• |
ide | kryesore

Manchester United gati të sakrifikojë Lukaku për dy yjet e Serie A

Sport



Manchester United është gati të heqë dorë nga Romelu Lukaku, që në fakt edhe me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer nuk është se e ka përmirësuar performancën e tij nën ton në Old Trafford. Lajmin e ka bërë të ditur Mirror, që nënvizon se shifra që do të arkëtohet nga shitja e qendërsulmuesit belg do të investohet për një kampion të Serie A.

Janë në fakt dy emrat e përfunduar në tavolinën e drejtuesve të Djajve të Kuq: Paulo Dybala e Mauro Icardi. Futbollisti i Juventus ndiqet prej kohësh nga United, mndërsa pista që të con tek qendërsulmuesi i Inter është bërë e nxehtë sidomos pas problematikave që lidhen me rinovimin e lojtarit me klubin. E në verë, anglezët mund të kryejnë sulmin deciziv për një nga të dy, në varësi se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *