiu eshte i vetedijshem per te gjitha argumentat qe i riperserit Bushati ne kete shkrim, keshtuqe do te ishte tejet naive ta konsiderosh ate naiv, qofte edhe ne trajten e bute te nje qortimi miqesor.
    Nuk mund te jesh kaq i bute me dike qe refuzon me kokefortesi te shohe dhunen e pushtetit. Edhe polemika me nje te tille, eshte si t’i biesh murit me koke.
    “Cum principia negante, non est disputandum” – pa qene dakord ne parim, nuk ka diskutim logjik. Pa qene dakord qe Rama perdori dhunen e pushtetit per te fituar zgjedhjet, cdo polemike eshte krejt e kote.

    1. ja the po kujt ja the o skipion afrikani

      injoranca eshte ulur kembe kryq, norma e larte debilizimit ka bere qe bashkebisedimi normal te kete marre fund. antivlerat jane rritur ne maksimum. vendi eshte kapur peng nga bandat dhe narkoshteti.

      ne nje vend si shqiperia nuk eshte e veshtire te gjesh njerez te varfer dhe me formim te dobet Joshja me para , kanbizim, trafik droge, ose vende pune per te marre rroge kot ose per te vjedhur si qellim ne vetevete , tundon cdo njeri normal sidomos kur vete hierarkia shtetrerore te josh dhe te perthith ne kete vorbull.

      kriminilazimi i shoqerise i nxitur dhe i shtyre nga lart Rama si ideator, krijon nje ushtri te tere me njerez te kapur peng dhe te gatshem per tu perdorur. dhe kjo gje ka ndodhur ne fakt pas 2015 me kanabazimin masiv dhe infiltrimin ne maja me te larte te elementeve kriminal ne institucionet e shtetit , parlament

      ska me debat ne kete pike. ska me zgjedhje . procesi qe ka filluar ne 2015 eshte ne pune me fuqi te plote, procesi sot ka sjelle si pasoje largimin masiv te shqiptareve , shkaterrimin e shoqerise, mungesen e institucioneve dhe shtetit te se drejtes, cfare po ndodh realisht eshte qe ridhjerja ka vendosur te vjedhe, shkaterroje abuzoje cdo gje ne kete vend, ne mungese te plote te cdo vlere dhe ligji.

      Eshte nje regjim hibrid, i cili sundon me vjedhje korrupsion dhe banda. nuk ke ca te flasesh per zgjedhje, nuk ka gare me paligjshmerine, me naroshtetin apo me bandart, ka vetem procese sociale ekonomike politike qe mund te sjellin ndryshim, dhe keto procese kane nevoje qe te kete nje opozite ku mund te kete besim. Kjo eshte arsyeja pse eshte sulmuar ne menyren me te dhunshme agresive antiligjore opozita e udhehequr nga Prof.Berisha, Sepse ai sjell nje model tjeter i cili do te sjelle procese sociale ekonomike dhe politike qe do rrezojne regjimn hibrid te Rames. Prof.Berisha eshte partneri i ardhshem i cod konfiguracioni qe sjell rrezimin e regjimit te rames. Andaj kemi rishfaqjne e bashes, aktivizimin e jorides, pra vules se vjedhur dhe pompimin e Qorrit si alternative ndryshe kur ais ne fakt eshte i paperfillshem politikisht dhe pabesueshem praktikisht , si dhe shume te tjera per te veshtiresuar opoziten e Prof.Berishes.

      Kjo replike ka vetem je qellim te fshehur te Bushatit , per te nxjere ne pah qe sot kemi te bejme me nje regjim te instaluar sigurisht me ndihmen e cmuar te donald lu dhe yuri kim. Ne kete regjim nuk fitohen zgjedhje , as ne venezuele as ne serbi, eshte e kote pushteti do gjeje nje menyre qe ti marre zgjedhjet. kete rradhe i mori me doshin , administraten, kqz kas dhe vulen e alibashes. ne 2021 i mori me bashen qe shiti demokratet, lsi , ku doshi dhe administrata ne fakt kishin rol sigurues jo paresor. ne 2019 i mori sepse basha ishte i kapur .
      regjimi u instalua me kapjen e Bashes dhe tani eshte cimentuar.

      Cilido qe mendon qe me zgjedhje ndryshon e ka gabim, ka vetem nje rruge , procese demokratike balanca dhe garanci qe mund te mundesojne garen e zgjedhjeve si forme demokratike te largimite te regjimit nga pushteti. pra jo zgjedhjet por proceset qe do mundesojne formalisht zgjedhjet per largimin e rames , regjimit te tij. Zgjedhjet do jene si mekanizem fasade per largimin e regjimit. varianti me i keq eshte rama ne pushtet. dhe pas tij veliaj. qe do te thote qe shqiperia dhe njerezit e ketij vendi do vazhdojne kete terr, erresire te kombit si periudhe historike mbase edhe per dekada te tjera. Ngjashem me regjimin e Enver Hoxhes t embeshtetur nga Sovjetike por kete rradhe te frymezuar dhe mbeshtetur nga amerikanet. nje regjim tipik kolumbi, panama filipine apo zaire e mobutu seseko, do jete shqiperia e rama sesekos. dmth vari karin

  3. Keto zgjedhje e kane emblemen e tyre – Tom Doshin.
    Edhe ky i shpallur “non grata” nga DASH, por ndryshe nga Saliu te cilit ju mohua ajo Vula e partise, ketij Tomes ju dha Vula e partise Gjinushkes.
    Natyrisht ju dha me qira e me pazar – Qe Toma ti blinte 3 deputete ne 2021 dhe 12 keshilltare bashkie ne Shkoder ne 2023…per t’ja dhene bujarisht “me prokurim te drejtperdrejt” kesaj Rilindjes qe po gezojme sot.
    Tani mbetet te besohet se Toma ato vota ne 2021 e ne 2023 i ka marre :
    1 – nga idete e “Socialdemokracise” qe ka shperndare neper ato fakire te varfer qe e kane votuar
    2 – nga Cantat me leke qe ka shperndare neper fukarallekun anembane atyre zonave.
    (Kushdo e di se Toma nuk lidh dot dy fjali bashke)
    Pra Saliut i mohohet drejtimi i partise, kurse Tomes i jepet drejtimi i partise!
    Dhe jane te dy njelloj te shpallur “non grata” nga DASH
    Pushteti Rama pra ne hipokrizine e shkalles me te larte.

    1. Toma nuk është as kryetar pertie i PSD ( ka tre vjet që ka dhë në dorëheqjen), po nuk është as deputet.
      Toma nuk shan ambasadorët e SHBA dhe Anglisë.
      SRB mbase me ndihmën tende do ta mposht imperializmin amerikan dhe kolonialistët anglezë.
      Sepse për këtë është betuar kur u bë anëtar i Partisë Komuniste. Dhe me sa duket po e çon amanetin në vend.
      Po mjerë ju që po hani bar.
      Dhe kur bari të mbaroi, Kimetja do tju thotë: – Tani, do të hani mut. Si e doni të njomë apo të thatë?

  4. Tom Doshi ka marr rolin e LSI, rol qe LSI nuk e luan dot me se nuk eshte ne pushtet. Por duket qe ka pas edhe manipulim rezultati sic tregoi rasti i Pukes.

    1. ore lsi kur u nda ps kishte deputet kishte struktura kishte njerez. me pas u rrit edhe me interesa jodemokratik por ne fund te fundit kishte nje linje europiane integrimi te majte si ideologji.
      toma eshte vrases , ska as parti as struktura partiake por ka staf te kompanive, bandite dhe njerezit e ridhjerjes qe i tregojne ne zona te varfra kush jane per tu ble, di gje toma kush eshte per tu ble ne diber , po sja tha ridhjerja e dibres?? ridhjerja i tregon toma shkon ben pazare votash nga krahu tjeter i shkon pales tjeter me bande leke dhe shtetin me vete.

  5. Me duken te njejte ne ide Bushati dhe Kajsiu ndahen vetem se Bushati eshte pesimist nuk pret apo i duket kohe e gjate gati e pamundur te ngrihen forcat e reja si Qori, kurse Kajsiu duket optimist beson se eliminimi i se vjetres sjell ngritjen e te rese, ndoshta ka te drejte vetem koha mund ta tregoje.

    1. Te jesh optimist per Qorrin eshte fatkeqesi cerebrale. Ketu ka fituar realisht Rama dhe realizmi socialist.

  6. Bravo Bushat,
    si gjithmone i sakte dhe korrekt.
    Me sa duket shprehja “pse hajduti nuk ka faj ?” ka dale per tipa si Kajsiu.

  7. E reja, te rinjte, nga do na vijne, apo ngrohen ne politiken e ketyre politikaneve qe ju komentues na kerkoni. Nuk thote politika i ri, a po i vjeter, por thote per boten e koncoptin demokratik te zhvillimit ekonomise. Kete kerko populli, A sna solli ky mafiozi Rama gjoja te rinj nga dy gjinite,, e sot ku i kemi,,,,, ne pushtetin me mafiz , te korruptuar nga te tera anet.Biles ky grup eshte deskriminues i rruges demokratike te vendit. Andaj interpretimiKAJSI, per breza, fryme, e te rinj sot per sot ka karakter doktrinar ne politiken e ketij shteti sektist, qe si e si te mbuloje me tymin e analizes se tij gjurulldisese te mos dale e te na thote veprimet e lojrat politiko anti demokratike qe ky sistem sektist ka ne rrugen e tij. Kushdo me nji aresye teper te thjeshte do i shkoi mendja, se kur vidhemi e masakrohemi nga pushteti ne jeten e perditesh.e, po ne zgjedhjet ne kater vjet cfare na bejne keta maskarenj te maskuar nen pushtetin e popullit.keta ishin krimba por sot jane bere gjarperinj, por kush do ia shtype koken.

  8. Shume bute i je pergjigjur Bushat, sepse Kajsiu nuk eshte naiv, por i vetedijshem per rolin si avokat mbrojtes i Rames, gje te cilen e kryen me shume zell. Nuk reflekton aspak dhe vazdhdon me artikuj te gjate e te merzitshem duke manipuluar fakte. Vendi eshte zyrtarisht ne nje diktature.

  9. [Unë nuk kam qenë ndonjëherë mbështetës i Edi Ramës, por i kam dalë në krah atëherë kur Berisha dhe Basha i vodhën ato dhjetë vota në bashkinë e Tiranës. – citimi i Bushatit]

    Bushat, te jemi te ndershem, vertet pranon e mendon se Rames iu “vodhen” aq kollaj 10 vota ne garen per Bashki???
    Te vjen zor ta mendosh apo pohosh se kishin rene dakord me Bashen dhe se pas 2 vitesh Rama do te behej Kryeminister??? Ka 10 vjet i tille, nese e ke harruar!

  10. Pyetja retorike e Kajsiut nuk vlen as për polemikë, në të cilën Andi Bushati angazhohet për publikun dhe sigurisht si një gazetar që i kundërvihet dezinformimit.

    Së pari, gjithkush në një vend të lirë e demokratik voton sipas bindjeve të tij dhe jo për të mbrojtur apo braktisur politikanë të caktuar, përveç militantëve fanatikë.

    Së dyti, pavarësisht votës bazuar në vullnetin e tij të lirë, detyra e gazetarit është të mbrojë interesat e publikut e jo të bëhet partizan i këtij apo atij grupimi politik, çka është alfa e gazetarisë së pavarur.
    Bindjet personale nuk mund të jenë pjesë e detyrës së gazetarit të besueshëm. Ndaj vota dhe e vërteta nuk janë simotra.

  11. Akoma nuk e kupton Bushati dhe te tjeret se ne Shqipeei te jesh hajdut nuk eshte turp por vlere, te abuzosh e genjesh diten per diell eshte aftesi e rralle, apo te korruptosh-golden standart! Ndaj respektoni kriteret ndryshe…pirdhuni.

  12. Bravo Andi. Po per ripjelljen ka rendesi manipulimi i vazhdueshem i realitetit dhe fokusimi te viktima dhe jo te kasapi. Kjo sepse viktima dikur mund te kete qene kasap e gjithsesi ne nje shoqeri njerezore krimi nuk justifikon krimin. Gjithsesi shumica e atyre qe kane ze paguhen per te pasur ate ze, nuk duket rasti jot dhe i lapsit. Fale fakteve do kemi mundesi te pohojme qe 2+2 =4 e jo 5 si duan te na tregojne keta. Qe Berisha e Meta kane kusure kjo nuk diskutohet po te ata njerez qe I mbeshtetin une besoj se fshihet e ardhmja.

  13. Loja qe bëjnë socialistet eshte e qarte – te përqendrojë vemendjen tek bojkotimi qe iu be opozites, se sa tek vjedhja zgjedhore. Keshtu sulmohet opozita si “fajtore e humbjes” dhe njekohesisht largohet vëmendja nga vjedhjet e hapura. Me nje gur vret dy zogj.

    Per ata 60% qe nuk votuan, nje pjese u tregua indiferente, kurse pjesa tjetër u sabotua qe te mos votonin. Nje informacion i tille përmendet edhe ne këtë artikull.

    Kurse per ate 40% te elektoratit qe votoi, nëse do t’i shkohej deri ne fund te gjitha vjedhjeve qe u bene, fut këtu edhe atmosferën mbytëse te krijuar enkas, zgjedhjet do t’i kishte te humbura PS. Disa prova u ofruan perseri ne këtë shkrim.

    Përfundimisht keto zgjedhje u bene nen tytën e kobures dhe nuk mund te presësh me tepër sesa “nje fitore plebishitare te pakundërshtueshme” e qeverise me te korruptuar ne hemisferën veriore.

  14. Nuk jam fare dakort me Bushatin persa i perket debatit me Kaisiun per dy aresye.

    Se pari ky nuk eshte nje debat intelektual ose me sakte eshte cdo gje pervecse debat

    intelektual. Jo nje intelektual por edhe nje qorr e ka pare se opozita reale qe drejtohej

    nga Berisha- Meta u ndesh jo me PS por me makinerine shteterore qe eshte pasqyruar

    edhe ne raportin paraprak te Misionit te OSBE-ODHIR.

    Se dyti, mendimin e tij (te bushatit) se Kajsiu “eshte nje ze, argumentet e te cilit peshojne

    ne debatin publik” na paraqet si nje fakt te nenkuptuar, gje qe s’eshte aspak e vertete.

    Kajsiu nuk eshte nje “tenor” i debatit publik sic eshte Lubonja apo deri diku edhe vete Bushati

    por nje pjestar i rendomte i korit te turpshem mediatik te merobazeve, karlobolinove, lorencvagjeleve,

    preczogajve, dritanhileve, frrokcupeve e sojsorrollopeve te tyre qe duken si tymra te dala nga

    prapanica e Rames per te mjegulluar te verteten.

  15. Ngazellimi i gjuheleximsit Andi Bushati eshte i papershkrueshem. Me sa kuptohet nga ky tekst, Kajsiu eshte per gjuheleximsin Bushati nje koke e madhe Ndaj dhe gjuheleximsi eshte feeeell i kenaqur qe po debaton me kete koke te madhe te politologjise ene filozofise globale.

    Gjuheleximsi Bushati osht dhe pak i kompleksum pasiqe refuzon kategorikisht te komentoje shkarjen skiç te Doktorit te gjyshit te vet i cili doli ne mejdan me foton e Joe Walsh dhe Dan Hutres.
    Gjuheleximsi i ka fobi keto fakte se i bie pertok teza e tij e dashur e regjimit, si mund te pranoje gjuheleximsi Bushati se lideri piedestal i opozites eshte me te meta mendore dhe ka rrjedhur? Absolutisht jo. Gjuheleximsi i injoron keto fakte pasiqe ai eshte i bindur se kaloresi i pluralizmit Sali Ram Berisha po ben nje lufte te paepur bashke me te gjithe gjuheleximsat kunder regjimit dhe diktatures; ku te gjithe se bashku financohen nga Samiri dhe Ceti, dy ikona te pluralizmit dhe demokracise se vertete.
    Gjuheleximsi Bushati nuk do pranoje kurre se Doktori ka rrjedhur nga trute, por do vazhdoje me stoicitetin qe e karakterizon te shqyrtoj sa me fell regjimin bashke me koken e politologjis botnore, kollovarin kolumbjan Blendi Kajsiu. 👏👏👏👏

  16. Një i ri nga Malësia e Madhe e ka cilësuar absurde të flitet ende për të në politikë, madje sipas tij humbja në Shkodër është e ulët.

    “Më duket absurde të flasësh për Berishën. Kur se do vendi i vetë Tropoja… Ka fituar Shkdorën gjithmonë dhe s’ka bërë asgjë. O bushat ti shkruan mbasi del rezultati i ndeshjes ate e kuptojne te gjithe edhe populli opozitar nuk doli ti votoje spiunet salih – metaj,ti bushat e ke fituar bastin me salihun ne studion e Rakipit,por ti nuk beson thellesine e rezultatit,ke probleme me veten

  17. Shqiperia post komuniste ka nderru nja kater here qeverite ne zgjedhje qendrore dhe nja 20here bashkite ne ato lokale.
    Ne ’91 kur iku Ramizi dhe erdhi Bufi, ne ’92 kur iku Bufi dhe erdhi Berisha, ne ’97 vjen PS ne 2005 prap Berisha dhe ne 2013 Rama.
    Qeverite ne Shqiperi jane nderru edhe ne kohen e PPSH, edhe me vone kur kerciste druni dhe ndroheshin kutite, edhe kur u gjet fenomeni i Dushkut, edhe i mega Dushkut, edhe kur Nano bllokonte makinat e vjedhme te shkembi Kavajes, edhe kur me vone Saliut i plasi Gerdeci dhe Rama hongri ngjalen. Cfare do lloj manipulimi qe ka qene per tu bo, eshte bo ne Shqypnie dhe pushtetet prap jane nderru.

    PDja ka humb nja 7 pale zgjedhje rjesht deri tani. Lokale e qendrore. Mbas cdo humbje i njejti refren. Zgjedhjet u vodhen. Tani , mire se Bashes dhe Saliut, i takon me thone keshtu se mbajne karrigen, po Bushat kari ca ka qe na ca trapin dhe do me e bo te berdhen te zeze?
    Po pse me, kaq kara i kujtojne njerezit kto me?

  18. Sigurisht që fajin më të madh e ka ai që vjedh e jo ai që vidhet, o Bushat.
    Por ti nuk mund të fshihesh pas këtij konstatimi për të absolutizuar fenomenin.
    Përse ?
    Sepse në kohën më të madhe të ushtrimit të profesionit të gazetarit, ke akuzuar Berishën si “vjedhës të lopës” e bile edhe tani vazhon të deklarosh publikisht se e ke ate mendim për Berishën, që në zgjedhjet e 1996-ës
    Po i lemë mënjanë Berishën, Metën e Ramën se që të tre e kanë bërë këtë mëkat.
    Po me Bashën çfarë ke që i je kundërvënë kaq shumë duke mbrojtur Berishën ?
    Nuk ka asnjë fakt se ai “i ka vjedhur lopën” dikujt, as në kohën kur ka qenë ministër e as në kohën kur ka qenë kryetar i opozitës.
    Apo se pse Basha bëri “mëkatin e madh” që midis “demokracisë” së Berishës e të SHBA apo Britanisë , zgjodhi këta të dy ?
    E kam pasë lexuar edhe unë dikur “veprën” e Enverit “Rreziku i imperializmit anglo-amerikan për Shqipërinë”, por në mungesë të letrave higjenike në ate kohë, e kam përdorur për ate funksion.

  19. Per fat te keq kush shtet eshte satelit i amerikes ka kete fat qe kemi ne.Eshte Amerika ajo qe e goditit ne kete menyre opoziten dhe qe do ne pushtet Ramen .dhe kjo per arsyet qe i di ajo zyre e vockel qe meret me ne.Eshte e poshter qe nje shtet demokrat si amerika vepron ne kete menyre me nje shtet bananesh si ne ,duke mbajtur ne pushtet kriminele si rama &co.Te denosh saliun per korrupsion te bere ne opozite sot qe shte 80 vjec dhe te jesh me ramen dhe co qe rkiminalizuan ushtetin vetem demokratike nuk eshte,Por faji nuk duhet pare vetem tek amerika por dhe tek ne ,kultura jone.Patjeter qe jemi nje popull legen e hajdut qe duke filluar nga mengjesi e kemi mendje sesi me vjedhur.Shkurt me ramen kemi zgjedhur vetevhten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *