• |
ide | kryesore

Humbja mund të jetë drastike: Teuta e Kukësi me shifra të njëjta, të ndarë vetëm nga dy pikë për mbijetesën

Sport
teuta



Teuta e Kukësi bëhen gati për një ndeshje shumë të komplikuar, në javën e 24-rt të Superiores. E jo vetëm sepse dy skuadrat që mbyllin renditjen përplasen me njëra-tjetrën, por sepse në betejën mes tyre mund të shohin zonën e shpëtimit të largohet edhe më shumë. Pikërisht kështu, sepse kur dy grinden, shpesh një i tretë fiton. E ky i tretë mund të jetë një mes Erzenit e Skënderbeut që luajnë mes tyre, me shijakasit aktualisht në zonën e playoff dhe korçarët që përfaqësojnë zonën e shpëtimit.

Në këtë pikë, për Martinin dhe Çelën është e ndalur të gabojnë, ose më saktë të mos fitojnë, sepse cdo rezultat tjetër do ishte kompromentues. Teuta ka një lloj impulsi pozitiv pas merkatos së janarit e në 4 javët e fundit, me përjashtim të humbjes në Loro Borici, durrsakët kanë dy barazime e një fitore. Sidoqoftë nuk duhet anashkaluar fakti, se para fitores me Skënderbeun, skuadra e Martinit kishte një seri të pasukessshme prej 13 ndeshjesh.

Lexo më tejHakmarrje, sfidë e inate, luhet derbi Partizani-Tirana: përplasen katër të parat, por edhe katër të fundit

As sa në fakt është ecuria negative aktuale e Kukësit, që vjen në këtë përballje nga 5 humbje radhazi. Blutë në 13 javët e fundit kanë vetëm 6 barazime dhe janë mbrojtja më e thyer e kampionatit me 37 gola të pësuar. Sulmuesit e veri lindorëve shënojnë dicka më shumë se Teuta, 23-21, që nga ana e saj ka faktin që mbrohet pak më mirë, me vetëm 32 të pësuar, prapavija e tretë më e mundur e kampionatit. Sidoqoftë, në total fitoret janë katër dhe diferencën në renditje e bëjnë dy barazimet më shumë që kanë durrsakët, sepse edhe dy sfidat e para mes tyre kanë përfunduar pa gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *