• |
ide | kryesore

Video/ Otto John nxjerr jashtë loje Skënderbeun; kuqezinjtë marrin fitoren në pritje të pagave

Sport, Video



Fitore atëherë kur duhej për Flamurtarin, që i jep qetësinë drejtuesve të klubit të mbajnë premtimin e bërë nga administratori Sinan Idrizi për pagat e prapambetura për lojtarët. 2-0 janë imponuar kuqezinjtë kundër Skënderbeut: një fitore personale e Ilir Dajës kundër ish-skuadrës së tij, por në një analizë më të hollësishme korcarët u mundën nga egoizmi i tepëruar. Otto John në pozicion jashtë loje, preku topin që i drejtohej portës në goditjen e Krasniqit, duke i fshirë barazimin bardhekuqve 7 minuta nga fundi.

“Cfarë mund të bëj, – tha Shehi pas ndeshjes piëkrisht për episodin që i shkaktoi humbjen – A mund të kryqëzoj John për atë që bëri? Është kollaj t’i vesh një kryq të madh si Xhonit ashtu dhe golit të pësuar, po s’kemi ctë bëjmë. I pranon futbolli këto, ndeshja mbaroi”.

Në kontekstin e lojës, korcarët nuk është se bënë më mirë se Flamurtari, madje në pjesën më të madhe të ndeshjes, kuqezinjtë ishin skuadra më e mirë. Goli i Ribajt, në assist e Torassa, është treguesi përpara portës Flamurtari vazhdon të ketë alternativa. Goli i Emiliano Mustës i dha përmasa humbjes së Skënderbeut, pikërisht në minutën e tretë shtesë, duke treguar edhe njëherë se pavarësisht cdo luhatje kuqezinjtë janë aty: me pikë të barabarta me Skënderbeun, e një pas Lacit të vendit të katërt.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *