• |
ide | kryesore

Mungesë ekuilibri, ofensivë, por lejojnë shumë: ja si vijnë Partizani e Tirana në derbin kryeqytetas

Sport
Partizani



Derbi mbetet derbi. E të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit, Partizani-Tirana. Të dyja ekipet deri tani kanë zhvilluar një sezon me ulje dhe ngritje, por këtë herë derbi i kryeqytetit do të luhet për “Final Four” dhe mbi të gjitha për krenarinë e kryeqytetit.
Sipas statistikave, kjo ndeshje pritet të jetë e hapur dhe ofensive pasi do të vihen përballë dy skuadrat që tentojnë më shumë në portat kundërshtare. Partizani kryeson këtë statisikë, me 12 goditje drejt portës, ndërsa Tirana me 11.4 goditje drejt kuadratit. Një statistikë mjaft interesante, duke marrë në konsideratë që kryesuesit e kampionatit Egnatia, godet në portë mesatarisht më pak se 11 herë për ndeshje.

Lexo më tejPartizani ka marrë 1/3 e pikëve, Tirana diçka më shumë: fillim-viti për tu harruar për kryeqytetaset

Dy ekipet kryeqytetase kanë statistika mjaft pozitive në fazën ofensive, por nuk janë skuadrat me mbrojtjet më të mira. Ata renditen në vendin e pestë e të shtatë në kampionat, si ekipet që pësojnë më shumë tentativa në portë.

PA EKUILIBËR

Partizani dhe Tirana nuk kanë shumë ekuilibër mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse. Në këtë statistikë të kuqtë renditen të pestët me 9.74 goditje të pësuara drejt portës, ndërsa bardheblutë të shtatët me më shumë se 11 goditje të lejuara. Skuadra më e mirë në këtë statistikë është Vllaznia me vetëm 8.81, ndërsa Egnatia e dyta me 9.13. Ajo që vihet re është se Tirana, pavarësisht goditjeve të marra drejt portës, është një skuadër që pëson pak.

ZOTËRIMI I TOPIT

Nëse ka një gjë të vështirë për t’u parashikuar të premten në derbin e kryqytetit është se kush skuadër do të ketë përqindjen më të lartë të mbajtjes së topit. Deri më tani Partizani, Tirana por edhe Egnatia janë skuadrat që dominojnë në këtë statistikë me një mesatare të mbajtjes së topit më shumë se gjysmën e ndeshjes.
Duke lexuar statistikat, Tirana si grup mund të jetë fituesja e derbit, ndërsa Partizani mund ta arrijë triumfin përmes diferencës që mund të bëjnë lojtarë të ndryshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *