• |
ide | kryesore

Al-Khelaifi sfidon hapur Uefa-n: “FFP nuk na detyron të shesim…”

Sport



Neymar është gjithnjë në qendër të vëmendjes, edhe kur nuk mund të zbresë në fushë për shkak dëmtimi. E ardhmja e brazilianit, që i pëlqen aq shumë Real Madrid e me sa thuhet është i lumtur të kthehet në Spanjës, është cështje e ditës në Paris e atëherë për të qartësuar fatin e numrit 10 të Paris Saint-Germain mendoi vetë presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi: “Real Madrid apo kushdo klub tjetër në botë nuk ka nevojë të na kontaktojë për të pyetur për Neymar. Real e di mirë se Neymar nuk është në shitje e se lojtari nuk do të largohet nga Psg në verën e ardhshme” tha Al-Khelaifi në rastin e prezantimit të fanellës me të cilën skuadra do të luajë sezonin e ardhshëm.

Numri 1 i PSG nuk ka blinduar vetëm Neymar, por edhe yllin tjetër të skuadrës: “Mbappé është që tani një legjendë – ka thënë Al Khelaifi duke folur për sulmuesin francez që këtë vit ka shënuar 25 gola e 14 asist në 30 ndeshje – ajo që ka bërë, vetëm 20 vjec, me triumfin në Kupën e Botës e prezencën në grupin e 5 lojtarëve më të mirë të botës, është dicka e jashtëzakonshme. Në Paris të gjithë e duan dhe ai e di se ka gjithcka që duhet për të bërë historinë me Psg”.

Asnjë dyshim e asnjë frikë nga Uefa, në lidhje me rregullat e Fair Play Financiar dhe aludimeve se PSG mund të ishte e detyruar të shiste një prej yjeve në verën e 2019: “Mbappé e Neymar do të qendrojnë me ne. E jo 100%, por me 2000 për qind. Sipas disa mjeteve të informacioneve franceze, do të jemi të detyruar të shesim një prej të dyve, por mund të konfirmoj se të dy nuk do të largohen. Fair Play Financiar nuk na detyron në asnjë mënyrë të privohemi nga yjet tona”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *