• |
ide | kryesore

Partnerja e Jean Todt vlerësohet me çmimin Oscar, presidenti i FIA-s reagon: “Krenar për të”

-Instant, Sport
Jean Todt



Michelle Yeoh, prej 20 vjetësh e lidhur me presidentin e FIA-s dhe ish-drejtorin e Ferrarit, Jean Todt, është nderuar me çmimin Oscar. Yeoh u bë gruaja e parë aziatike në historinë e Academy Aëards që fiton statujën për aktoren më të mirë. E sigurisht që një arritje e tillë, nuk mund të mos jetë moment krenarie edhe për ekspertin e Formula 1.

Lexo më tej: OSCARS 2023/ “Gjithçka, kudo, menjëherë” triumfon me 7 çmime

Mes protagonisteve të mëdhenj të edicionit të 95-të të çmimeve Oscar ishte edhe Michelle Yeoh. Ajo ishte fituese e statujës për aktoren më të mirë për filmin “Everything, Everyëhere, All at Once”. Yeoh, e cila u bë gruaja e parë aziatike që fitoi çmimin e lakmuar, është partnerja e Jean Todt, presidenti i FIA-s prej gati 20 vjetësh. Menaxheri francez ka dashur të festojë ngjarjen me një postim në rrjetet e tij sociale: “Moment i falenderimit të pastër dhe një lumturie të pamasë – ishin fjalët e tij -. Çfarë udhëtimi! Jam shumë krenar për Michelle, e cila mori çmimin Oscar Academy për aktoren më të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *