• |
ide | kryesore

Gazetari italian habit me deklaratën intime për Maria De Filipi

Paparazzi, Slider



Gazetari italian Alfonso Signorini ka bërë një deklaratë jo të zakonshme për çiftin e famshëm Maurizio Costanzo dhe Maria De Filippi.

Gazetari nuk e bëri deklaratën në faqet e “Chi”, gazetës së showbiz-it në të cilën ai është drejtor, por drejtpërdrejt në televizion dhe pikërisht në programin “La Repubblica delle Donne”. Opinionisti televiziv ka zbuluar një fakt veçanërisht intim, që ka të bëjë me dy figurat e njohura të televizionit italian. Sipas deklaratave të tij, për më shumë se 20 vjet, dy drejtuesit e njohur të  “Mediaset” kanë fjetur në dhoma gjumi të ndara.

Tema e emisionit  ishte ajo që njihet me termin “martesa të bardha”, që është bashkëjetesa mes njerëzve që janë të martuar por nuk praktikojnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Pavarsisht kësaj mungese, këto çifte mbesin njësoj të bashkuar, siç është dhe rasti midis Maurizio dhe Maria-s, sipas Signorini-t.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *