• |
ide | kryesore

Shorti i 1/8 të finales në Europa League: Arsenal, Chelsea, Inter e Sevilla, skuadrat që nuk duan njëra-tjetrën

F1, Sport



16 skuadra vazhdojnë rrugën në Europa League, në kërkim të një trofeu, ku natyrisht për ta arritur duhen hedhur sytë edhe nga shorti i Nyon. Klubet angleze në lojë, ashtu si dy italianet e Sevilla, kërkojnë të shmangin përplasjen kaq të shpejtë mes pretendentësh. Andaluzianët janë skuadra që frikëson këdo, për vetë arritjet në Europa League dhe eksperiencën që disponon.

Arsenal e Chelsea nuk kanë nevojë për prezantim: dy skuadrat e Londrës kanë shkatërruar cdo kundërshtar që kanë patur përballë, madje Topcinjtë edhe pse kishin humbur në transfertën me Bate, e kthyen ndeshjen në Emirates në një seancë stërvitore.

Inter e Napoli në anën tjetër kanë ambicjet e tyre në këtë kompeticion. Shorti, i parashikuar në orën 13 të së premtes në 22 shkurt, nuk do të ketë limitime* për klube të të njëjtës federatë.

*Skuadrat ruse e ukrainase nuk mund të përballen.

16 SKUADRAT E KUALIFIKUARA
Arsenal
Sevilla
Dinamo Zagreb
Eintracht Frankfurt
Napoli
Salzburg
Valencia
Villarreal
Zenit San Petersburg
Benfica
Rennes
Chelsea
Dinamo Kyiv
Slavia Praga
Inter
Krasnodar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *