• |
ide | kryesore

Cech njofton largimin nga futbolli, Drogba i jep mirënjohjen: “Faleminderit heroi im”

Sport



Didier Drogba i ka shprehur vlerësimet e tij Petr Cech, ish-shokë skuadre tek Chelsea, në ditën e njoftimit të largimit të tij nga futbolli: “Do të kisha nevojë për miliona fjalë për të të përshkruar, zemrën tëndë të mirë, profesionalizmin e mentalitetin fitues. Por një foto i tregon të gjitha – ka shkruar ish-sulmuesi nga Bregu i Fildishtë në një postim në instagram – Faleminderit heroi im, që i ke duart dhe zemrën e florinjtë. Priti tre penallti dhe pastaj vrapo drejt meje si të isha unë një legjendë. Cfarë karriere do të përfundojë pas pak muajsh…”.

View this post on Instagram

I would need Millions of words to describe you, your good heart, your professionalisms and winning mentality but one picture summarise it all, Thank you my Hero @petrcech for having Golden Hands and Heart Man saved three pens and run into me like I’m a legend ??‍♂️ What a career you’re gonna end in few months Love to the family ? De millions de mots ne suffiraient pas à te décrire toi l’homme au grand cœur, ton professionnalisme et ton envie de gagner , Mais cette photo résume bien tout, Merci mon Hero @petrcech d’avoir des mains et des gants en or Le gars arrête trois penaltys en finale et court vers moi comme si j’étais une légende ??‍♂️ Bien de choses à la famille ?

A post shared by didierdrogba (@didierdrogba) on

Akoma edhe pesë muaj futboll dhe pastaj portieri cek do të varë këpucët në gozhdë. Petr Cech do të largohet nga futbolli i luajtur dhe e komunikoi vendimin e tij në rrjetet sociale: “Ky është sezoni im i 20 si lojtar profesionist. Eshtë momenti i duhur për të njoftuar se do të tërhiqem në fund të këtij sezoni”.

Cech, mbërriti tek Chelsea në 2004 e kaloi tek Arsenal në 2015, ndërsa është konsideruar një nga portierët më të mirë të gjeneratës së tij. Cech është gjithashtu lojtari me më shumë prezenca (deri tani 124) në historinë e kombëtares së Republikës Ceke. I rritur në moshat e Viktoria Plzen, në 2001-2002 ai luajti me Sparta Praga për tu transferuar më pas tek Rennes. Pas dy kampionatesh në Francë, nga korriku 2004 kaloi tek Chelsea, ku luajti për 11 vjet, duke fituar një Champions League, një Europa League, katër kampionate anglezë e katër Fa Cup. Nga 2015 mbrojti portën e Arsenal, duke fituar një tjetër Fa Cup. Cech u bë i famshëm edhe jashtë fushës së lojës, për faktin se nga 2007 luan gjithnjë me një kaskë mbrojtëse. Një vendim i marrë pas dëmtimit të rëndë të pësuar në 14 tetor 2006, kur në ndeshjen me Reading pësoi një frakturë në kafkë pas një përplasje me Stephen Hunt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *