• |
ide | kryesore

Aktorja e Game of Thrones tregon sakrificat e rolit, ‘Vite pa larë flokët’

Paparazzi, Slider



Aktorja e serialit të njohur “Game of Thrones”, Sophie Turner ka bërë diçka të papritur: nuk ka larë flokët. Asaj i duhet të përshtatej me karakterin dhe e kishte të ndaluar të lante flokët për gjatë gjithë kohës së xhirimeve.

“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin  dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur.”- ka treguar ajo per InStyle.

Dhe në fakt, të rrish me flokë të palarë për javë të tëra është e tmerrshme. Kjo i shkaktonte shpesh dhe irritime të lëkurës, por tashmë ka marrë fund.

“Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *