• |
ide | kryesore

Protesta në Superkupë, një javë skualifikim për Gattuso

Sport



Protestat e ashpra në fund të sfidës së Superkupës së Italisë me Juventusin i kanë kushtuar një javë skualifikim Gennaro Gattuso. Përveç trajnerit kuqezi dhe Kessie, i përjashtuar gjatë ndeshjes së madh të Gedda, Gjykatësi Sportiv ka ndaluar për një turn edhe Romagnoli, Calabria dhe Pjanic. Në stafin e Milan i skualifikuar deri në 4 shkurt edhe mjeku Mario Brozzi për protesta në fund të ndeshjes.

Në detaje, mbi komunikatën e Gjykatësit Sportiv, trajneri kuqezi gjithashtu është gjobitur me 15 mijë euro, sepse në fund të ndeshjes, ka kontestuar me tone të larta dhe fyese vendimet e arbitrit . Për të njëjtën sjellje është ndëshkuar edhe mjeku i skuadrës kuqezi.

Pas këtij vendimi, Gattuso do t’i duhet ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e ardhshme të Milan në transfertën e Genoa në kampionat të hënën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *