• |
ide | kryesore

Vijon saga Rudina Magjistari-Edlir Reka

Paparazzi, Slider



Saga për ngjarjen e piktorit mashtrues vijon përreth një javë, ndërsa të gjitha mediat shkruanin se cila ishte e vërteta që fshihej pas gjithë kësaj.

Edlir Reka që u prezantua si artist, pikturat e të cilit kishin marrë pjesë në shumë konkurse të huaja, në fakt ishte thjesht një gazetar i infiltruar i emisionit “Bypass Show”, në televizionin “Vizion Plus”.

 

Por Rudina Magjistari, në emisionin e së cilës Edliri u prezantua fillimisht si artist dhe më pas zbuloi se nuk ishte i tillë, reagoi sërish përmes një Insta Story.

“Këto ditë kur historitë tronditëse e të dhimbshme ia lënë radhën njëra-tjetrës, kjo duket e largët dhe e tepërt, por s’mund të rrija dot pa bërë një koment: Sepse tani e paskan radhën ca gazetarë të tjerë që e besuan sot mashtrimin e tij. E shikoni që s’është aq e thjeshtë të kuptosh menjëherë një mashtrim?”, shkroi moderatorja shqiptare.

Rudina nënkupton se në fakt edhe deklarata e tij e fundit nuk është e vërtetë dhe se ai nuk ishte një gazetar i infiltruar.

Javën e kaluar u zbulua se të gjitha pikturat e publikuara në Instagram-in e tij ishin fotomontazh. Gënjeshtra e Edlir Rekës tronditi mbarë opinionin publik dhe nxiti debate të mëdha në rrjetet sociale.



1 Comment

  1. Tallje kari me nivel…edhe sikur te jete duke mashtruar per her te dyt jam me i kenaqur te pranoj genjeshtrat e ketij se lajmet e bythes qe publikon Rudina me shoqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *