• |
ide | kryesore

Solskjaer, drejt rikonfirmimit, por duhet kalojë PSG

Sport



Ole Gunnar Solskjaer është duke bërë shumë më mirë se sa mund të kishin shpresuar drejtuesit e Manchester United, kur thërritën norvegjezin për të zëvendësuar Jose Mourinho të shkarkuar. Në pankinën e Djajve të kuq Solskjaer vazhdon të jetë i pamundur me vetëm fitore e një barazim dhe kjo është një statistikë që në Old Trafford nuk e kanë anashkaluar aspak, aq sa po mendojnë seriozisht ti japin besim.

Nuk janë vetëm rezultatet ato që kanë bindur drejtuesit e Manchester United të shkojnë drejt kësaj zgjedhje, por edhe mënyra e lojës me të cilën norvegjezi është imponuar që në ndeshjen e parë në detyrë. Kurajo është pika tjetër e fortë e Baby Face Asassin, duke qenë se mori një skuadër të shthurur dhe problematike, për ta bërë solide dhe efikase. Pa harruar këtu edhe administrimin perfekt që Solskjaer tregoi me kampionët e mëdhenj që ka organika e Djajve të Kuq.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, Solskjaer mund të rikonfirmohet për sezonin e ardhshëm, mbi të gjitha nëse kalon raundin e Champions League kundër Paris Saint-Germain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *