• |
ide | kryesore

Rroga marramendëse e Armando Dukës si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Sport



Armand Duka është zgjedhur sot në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, në kongresin që po zhvillohet në Romë. Një pozicion që sigurisht nuk është honorifik dhe që do t’i sjellë të ardhura të konsiderueshme atij.

“Vipsport.al” ka mësuar se rroga vjetore që jep UEFA për këtë pozicion kap shifrën e 160 mijë eurove, pra një shifër e konsiderueshme.

Me sa duket, prandaj Duka e ka kërkuar me ngulm këtë pozicion, për të cilin ka kandiduar dy herë.

Po Duka ka edhe benefite të tjera nga pozicioni në Komitetin Ekzekutiv që do të mbajë për katër vitet e ardhshme. Gjithçka sa u takon udhëtimeve dhe aktiviteteve që organizon UEFA, janë të paguara për anëtarët e saj.

Nuk është thjesht një çështje prestigji, sepse edhe përfitimet janë vërtet për t’u marrë në konsideratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *