• |
ide | kryesore

PD në protestë kundër HEC-it në Holtë, qytetarët po mashtrohen

Lajme, Të fundit



Deputetë të PD-së janë mbledhur në kanionin e Holtës ditën e sotme për të kundërshtuar ndërtimin e HEC-it.
Qytetarë të zonës i janë bashkuar gjithashtu atyre për të kundërshtuar me forcë masakrimin e natyrës.

I pranishëm në protestë, kreu i Departamentit për Turizmin në PD, Jamarbër Malltezi tha se qeveria po mashtron qytetarët, ndërsa thotë se HEC-i mbi Holtë është pezulluar, pasi sipas tij vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firmë dhe vulë nga Edi Rama. Malltezi komentoi gjithashtu edhe takimin e ministrave me banorët e zonës.

“Qeveria ka sjellë dje 50 karrige dhe dhjetëra zyrtarë qe ka bërë gjoja si diskutim që ERTV e shfaqi sot paradite sikur ishte LIVE. Në fakt ishte i djeshmi se aty nuk kap as vala telefonit. E mbajti 24 orë edhe ta qethte kronikën nga folësit e padëshiruar.

Dje kanë mashtruar qytetarët se ju kanë thënë që e kanë bllokuar POR në fakt vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firmë dhe vulë nga Edi Rama, Damiani dhe drejtoresha e planifikimit të territorit prandaj deklarata me goje e kuklles se edvinit eshte propagande boshe. Nderkaq ne zone eshte betonuar mu buze kanionit” – u shpreh Malltezi.

Ndërkohë në një status në rrjetet sociale deputeti i PD, Endri Hasa ndërsa ka publikuar foto të protestës si edhe video mbi punimet për HEC-in, shkruan se shtrati pranë kanionit është shkatërruar. Ai i bën apel qytetarëve të Gramshit dhe mbarë Shqipërisë që të mos lejojnë që shkatërrimi të vijojë.

https://www.facebook.com/endrihasa.al/videos/2131706186868164/



3 Comments

  1. PASI LEJUAT NDERTIMET NE VJOSE , VALBONE DHE VENDE TE TJERA TE MREKULLUESHME TANI BENI MORAL . PAFYTYRESI TOTALE .

  2. Damian Gjiknuri, teresisht ne sherbim te disa ndertuesve. Gjate kohes qe priste ti merrte firmen Rames per disa tendera , i dergonte sms me detaje dy biznesmenve , se kush tjeter kompani eshte pretendente per tenderin.
    Legen, pis , njeri skuth qe dhe burgun pak e ka

  3. Ku ishte ky dhendri familjes kur ulaj biznemeni I sali epileptikut ndertonte ne valbone me urdher per ta shkatarruar ate perle,pse ky dhender nuk foli nje here per shkatarrimin e valbones por del tani dhe ben sikur I dhemb shpirti per holten e gramshit,prandaj jeni te pa besushem per ato qe thoni ju pushtat qe keni pushtuar pd,e keni kthyer ne nje strehe e komunistave e spiunave te ish sigurimit e shik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *