• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Opozita rrethon parlamentin, përplasje me policinë dhe deputetët e PS

Kryesore, Lajme



Qindra mbështetës të opozitës kanë protestuar pasditen e kësaj të martë para parlamentit ndërsa brenda sallës ishin mbledhur deputetët e mazhorancës. Protestuesit kanë ndezur një zjarr në hyrje të Kuvendit dhe kanë hedhur shashka në drejtim të policisë.

Forcat e policisë krijuan një kordon për të penguar hyrjen e tyre në parlament. Në protestë kanë qenë edhe deputetët e Partisë Demokratike bashkë me kryetarin Lulzim Basha edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Një situatë e tensionuar është krijuar në rrugën ku hyjnë deputetët prej protestuesve, të cilët janë mbledhur përpara Kuvendit. Në momentin që ka qenë duke hyrë në parlament protestuesit kanë tentuar ta ndalojnë ministrin e Turizmit, Blendi Klosi. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Gardës.

Pas deputetit të PS, Klosi, edhe kolegu i tij Paulin Stërkaj penguar nga turma përpara se të futej në Kuvend. I gjendur në mes të turmës, ai është shtyrë nga ata, por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë.

Po kështu edhe kur ka hyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë hedhur mjete piroteknike nga protestuesit. Disa prej deputetëve socialistë janë shoqëruar nga thirrjet e turmës, e cila është munduar t’i pengojë në rrugën drejt Kuvendit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në protestën para Kuvendit. Basha tha se qeveria ndryshoi ditën e seancës plenare sepse kanë frikë dhe sipas tij klikës kriminale i ka ardhur fundi.

“Sot ajo godinë nuk është Kuvendi i Shqipërisë, por banda e hajdutëve që ka marre peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje anti-kushtetuese dhe futën duart në kutitë e votave dhe i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit. Ato karrige nuk përmbajnë asgjë sepse pushteti i takon popullit.

Ne kishim njoftuar protestën e radhës për të enjten, por nga tmerri i frikës ata ndryshuan orarin sepse mendojnë se mund ti shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Fundi i ka ardhur klikës kriminale. Ora e të vërtetës ka ardhur” – tha Basha. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Po degjoj taotao ballen ne kuvend. Ka fillu’ te flase me pauza katunari i librazhdit! Imagjinoj Zotin duke gatu’taotao ballen……
    Sa ka vujt’ i shkreti! Ulu, 4!

  2. Digjeni cecene digjeni se Basha sa te jete gjalle nuk vjne ne fuqi jo sepse nuk do por eshte palluqe dhe i paafte.Flake e zjarr shqiperise,ishalla Plaku Cjap nuk ka marre snajpera me vete.

  3. Studentet u cun ne proteste me SMS dhe nuk thyen asnje xham. Rama dhjeu dhe ndroi me shume se gjysmen e qeverise.
    Lul mjekerbytha me talibanet e Sales do djegin goma e do hudhin shtiza, po aha….
    Parashikimi im eshte qe Saliut do ti bi infarkt dhe Lul iken ne Hollande. Militantet me gisht ne sume si gjithmone.

  4. Opozita ka kauzen e saj. Qe ne fakt eshte e drejte dhe ne favor te shqiptareve.
    Farkeqesisht Rama eshte nje njeri u papergjshem per kete vend dhe me axhende vetjake te mirepercaktuar por shkaterrimtare per shoqerine shqiptare. Nje deshtak ne cdo fushe te shtetit dhe kriminal per shoqerine.
    Perkeqesimi i gjendjes eshte alarmues. Kriminilazimi i shtetit dhe shoqerise eshte pertej alarmit po shkon drejt rrenimit faktik te institucioneve pergjegjese. Fasada ka rene , institucionet jane ne sherbim te krimit dhe rilindjes. Situata ideale per elementet kriminal dhe te rilindjes.
    Jemi popull vertet fatkeq qe kemi per udheheqes mostra si rama ruci lali eri tahiri spiropali balla gjylameti ulsi manja xhafa brace etj krimba te ndyre gjirizesh

  5. Jam nje i PS-se. Juve komentuesve me lart te Rilindjes ku do ma lini nje takim? Merrni dhe grate me vete .. sa per ata qe i quani cecene jane njerez me te mire se ju dhe une si malok jugor i respektoj, po ju jeni ca fusharake te Shqiperise se Mesme qe i keni motrat anetare te orgjise se Rilindje hales. Behuni trima e me lini takim.

  6. Humbje kohe. PD te fitoje popullin se me militante nje vrime ne uje do beje. Do perfundojne ne burg te gjithe gradualisht.

  7. Nje turme injorantesh militant, udhehiqen nga nje mashtruese dhe nje i paafte i etur per pushtet, vene zjarrin te rrezojne nje qeveri kriminelesh qe e kane ngritur zgupthi e zbrazur cdo cep te Shqiperise. Ne lajme te tjera: U vra njeri ne Durres u perdhunua nje tjeter ne ndonje shkolle, vdiq urie nje plake gjetiu dhe 3 te rinj u arrestuan per droge.
    Lajme nga ekonomia: Nje pensjonist corapegrisur e pa dhembe ne goje shikon ne ekran te nje kafeneje ku i serviret espreso i rishtrydhur qe ekonomia u rrit me 3%. Lajme nga sporti: Rrahin arbitrin ne Peqin. Ne fund ja ca cica bythe e shale ti bini me dore. Naten e mire dhe mirupafshim.

  8. E bukura eshte se nuk lene gje pa share bathoren, paskuqanin, kamzen etj, ppr harrojme se kryetarin e grupit parlamentar e kane nga Librazhdi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *