• |
ide | kryesore

Deputeti i PD-së tregon gjendjen në Urgjencën e Tiranës, pacientët përdorin shtretër me pleshta

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka publikuar një video ku duket gjendja jashtë normales në ambientet e Urgjencës së Tiranës.

Sipas Spahisë, në Urgjencë pacientët shtrohen në shtretër me pleshta, ambient me lagështirë dhe të amortizuar.

Spahia ka bërë me dije se pacientët transportohen në autoambulanca pa oksigjen dhe pa maska të përshtatura për fëmijë ose të rritur.

Infermieri i urgjencës denoncon se, në Spitalin Nënë Tereza përveç kushteve skandaloze në të cilat shteti nuk vë dorë, mungojnë shumë ilaçe të urgjencës mes tyre edhe ilaçi primar kundër sulmeve në zemër, trinitrina.

“Në QSUT nuk ka ilaçe, mungojnë shumë. Autoambulanca nuk funksionon. Mungon oksigjeni, ilaçet e ndihmës së parë “, thotë infermieri i turnit.

Deputeti Spahia e ka quajtur kurajoz rrëfimin e infermierit, pavarësisht dy vërejtjeve e kërcënimeve që ka marrë për largim nga puna.

 “Për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandaloze, vazhdon të flasë me shpresën se diçka do ndryshojë e se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë çdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë”, thotë Spahia.

https://www.facebook.com/100009522289777/videos/pcb.2224586374535417/2224585351202186/?type=3&theater



2 Comments

  1. Problemi eshte se keta drejtuesit e urgjencave , jane dhe shume injorante.
    Ku behen vizita te shpeshta dhe sidomos neper urgjenca, nuk mund te mbash carcaf ne krevate.
    Ka topa letra vetem per kete pune, pas cdo pacienti nderrohet letra, e thjeshte dhe e lire eshte, organizim duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *