• |
ide | kryesore

Partizani ka marrë 1/3 e pikëve, Tirana diçka më shumë: fillim-viti për tu harruar për kryeqytetaset

F1, Sport
Partizani



Partizani e Tirana nuk kanë asgjë për tu krenuar në këtë sezon në përgjithësi, e aq më pak në këtë fillim të vitit 2024. Shifrat e 5 javëve të luajtura, përpara derbit kryeqytetas, janë katastrofike, edhe pse Tirana në një farë mënyrë ka bërë diçka më mirë se rivalët e kuq.

Partizani e nisi më mirë me fitoren 1-0 ndaj Teutës, por pastaj mori humbjen në shtëpi me Laçin, koleksionoi dy barazim, përpara se të fundosej edhe në derbin me Dinamon. Praktikisht vetëm 5 pikë nga 15 të mundshme, një fitore, dy barazim dy humbje, ku edhe raporti i golave të shënuar e të pësuar është domethënës. 4 gola në 5 ndeshje të shënuar, ndërsa ka marrë mesatarisht një gol për ndeshje.

PARTIZANI, NË 2024-ën

Partizani Teuta 1-0
Partizani Laçi 0-1
Vllaznia Partizani 1-1
Partizani Egnatia 1-1
Dinamo Partizani 2-1

Nëse aktualisht janë 3 distanca larg, kjo edhe sepse në 5 ndeshjet e fundit Tirana ka rikuperuar ndaj rivalëve të qytetit 3 pikë. Bardheblutë morën suksesin 2-3 në derbin me Dinamon, u ndalën në barazim me Teutën e u rrëzuan në shtëpi 3-4 me Skënderbeun, por u kthyen te fitorja në transfertën me Kukësin para se të barazonin në shtëpi 1-1 me Erzenin. 8 pikë, me dy fitore, dy barazime e një humbje. Tirana ka shënuar shumë, 12 gol, por ka lejuar pothuaj po aq, 11.

Lexo më tejShehi kundër atij që e zëvendësoi te Tirana: luhet derbi, Partizani favoriti i statistikave

Problemet në 2024 për bardheblutë duken ndeshjet në shtëpi, kështu që fakti që me Partizanin luajnë si vizitorë mund të jetë premtues, ashtu si duhet pranuar se kalendari i të kuqve ka qenë shumë më i vështirë.

TIRANA, NË 2024-ën

Dinamo Tirana 2-3
Teuta Tirana 2-2
Tirana Skënderbeu 3-4
Kukësi Tirana 2-3
Tirana Erzeni 1-1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *