• |
ide | kryesore

Basha: Rama është Maduro i Ballkanit, nuk mund të ketë zgjedhje me të

Lajme, Të fundit



Pas takimit me kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe, kreu i kësaj partie Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se protestat e opozitës nuk do të ndalen. Ai e cilësoi Edi Ramën si Maduron e Ballkanit dhe se me të nuk mund të ketë zgjedhje. Deklaratat Basha i bëri pas një mbledhje që zhvilloi me kyetarët e PD-së në rrethe.

“Ne nuk do ti lëmë as zgjedhjet e ardhshme dhe as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po përgatitet të blejë zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhje të ardhshme me narkomafian dhe Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Për këtë arsye, PD, opozita e bashkuar dhe të gjithë qytetarët do të marrin të gjitha masat, protestë pas proteste pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor derisa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut nga karriget që ka vjedhur me krimin dhe paratë e krimit por që ka harruar se pushteti i takon dhe do ti kthehet pronarit të vërtetë, sovranit që në Republikën e Shqipërisë është populli”,tha Basha.



3 Comments

  1. Pa tjeter qe zgjedhje me mashtruesin e vjedhesin e pa arriteshem, nuk do mun te kete zgjedhje te ndereshme e te drejta. Ky9 Rama) e realizoi qellimin e tije, pavaresisht se po na tregohet i pa lekundur ne siperfaqe, se perbrenda i ka rene kalaja kokes, e do ike, qe do ike, por eshte ne agonine e fundit te shtetit mafioz. Maduron e ndihmon Rusia, kurse kete kllounin tone Serbia, le c;thone kuqalet, sepse edhe si parti, e origjine keta sektiste jane me shumice nga andej, por rreshqitja ne disheze ka filluar, deri sa te bjere ne humnere.

  2. Ju qe flisni per mashtrime dhe hajdutlleqe, 100% qe ju jemi nje nga ata vete. Populli shqiptare me vite te tera eshte zhgenjyer prandaj dhe nje pjese e mire mbyllin syte nga servilizmi, por, te gjithe shqiptaret e njohin shume mire kush eshte Saliu, Luli, apo Monika me Ilirin. Keta emra qe permenda jane mashtuesit dhe hajdutet me te medhej qe shqiperia ka patur, dhe asje shqiptare keta nuk i don me ne qeveri, pervec servilavet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *