• |
ide | kryesore

Juventus-Darmian arrihet akordi: mbrojtësi vjen ditët e ardhshme, por ikën…

Sport



Juventus insiston për një përforcim në krahun e majtë, për të mos e detyruar më Cancelo të ndërrojë krah: klubi bardhezi ka në duar Matteo Darmian, 29 vjec. Mbrojtësi i Manchester United u kërkua gjatë në verë nga kampionët e Italisë, por vetëm tani Fabio Paratici gjeti mirëkuptimin me klubin anglez si dhe me lojtarin e përfaqësueses italiane, me formulën e huazimit (rreth 4 milionë) e të drejtën e blerjes.

Alternativa e Darmian për Juventus ishte Emerson Palmieri, edhe ai prej kohësh në shënjestër të torinezëve, por i konsideruar më pak i leverdisshëm (Chelsea e vlerëson mbi 20 milionë).

Operacioni mbetet për tu përcaktuar në detaje në ditët e ardhshme, edhe pse mbetet për tu kuptuar tani se kush do të jetë i tepërt në shtëpi. Leonardo Spinazzola, që kërkohet në huazim nga Bologna, duket më i predispozuari të ndryshojë ambjent: me ardhjen e Darmian fillon të mbipopullohet krahu i majtë. “Spinazzola do të largohet vetëm nëse vjen një zëvendësues – tha tekniku Massimiliano Allegri në konferencë -. Leonardo është lojtar për Juventus por ka nevojë të luajë me vazhdimësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *