• |
ide | kryesore

Hakmarrje, sfidë e inate, luhet derbi Partizani-Tirana: përplasen katër të parat, por edhe katër të fundit

F1, Sport
Partizani



Partizani kundër Tiranës, në derbin kryeqytetas, që merr gjithë vëmendjen e kampionatit, në vigjilje të  javës së 24 të tij. Në fakt, e veçanta e kësaj jave të Superiores është fakti që katër skuadrat e zonës Final Four përplasen me njëra-tjetrën. E njëjta gjë ndodh edhe me katër skuadrat që mbyllin renditjen, duke i bërë shumë me peshë rezultatet që do të prodhojnë sfidat.

Sfida mbijetesë do të luhet mes Teutës e Kukësit në Niko Dovana dhe është e para që ngre siparin e javës. Dy skuadrat ndahen vetëm nga dy pikë dhe zona e shpëtimit për momentin është 5 pikë larg. Të premten në orën 16 për Edi Martinin e Emiljano Çelën gabimet nuk lejohen.

Lexo më tejMungesë ekuilibri, ofensivë, por lejojnë shumë: ja si vijnë Partizani e Tirana në derbin kryeqytetas

Partizani, i dyti, në shoqërinë e Vllaznisë, pret po të premten, por në orën 19 bardheblutë e vendit të katërt që ndjejnë rrezikun e Dinamos. Një ndeshje që për të dy formacionet, përvec krenarisë së zotërimit të kryeqytetit, shihet edhe si një pikë kthese për të ndryshuar trendin e rezultateve zhgënjyese të këtij fillim-viti. Shehi kundër Ahmatajt, si për t’i shtuar më tepër djegës derbit më të nxehtë në vend, me 46 vjecarin e Partizanit, për herë të parë kundërshtar me ish-skuadrën e tij, nga ku u zëvendësua pikërisht nga elbasanasi.

SUPERIORE, JAVA E XXIV

16/02/24
Teuta       16 : 00 Kukësi
Partizani 19 : 00 Tirana
17/02/24
Laçi          13 : 30 Dinamo
Erzeni      13 : 30 Skënderbeu
Vllaznia   17 : 00 Egnatia

Në Loro Boriçi, të shtunën, Vllaznia do të presë kryesuesit e Egnatias, si një demostrim force, me shpresën për të parakaluar Partizanin, por edhe për të ngushtuar hendekun prej 11 pikësh që i ndan me rrogozhinasit. Të interesuar për këtë sfidë janë edhe Laçi e Dinamo, dy ekipe që aspirojnë të përfshihen në garën për një vend në katërshe, por që duhet të bëjnë llogaritë fillimisht në ndeshjen mes tyre. Josa sapo ka ndalur Egnatian në shtëpinë e kryesuesve, ndërsa Mehmeti ka shijuar fitoren e parë në një derbi këtë sezon, duke mundur kampionët në fuqi të Partizanit, kështu që morali është në majë për të dy.

Ndeshje për të mos u humbur ndërkohë ajo mes Erzenit e Skënderbeut, me shijakasit e Bejzades që nuk duan të humbasin kontaktin me zonën e shpëtimit, për momentin 5 pikë larg. I kundërt misioni i Gvozdenovic, që me një fitore do të kishte shumë siguri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *