“Hazard ka një cmim: 112 milionë euro”. Kjo është hapja e zgjedhur nga e përditshmja spanjolle As, që ka dhënë ndoshta detajin më të rëndësishëm në tratativën, që edhe verën e kaluar u kthye në një telenovelë, në interesimin e Real Madrid ndaj kampionit të Chelsea.
Lojtari i kombëtares belge është një nga lojtarët më të përfolur të merkatos, për vetë faktin se konsiderohet një nga më të mirët në botë për rolin e tij. Fakti që është përcaktuar një cmim, tregon se bisedimet dhe gatishmëria e londinezëve është e tillë sa për të lejuar merengues të ndërhyjnë në qershor.
Klubi londinez, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle AS, është gati ta shesë lojtarin për shifrën e 112 milionë euro. Cmimi nuk është i papërballueshëm nga Real Madrid, por kjo vetëm sepse në 2020 përfundon kontrata e Hazard, që mund të largohet nga Stamford Bridge me parametër zero dhe kjo mund ta tundojë Real të bëhet i durueshëm.