• |
ide | kryesore

FOTO/ Dribluesit më të mirë të Europës: fiton Messi, ndërsa i dyti është surprizë…

Sport



CIES (Observatori mbi futbollin) ka realizuar një klasifikim mbi dribluesit më të mirë, duke marrë në konsideratë 5 kampionatet më të fortë të Europës. Në fokusin e tyre ka qenë viti i fundit, i lojtarëve që kanë luajtur të paktën 1.800 minuta. Fitues është Lionel Messi me një driblim të arritur cdo 19.2 minuta, por menjëherë pas tij është një emër që nuk mendohej, por që do ta shohim shpejt në një klub të madh.

Allan Saint-Maximin, lojtari i prenotuar nga Milan, ka lënë pas belgun e Chelsea Eden Hazard me një driblim cdo 21 minuta dhe përqindje realizuese 73%.


Edhe në vendin e katërt gjejmë një futbollist të pamenduar: Naim Sliti i Dijon që ka arritur një driblim cdo 21.4 minuta e një përqindje 72%, duke i lënë vendin e fundit të pesëshes më të mirë futbollistit të Barcelonës Ousmane Dembele. Për të një driblim i arritur cdo 21.7 minuta, por përqindja është e ulët, vetëm 63%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *