• |
ide | kryesore

“Duam divan, marrim karrige”: shpërthen Pochettino kur Tottenham vendos rekordin historik në Premier League

Sport



Janari i merkatos është mbyllur tashmë e, ekzaktësisht si në verën e kaluar, Tottenham nuk ka bërë asnjë goditje. Një fakt i pazakonshëm për klubin, madje e pamendueshme për gjendjen ku ndodhen Spurs, të tretët në Premier League, në 1/8 e Champions League e duhet të bëjnë llogaritë me dëmtimin e Kane e Dele Alli. Sipas ESPN UK, në fakt, Spurs kanë vendosur një record të ri: një vit të plotë, 365 ditë, pa blerë asnjë lojtar, që e bën Tottenham shoqërinë e parë në historinë e Premier që nuk blen askënd në verë e dimër.

Një e dhënë e rëndësishme, që ka shkaktuar ironinë e tifozëve kundërshtarë e ka lënë Mauricio Pochettino, teknikun e Spurs, të hidhëruar: “Liverpool ka nevojë për një mbrojtës, merr van Dijk. Kanë nevojë për portier e kush është më i miri? Alisson. Po kështu edhe Manchester City – ka thënë argjentinasi duke analizuar merkaton e anglezëve – Tottenham nuk është aty, nëse kemi nevojë për lavatrice, marrim një përshtatës që mund të bëjë të njëjtën punë. Në vend të një divani marrim një karrige. Kjo është diferenca mes Tottenham e skuadrave të ndërtuara për të fituar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *