• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha spektakolar nuk shmang dot humbjen e Lazios: Napoli i bën presion Juventus

F1, Sport, Video



Napoli nuk ndalet në shtëpi përballë Lazios, që nuk i mjafton një Thomas Strakosha në formë brilante, për të shmangur humbjen 2-1. Koleksion shtyllash për të besuarit e Ancelotti, që nuk arritën ta mbyllin garë deri në fund, të bllokuar nga portieri i kombëtares shqiptare, protagonist i ndërhyrjeve decizive, sidomos ndaj Milik.

Katër shtylla për Napoli, tre gola, një karton i kuq, pritje vendimtare të Meret e Strakoshës e shumë emocione. Kjo ishte përmbledhja e fitores 2-1 të Napoli, që shkurton provizorisht distancën me Juventus kryesues, tani vetëm gjashtë pikë larg, por me një ndeshje për tu luajtur. Shënojnë Callejon e Milik në pjesën e parë, në tre minuta të cmendura në të cilat portieri shqiptar nuk mund ta shpëtonte formacionin e Simone Inzaghi: katër shtylla, dy të Milik e nga një Callejon e Ruiz, që u duk se do të ishte një ndeshje e administrueshme për Ancelotti.

Por Lazio futet në lojë, me një aksion të shpejtë të finalizuar nga Immobile që i fut frikën San Paolo deri në fund. Lazio në fakt nuk hoqi dorë nga loja, edhe pasi Rocchi i tregoi kartonin e dytë të verdhë (të dyshimtë) Acerbi, duke e lënë me 10 lojtarë.

Napoli në fund buzqëshi me fitoren e arritur, shumë e rëndësishme për tu shkëputur nga Inter në vendin e tretë. Lazio ndërkohë, nuk është më në zonën Champions, kaluar nga rivalët e qytetit, Roma. E nëse Milan arrin të mposhtë Genoa, Inzaghi dhe të tijtë do të zbrisnin në vendin e gjashtë.

Italy Serie A
Frosinone 0 – 5 Atalanta
Fiorentina 3 – 3 Sampdoria
SPAL 1 – 1 Bologna
Cagliari 2 – 2 Empoli
Napoli 2 – 1 Lazio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *