• |
ide | kryesore

Lojtari 40 milionë euro, që mund të kishte hequr dorë në moshën 16 vjeçare

Sport



Një nga emrat më premtues të futbollit Italian mund të mos ishte bërë i tillë. Kur Federico Bernardeschi u transferua për shumën e 40 milionë euro nga Fiorentina tek Juventus akush nuk e dinte, se sulmuesi italian 7 vjet më parë, kishte qenë gati të hiqte dorë nga futbolli.

Bernardeschi ka zbuluar prapaskenën e karrierës së tij që rrezikoi të mbyllej në moshën 16 vjecare: “Isha në kohën kur po futesha tek të rinjtë e Fiorentinës kur mjekët zbuluan se kisha një problem në zemër, e më thanë se se ishte e zmadhuar. Më thanë se nuk e dinin nëse mund të vazhdoja të luaja, por duhet të ndaloja gjashtë muaj: ishin muajt më të gjatë të jetës sime. Ai moment më bëri të ndërgjegjshëm për brishtësinë e udhëtimit në të cilin isha futur, ndaj cdo sukes e përjetoj sit ë ishte një bonus” ka thënë lojtari për The Player’s Tribute.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *