• |
ide | kryesore

Po degjenerohet kampionati: dënimet e munguara, prita e Fushë-Krujës e gabimet “njerëzore” që penalizojnë gjithnjë Flamurtarin

F1, Sport



Incidente, polemika, probleme: cdo javë vetëm po shtohen, në një kohë që kampionati po shkon drejt degjenerimit dhe është në atë pikë kur topi ka marrë të tatapjetën dhe është shumë e vështirë ta ndalosh. E pra, ndoshta mund të ndalohej, por donte kurajë për tu përballur me dënimet e miqve apo të preferuarave, njësoj si ndodh me të tjerët, ata që në këtë rast janë të diskriminuarit.

Prita e ndodhur në Fushë-Krujë ku tre futbollistë të Skëndebeut u sulmuan ashtu si edhe në ndeshjet amatore nuk ndodh, përpara se të fillonte takimi, që më pas u humb nga korcarët përballë Kastriotit kulmoi një situatë që zvarritet prej javësh. E pakonceptueshme, se si pas një ndodhie të tillë loja mundi të nisë normalisht, sikur asgjë nuk kishte ndodhur…Ndoshta pikërisht ky concept, sikur asgjë nuk ndodhi i solli gjërat këtu.

Denis Rexha u godit në kokë me sende të forta në Kamëz për Kukësi-Laci, por kush u dënua? Askush, nuk ka fajtor, fajtor ishte asistenti që ishte në vendin e gabuar në momentuin e gabuar. Kështu duhet të ketë ndodhur edhe në Selman Stërmasi, kur Rexha mori edhe një shishe, këtë herë i shkoi më mirë se iu përplas në shpinë. E nëse nuk dënohet askush, as në Korcë, kur sulmi me topa dëbore mbi Ibrahimin dhe lojtarët e tjerë të Partizanit ndërpreu ndeshjen, atëherë mos veprimi nxit guximin.

E pa i hyrë pjesës së licensimit të disa fushave që nuk kanë lidhje me Superioren, ngjarja e Fushë-Krujës është një turp, ashtu si mënyra abusive e të justifikuarit të gabimeve arbitrale, me termin njerëzor. Në Vlorë, Idrizi ka dalë nga stadiumi nervoz duke kujtuar kthimin e furisë-anti Vlorë. Ndoshta mund të jetë edhe gabim njerëzor, por pyetja që duhet bërë bnë këtë rast është…si ka mundësi që penalizohet gjithnjë Flamurtari dhe benefitet I merr gjithnjë kundërshtari…?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *