• |
ide | kryesore

60 sekondat e çmendurisë së Dembele nxorrën KO Levante: Barcelona në cerekfinale të Kupës së Mbretit

F1, Sport



Ndeshja e kthimit në Kupën e Mbretit mes Barcelonës e Levantes nuk kishte histori dhe fshiu madje edhe atë pjesëz që Levante shpresoi shumë se kishte ndërtuar në 90 minutat e para të 1/8: në Camp Nou Dembele dhe Messi vendosën kualifikimin e Barcelonës në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Pas suksesit 2-1 në ndeshjen e parë, Levante shkonte në Barcelonë me objektivin për të mbrojtur rezultatin, duke e patur të qartë se Valverde në atë rast kishte lënë të pushonin shumicën e lojtarëve të tij titullarë, por strategjitë u komplikuan në 60 sekondat e çmendurisë së Dembele: dy gola të shpejtë në minutën e 30 dhe 31 nuk i lanë asnjë shans Levantes të ngrinte kokë, sepse e pa veten tashmë të eleminuar.

Të mbroheshin nuk kishte më asnjë kuptim, por të sulmosh Barcelonën është edhe më pakuptim gjë që u kuptua në golin e tretë të Lionel Messi, që vuri shenjën e tij në listën e golashënuesve, pas dy asist për golat e Dembele.

Me këtë fitore, Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 4-2, duke u bashkuar me Real Betis që barazoi në transfertën baske me Sociedad 2-2, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë. Shkon më tej edhe Espanyol që mposhti 3-1 Villareal, që në ndeshjen e parë kishte barazuar 2-2.

Spain – Copa del Rey
Real Sociedad 2 – 2 Real Betis
RCD Espanyol 3 – 1 Villarreal
Barcelona 3 – 0 Levante



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *