• |
ide | kryesore

Vrasja në Korfuz, avokati i agresorit: Nëse e ka përdhunuar vajzën, nuk e mbroj më

Lajme, Të fundit



Vjen reagimi i avokatit të Aleko Petros, gjatë kohës që pritet përgjigja e rezultateve të ADN-së për të vërtetuar nëse Angelina Petro është dhunuar seksualisht nga i ati.

Avokati grek, Vassilis Noulezas është shprehur se nëse rezultatet e analizave mjeko-ligjore vërtetojnë se 29-vjeçarja është përdhunuar prej të atit, ai do të heqë dorë nga çështja.

 “Nëse rezultatet e analizave nga mjekët ligjorë vërtetojnë përdhunim apo dhunë seksuale nga i ati, do jap dorëheqjen menjëherë”, mësohet të jetë shprehur avokati në mediat greke.

Mes të tjerash mediat greke raportojnë se vrasësi deklaroi se do i përkushtohej Zotit, pasi i ishin errësuar sytë kur kishte kryer krimin makabër. Po ashtu ai theksoi se vrasjen e kishte kryer pa paramendim dhe se nuk kërkon mëshirë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *