• |
ide | kryesore

Ai që theu rregullat e UEFA zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv: ja përse u zgjodh Al Khelaifi

Sport



Presidenti i Psg, Nasser Al Khelaifi, është futur të bëjë pjesë në Komitetin Ekzekutiv Uefa për dyvjecarin 2019-2021, zgjedhur me brohoritje pasi u propozua nga ECA, shoqata e klubeve europiane me president Andrea Agnelli. Një zgjedhje, ajo për të nominuar kreun e klubit parisien, që ka krijuar ca dyshime, duke parë problemet e fundit të Psg e City, në lidhje me Fair Play Financiar.

Një investigim i Mediaset shpjegon edhe arsyet që cuan në këtë zgjedhje, duke qenë se nga ana e imazhit nuk është ajo më e mira. Cudit në fakt motivi se përse një personazh kaq i diskutueshëm për thyerje rregullash zgjedhet brenda Komitetit Ekzsekutiv Uefa.

Në këtë komitet bëjnë pjesë dy përfaqësues të ECA: një është Andrea Agnelli që është presidenti e tjetri Ivan Gazidis, tani administrator i deleguar i Milan. Pikërisht ky rol i ri ka sjellë dorëheqjen e ish-Arsenal, sepse nuk mund të ishin dy përfaqësues skuadrash nga i njëjti shtet për ECA, kështu që me kërkesë të Agnelli u vendos që të zgjidhej presidenti i një klubi të rëndësishëm në pesë kampionatet kryesorë europianë.

Emrat nuk mungonin. Presidenti i Lione, Aulas, nuk u preferua për shkak të moshës, ndërsa ai i Barcellona Bartomeu hoqi dorë për shkak të impenjimeve të mëdha. Real Madrid për të tjera cështje nuk u mor në konsideratë, ndërsa Manchester United kishte përfaqësues në komitet në rol tjetër. Mbetej Al Khelaifi, që është edhe presidenti i BeIn Sports, që ka të drejtat tv të kompeticioneve Uefa.



2 Comments

  1. Kur arriti te zgjidhet ne KE e UEFA s dhe mafiozi Duka, merret me mend se si janezhvilluar votimet. ……….

  2. Sa te kete Don Duka Ceferini do jete i perjetshem ne KE. Ceferini ja doli me manipulime te beje Pavelkon anetar te KE. Mjeshtra jane mjeshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *