• |
ide | kryesore

Momentet e sikletshme gjatë ceremonisë Oscar (Foto)

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e kaluar të gjithë sytë ishin te ceremonia e çmimeve “Oscars”: tapeti i kuq, ndarja e çmimeve, after-party.

Edhe pse bëhet fjalë për një eveniment të përmasave të mëdha, edhe Oscars nuk ka kaluar pa incidente apo momente te sikletshme. Ja disa prej tyre:

1. Rrëzimi i Rami Malek

Rami Malek fitoi çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij si Freddie Mercury në filmin “Bohemian Rhapsody”, por aktori nuk do të mbahet mend vetëm për këtë nga ceremonia e mbrëmshme. Në fund të mbrëmjes aktori u rrëzua nga skena. Padiskutim incident i sikletshëm, por mimika e aktorit kur u rrëzua ishte epik. Malek edhe pse u rrëzua nuk e lëshoi për asnjë moment trofeun nga dora.  

2. Pyetje-përgjigjie te “çuditshëme”

Pyetjet që iu drejtuan yjeve që parakaluan në tapetin e kuq le të themi që nuk ishin aq “wow”.

Epo, edhe përgjigjet, nuk ishin aq “wow”.

Gazetarja i tha aktorit Bradley Cooper se pasi ajo pa filmin “A star is born” ra më shumë në dashuri me bashkëshortin e saj, dhe e pyeti se si e bën të ndihet ky fakt aktorin?

Përgjigja e Bradley Cooper?

“Ne u përpoqëm shumë dhe punuam fort për këtë projekt, për të tjerat nuk e di.”

3. Kur Awkwafina përmend emrin e aktorit “Speek Lee”

Ajo dhe John Mulaney  ishin ngjitur në skenë dhe po flisnin për ndjesitë e tyre si hera e parë që ishin në një “Oscars”, dhe pyetën njëri-tjetrin se për kë personazh ishin më të emocionuar që po takonin .

Awkwafina u përgjigj “Spike Lee”, dhe kjo ishte fytyra e aktorit kur dëgjoi emrin e tij të përmendej:

4.Kur Bradley Cooper dhe Lady Gaga emocionuan të gjithë pas performancës së tyre të “Shallow”.

Që nuk ishte pse të ishte një moment i sikletshëm nëse parnerja e Bradley, modelja Irina Shayk nuk do të ishte aty prezente për të parë gjithë skenën romantike që Bradley dhe Gaga krijuan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *