• |
ide | kryesore

Itali/ I dhurojnë tortë me imazhe parash dhe droge, shqiptarit i hapen probleme

Lajme



Një tortë e dekoruar në një formë jo tepër të pëlqyeshme për sytë e policëve, i ka bërë përshtypje skuadrës së lëvizshme të Teramos. Dekorimi i tortës nxiste përdorimin e kokainës, ndërsa nuk mungonte një urim në gjuhën shqipe për personin që kishte ditëlindjen.

“Edhe 100 Biphe”, shkruhej në tortën e dekoruar me 500 euroshe, një kartë banke, valixhe dhe pak kokainë.

Policia zbuloi se torta ishte porositur për një shqiptar që ndodhej në arrest shtëpie, tek i cili arritën menjëherë agjentët duke e surprizuar në festën e ditëlindjes pasi në kundërshtim me dispozitat që kishin të bënin me arrestin shtëpiak, ishte në praninë e njerëzve jashtë familjes, fakt për të cilin janë vënë në dijeni institucionet përkatëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *