• |
ide | kryesore

Napoli do mbetet pa kapitenin me kreshtë: largimin e Hamsik e zbulon Ancelotti

Sport



Në mbrëmjen që e pa Napolin të kthehet tek fitorja kundër Sampdorias, pas eleminimit në Kupën e Italisë, ka motiv që tifozët e kaltër të jenë të mërzitur. Tekniku, Carlo Ancelotti, në deklaratën pas ndeshjes gati e ka zyrtarizuar largimin e Marek Hamsik, me destinacion Kinën: “Ka një tratativë që vazhdon me një klub oriental – ishin fjalët e teknikut të Napolit -. Po vlerësojmë gjithcka me shoqërinë, por qëllimi ynë është ai të kënaqim lojtarin. Hamsik ka shprehur disa herë dëshirën për të provuar një eksperiencë të re”.

Humbja e Hamsik nuk duket se e shqetëson Ancelotti që ka shpjeguar se si ka ndërmend të zëvendësojë sllovakun: “Marek ka bërë shumë mirë, pavarësisht asaj që është thënë. Në atë pozicion kemi provuar Fabian, e është edhe Diaëara. Jemi të mbuluar aty, aq sa hoqëm dorë edhe nga Rog”.

Simbolik edhe përqafimi mes teknikut dhe Insigne pas golit të sulmuesit të kombëtares: “I them gjithnjë që në këtë ndeshje do të shënosh, këtë herë e gjeta – komentoi Ancelotti -. Kur sulmuesit nuk bëjnë gol, jetojnë momente pasigurie. Ishte shumë e rëndësishme të shënonte, për ne Insigne është fondamental”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *