• |
ide | kryesore

Mungesë shkollash të mesme për nxënësit që kanë probleme me dëgjimin

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, njerëzit me probleme të dëgjimit, janë të privuar nga e drejta për të ndjekur një shkollë të mesme pas përfundimit të arsimit 9-vjeçar.

Një 15-vjeçare nga Durrësi, e cila ka pasion rrobaqepësinë tregon se nuk ka mundësi të ndjeki shkollën e mesme.

“Nuk kam mundësi të vazhdoj shkollën e mesme profesionale, pasi nuk ka për nxënës që nuk dëgjojnë. Ndërsa në shkollat publike mungon interpreti”, shprehet Elona.

Rreth 85 persona mësojnë në Instituin Kombëtar të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, nga mosha 6 deri në 19 vjeç.
“Kërkojmë ngritjen e shkollës së mesme profesionale në këtë institut për të nxjerrë njerëz me një profesion të certifikuar. Këta fëmijë kanë të privuar dëgjimin, por jo talentin”, shprehet drejtoresha e këtij Instituti.

Në të gjithë Shqipërinë, janë rreth 39000 persona që nuk dëgjojnë, sipas Instat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *