• |
ide | kryesore

Fabrizio Corona flet për librin e ri, i bie dhëmbi gjatë emisionit (Video)

Paparazzi, Slider



Fabrizio Corona ishte i ftuari i radhës në episodin e fundit të Verissimo. Ai ka folur për librin e tij “Nuk më keni bërë asgjë”  i cili mban brenda disa të vërteta të cilat po trondisin showbizzin italian e jo vetëm .

Corona në këtë libër flet për ndjenjat e tij, për zemrën që rreh akoma për Belen Rodrigues por sigurisht për të gjitha ish-të dashurat dhe historitë e tij.

Por ajo që shkaktuar mjaft të qeshura në emision ka qenë edhe një moment i sikletshëm kur Fabrizio Corona-s i ka rënë një dhëmb. Ai po qeshte me prezantuesen Silvia Toffanin kur dhëmbi i është shkëputur dhe ai është përjepkur ta marrë. Kur ka parë  këtë skenë prezantuesja  ka shpërthyer në të qeshura: “Çfarë ndodhi , humbët një dhëmb? Shko merre dhe vendose”- iu drejtua ajo.

https://youtu.be/SF3FxiBy5hg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *