• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Kandidati i PS për bashkinë e Tiranës, Rama “driblon” Veliajn

Kryesore, Lajme



Kur mbeten vetëm 5 muaj nga dita kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive mbeten ende të paqartë emrat e kandidatëve. Nëse në Partinë Demokratike ky proces nuk ka nisur ende të mendohet, në kampin socialist Rama vijon të luajë me emrat. Ai është pyetur disa herë nëse do të rikandidohet Erion Veliaj në Tiranë, por kreu i selisë rozë ka përsëritur deri në lodhje shabllonin se “këtë e vendosin forumet”. Edhe roja e parkingut të PS-së e di që vendime të tilla i merr vetë Rama, por mbajtja pezull e emrave deri në frymën e fundit është një lojë që kreu i socialistëve di ta luajë mirë dhe që duket se i jep mjaft kënaqësi.

Edhe këtë të shtunë Rama kishte marrë me vete Veliajn për të dytën ditë radhazi në prezantimin e projektit të Kampusit Universitar të Tiranës, ku foli për një mandat tjetër socialist të kryetarit të bashkisë, sërish e shmangu emrin e kryetarit aktual.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërçipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të ardhshëm të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, – tha sot Rama.

Prej kohësh në korridoret e selisë rozë flitet për një ftohje mes Ramës dhe Veliajt. Nën zë thuhet se për të frenuar hovin e Veliajt dhe për të goditur klanin e tij në parti, Rama nisi të hedhë në treg edhe emra të tjerë kandidatësh për bashkinë më të madhe në vend. I pari ishte ai i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Rama nisi të shfaqej shpesh me Ogertën në krah në inspektime spitalesh apo dhënie çelësash të shtëpive të reja për të varfrit. Manastirliu nisi të merakosej edhe për punët në bashkinë e Tiranës.

“Gojët e liga” thanë se në atë kohë ishin portalet e kontrolluara nga Veliaj që “zbuluan” plagjiaturën e doktoraturës së Manastirliut. Por edhe nëse nuk e zbuluan ato, të njëjtat portale e shpërndanë menjëherë për ditë me radhë. Një tjetër emër që u lakua ishte edhe ai i deputetes Blerina Gjylameti.

Protesta e studentëve ishte një tjetër moment që i “hodhi benzinë zjarrit” mes Ramës dhe Veliajt. Në atë fund dhjetori të ftohtë të 2018-ës qarkulloi jo pak teza se studentët ishin ngritur të nxitur nga vetë Veliaj. Sipas atyre që e mbështesin këtë ide, edhe nëse nuk i kishte ngritur Veliaj në protestë, ai po i manipulonte për të përfituar nga situata e krijuar.

Si argument jepej aktivizimi i “Organizatës Politike” të Arlind Qorrit që në fillimet e tij ka qenë pjesë e lëvizjes “Mjaft” të Veliajt. Në korridoret e mazhorancës flitej se Veliaj, i mërzitur me hezitimin e Ramës për t’i dhënë një shenjë për rikandidimin po punonte për rrëzimin e kryeministrit në mënyrë që t’i hapej rruga për më lart. Deklarata e Ramës në konferencën me gazetarët në fund të vitit se Veliaj duhej “varur” u lexua në dy kuptime.

“Po. Ka një komplot në PS dhe jam shumë i shqetësuar për këtë komplot, lëvizje konspirative që synon gjëra shumë më të rënda që nuk i ndaj dot me ju. Jemi duke menduar për një gjyq popullor dhe dënime të rënda, shumë të rënda, internime. Nuk diskutohet që koka është kryetari i bashkisë së Tiranës. Ai është në krye të këtij komploti i mbështetur nga ish-ministri i Brendshëm. Ka edhe të tjerë por nuk ua them dot…

Por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë, Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf” – tha Rama.

Rama për Erion Veliajn: Nuk e ka të gjatë, do të varet në pemë si shembull

Nëse kreu i qeverisë dhe mazhorancës i mohon klanet në PS, një zë i brendshëm i konfirmoi vetëm pak ditë më parë është ish-deputeti Arben Malaj, i cili paralajmëron se konflikti mund të dëmtojë rëndë Partinë Socialiste.

“Ndalni prapaskenat dhe luftën brenda llojit. Kërkohet bashke-përgjegjësi dhe bashkëpunim dhe jo rivalitet absurd. Të dashur kolegë nga mesazhet e drejtpërdrejtë apo te koduara duket se PS po rrezikohet të përfshihet në një luftë brenda llojit. Kjo dëmton rëndë kredibilitetin e saj publik dhe efikasitetin e saj në qeverisje.
Fillimisht dëshiroj të qartësoj se personalisht nuk do të jem asnjëherë pjesë e ndonjë lufte brenda llojit, kjo bazuar edhe në përvojën dhe kontributet e mia në Partinë Socialiste nëpërmjet platformave konkurruese për modernizmin e PS dhe jo nëpërmjet grupimeve për interesa abuzive”, – shkruante Malaj në një status në 15 janar në ‘Facebook’.

A ka një krisje Rama –Veliaj?

Faktet/ Zbulohet se përse janë në konflikt Rama dhe Veliaj

Një konfirmim për përplasjet në PS e ka bërë indirekt edhe vetë Veliaj duke i cilësuar ato thjesht si “cic mice”.

“E kam thënë këtë ditën e parë kur isha në qeveri dhe e kam thënë kur lash qeverinë për bashkinë, unë dhe Edi Rama jemi një paketë. Nëse dikush ka iluzione dhe shpresa e fundit që i ka ngelur opozitës tani që janë të përçarë, tani që po merren dhe me këto skandalet ruse,n ë qoftë se shpresa e tyre e fundit është që do ketë ndonjë cic-mic mes meje dhe Edi Ramës ta harrojnë, se po është kjo shpresë do ngelin gjithë jetën e në opozitë” – tha Veliaj në një intervistë për Real Story vitin e kaluar.

Veliaj sfidon Ramën, shpall vetë rikandidimin për Tiranën

Cili do të jetë fundi i këtij rivaliteti është e pamundur të thuhet. Deri në përzgjedhjen e kandidaturave do të rrjedhë edhe shumë ujë, por e qartë është që brenda guaskës së spektakleve me regji qendrore të Ramës zien “kazani” i vërtetë. ©LAPSI.al



28 Comments

  1. Neise lajme per te shtune dhe te diel,pordhe me rigon.Asnje nuk flet per Bashen qe do haje mu..in Rames duke ngrene qofte me birre bashke me Balliun e Ri.Kriza e PD pa asnje ideal,pa asnje gje te re na ben qe te themi me mire nje hjadut i vjeter se sa nje super hajdut super i vjeter.Veli mamaja jeton rehat fare sepse PD nuk ka asnje slogan te ri.Me Nishanin pa mustaqe i kane varur shpresat tek Meta per krize qeveritare.Shkulkarin e kane propozuar si ambasador tek PD per ceshtjet e bukurshkrimit.

      1. Është HOOK që tek gazeta enveriste Dita shkruan me pseudonimin “intelektuali” e në fakt është një shofer kontrabandist ish spiun i sigurimit.

  2. Rama nuk kakandidat me te mire se Veliaj. Sidoqofte duket qarte se te dy i tremben njeri tjetrit si djalli temjanit duke bere edhe ‘humor kinez’ ne media (sidomos Rama). Heret apo vone kushdo te mbytet i pari do marre me vete edhe tjetrin…

    1. po kandidatet jane o miqt e xhafes o miqt e veliajt o miqt e ndonjeri qe ka dale nga skapamentoja e xhaxhi enverit. na fliska per kandidatura bytha jote. te tjeret kane ikur, ata qe jane ketu nuk guxojne te flasin se edhe kur kane bere ndonje gje i ka shantazhuar dhe percare edi rama dhe e kane aq integritet sa mos e pjerdhin me ate skicofren, prandaj dhe ai duke pare qe ka promovuar gjithe klyshat e bllokut tani po shet diktaturen si vlere shqiptare me Bunkart dhe libra “kurbani”. nga lindi gjithe kjo dituri ketu eshte pyetja 😉 . po mesiguri je i ri, je nga ata qe hengre djathin per kar kur erdhi rama…

    2. Le te vazhdojne dhe do te vazhdojne te udheheqin dyshja Rama Velia ti ja qijne robt ketij populli injorant qe bare hajne vetem partija te jete ne pushtet dhe jo e percare..kujt nuk i pelqen kjo te gjej 12 mije paund e te iki ne Angli se gjermania nuk i pranon ose te rrijne urte ne shqiperi dhe te hajne mutin e ripjedhjes se kallam deshtakut..ju befte mire gjah e dhjame..hahahaa..!!!

  3. Dhe ne s’jam I mire ,jam me vehten time.Plaku dhi eshte per ju,Dru me pre dhe gjak,keshtu mbahet shteti me Mulin dhe Balliun e pilafit.

  4. Donika te eshte bere pidhi me pika hhahhahhhhha qeshi miza e mgezuar kur pa Doniken e shpartadhuar, me kar lulushi

    1. Ore se edhe ai Ben Blushi kshu bertiste ” komunista keta, komunista ata”. doli qe kishte bere goxha plan me Ramen. na e futi bukur.

  5. Lajm tipik portalesh qe i ngjajne fallxoreve..

    ‘ ku foli për një mandat tjetër socialist të kryetarit të bashkisë, sërish e shmangu emrin e kryetarit aktual.’ ..

    Dhe mbi kete ‘ fakt’ qe vetem keta anal-istat e lapsit e dallojne… behet nje ANAL-IZE qe fillon me hamendesime por qe ne fund te artikullit keto hamendesime trajtohen si fakte te kryera.

    Tamam artikull qelbesire.

    1. mos u mundo ta embelsosh te verten, sa do e hidhur te jete. mos ju lepij kaq shume loqeve te veliajt amon, mjaft portale te tjera ka shko andej bej bythqimin ( jo gay por bythqim )

  6. Ne te partise LIBRA te Blushit jemi dakort me Lulin dhe gjithe hajdutet e PD,do heqim Ramen hajdut dhe do veme Moniken+Lulin(bashke) jo aq shume super hajdut.Protesta me Blushin ne krye dhe hajdutet e tjere,parrulla jone eshte “me ne vjedhin edhe te ndershmit”.Une vjedh/Ti vjedh/Ai kapet…dhe Balilin do ta bejme Bilbil Qyzar …do heqim presidentin e 11 haleve dhe do ta bejme K/minister.Te vraret nga 11 janari dhe gerdeci do ti japim nga nje medalje teneqeje nga ato qe Nishani i ndante me valixhe.Taci oil dhe Fazllicin do ti marrim si keshilltar per ekonomine dhe kosoven.Nishani do leje mustaqe ne shenje proteste ndaj Blushit dhe partise LIBRA.Te henen takohemi tek Rogneri me Lesin per nje plan operativ .

    1. o skenderbe ( prej titullit qe i ke dhene vetes ). mjaft na hape barkun dhe sa per partine librat shkruaje me te vogla se nuk ja vlen, e pam se me cbrum eshte bere edhe bibilushi. na e futi mjaft bukur po ce do qe komunizmin disa e kane ne gjak. eshte arritje madhe kjo qe keni bere. me ato e-mail si eshte blushi ? ka nevoje prape per ndihme se tani po rri si mbret tek top channel fal rames…mos je endri fuga mo ?

  7. o skenderbe ( prej titullit qe i ke dhene vetes ). mjaft na hape barkun dhe sa per partine librat shkruaje me te vogla se nuk ja vlen, e pam se me cbrum eshte bere edhe bibilushi. na e futi mjaft bukur po ce do qe komunizmin disa e kane ne gjak. eshte arritje madhe kjo qe keni bere. me ato e-mail si eshte blushi ? ka nevoje prape per ndihme se tani po rri si mbret tek top channel fal rames…mos je endri fuga mo ?

  8. Kane ndryshuar strategji skifterat e saliut dhe lulit ne perdorimin e emrave te tjere,por stalini ziguri .ari juri xixa etj jane po ata qe nje pune din ta bejne mire shishet e shurres dhe nderrimin e pampersave te saliut

  9. Nuk ka shance te kalojme nga oratori te bythqiri, sepse bythqiri je pushtet eshte kushedi sa here me keq. Gjithsesi uroj me gjithe zemer qe PS-ja te kaloje te bythqiri se na kane care karet 70 vjecaret neper komente dhe nuk kane kepuce e te shkojne te votojne! Rames pa ja qi Linden nuk e len Ajola, tek e fundit.

  10. Shif e boj Robo. Drejtore policie do jene keta qe mbledhin koshat e katunarve. Pa ta qi te tome nuk te lejne. Shif e boj…..

  11. Ooo rrilindas byth qir po akoma keni kurajo te komentoni more rrac homo si s keni moral more te mjer hajduta plera fundrrina

  12. Keto analiza jane sa per debat…Nese Veliaj do guxonte te dilte vete, do ishte vetevrasje..Nuk i ka votat e veta ato qe e mbajne ne Keshill Bashkiak, dhe PD uk do pranonte kurre ta perkrahte..Aq me teper qe ne zgjedhje ai ka marre gjithmone shume pak, (me G99) mori me pak se 1%..Keto jane pune te LSI dhe disidentet e PS..
    Eshte e thjeshte e ska nevoje per analiza te shfrenuara..Edhe sikur te mos ta kandidojne, hajdutet e Rilindjes do ti sigurojne jastek te bute per te dale jashte nga gjithe kjo vjedhje e korrupsion qe po behet ne Bashkine e Tiranes..

  13. Edi Rama ka sjelle prape kohen e diktatures komuniste ne Shqiperi. Sjelle spiunat neper universitetet private per kontroll behet apo jo mesim. ka ardhur prap koha e 80-lekshave. Te dhjefsha trute kush nuk na degjoi perpara se tani duhet te merremi me keto budallackat trushplare te edi rames. Shqiptaret mezi u munduan te profesionalizoheshin neper vite, tani ky thote behuni kurban qe te mesojne keta dangallet e mi dhe pastaj te shohim ( se procesi mund te zgjase 100 vjet ). plus tani evidentohet edhe fakti qe ky shantazhon hapur kshuqe nuk mund te vazhdoje te luaj karten e tij te preferuar “ju nuk keni bere asgje”… Rama eshte perfundimisht i semure nga trute. Kjo ideologji politike duhet varrosur njeher e mire.

  14. AI, QE KA SHKRUAR ME bURRI dONIKES, A E DINI SE KUSH ESHTE? bURRI, OSE DASHNORI lindes. DHE KJO TREGO EDHE PERMBAJTJEN E TEKSTIT TE KULISHIT HUMORISTIK, QE E KA VJEDHUR NGA kOREA E VERIUT. kJO E KY FRYMEZIM ESHTE I PROSTITUTAVE KUQALE QE JANE NE QEVERI, APO QE NA BEJNE PROPAGANDE NJE VIT DERI SA NA DALIN HAPUR NE DITEN E ENVERIT, E C;DUAN ME SHUME KETA BANDITE, HAJDUTE, KRIMINELE E DROGMENE? tERE ATO VESE E POSHTERSI MUNDOHEN TUA VESHIN TE TJEREVE E SI HAJDUTI THERRASIN,,KAPENI HAJDUTIN. kODOSHET, E VANDALET POLITIKE TE SEKTIT PER KETE PUNE PAGUHEN, POR EDHE PAK ORE ZORRAXHINJ KODOSHESH, SE DO JU VIJE FUNDI, E ME SIGURI DO E NISNI SI GUERRILAS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *