• |
ide | kryesore

Sulmuesi shqiptar përplas në merkato Chelsea e Fiorentina dhe ka një arsye…

F1, Sport



Objektiv i njëjtë për dy klube të rëndësishme Europiane dhe një betejë merkato për të fituar zemrën e një shqiptari. Sipas asaj që bën të ditur tuttomercatoëeb, Chelsea e Fiorentina po sfidohen për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës Arber Zeneli: Blutë po ndjekin me kujdes situatën e 23 vjecarit, por duhet të ruhen nga konkurenca e Fiorentinës, që pasi mori Muriel kërkon të kompletojë ofensivën me Zenelin.

Sulmuesi i Kosovës është në skadencë kontrate me hollandezët e Heerenveen, të cilët kanë opsionin për të rinovuar edhe për një vit, por sulmuesi kosovar që deri në U-21 ka luajtur për Suedinë, nuk duket shumë i bindur për të vazhduar karrierën me hollandezët. Në 16 ndeshje të luajtura në këtë sezon në Eredivisie Zeneli ka shënuar 3 gola dhe dhënë 10 asist. Është e qartë se nuk bëhet fjalë për një qendërsulmues, por një sulmues të dytë, për të cilën si Fiorentina ashtu dhe Chelsea janë gati të sfidohen.

Zeneli ka luajtur 15 ndeshje me kombëtaren e Kosovës duke shënuar 6 gola, por më shumë se në fushatën ndërkombëtare, sulmuesi ka të gjithë panoramën për vete në sfidën e Amsterdam Arena, kur të dielën Heerenveen të luajnë kundër Ajaxit, me skautë nga e gjithë Europa prezentë në stadium.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *