• |
ide | kryesore

Dalin rivalët/ A do mbetet Skënder Bruçaj në krye të Komunitetit Mysliman?

Lajme, Të fundit



Në 2 mars Komiteti Mysliman i Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e ri për një mandat 5-vjeçar. Në jo pak raste ky proces është pasuar nga akuza mes radhëve të këtij komuniteti. Në garë deri tani janë kryetari aktual Skënder Bruçaj që kërkon një mandat të dytë, ndërsa përballë tij janë paraqitur dy kandidatë, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe inspektori i xhamive në KMSH, Gëzim Abdishaku.

Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin. Bruçaj njihet për konfliktin që ka me Turqinë e cila e konsideron një përkrahës të linjës së klerikut Fetullah Gylen. Vetë Bruçaj nuk është shprehur qartë për këto akuza ndërsa deri tani ka ruajtur një linjë të moderuar në drejtimin e Komunitetit Mysliman.

LEXO EDHE:

Zbulohen “kokat” që Erdogan i kërkoi Ramës në Shqipëri

A po mbahet nën vëzhgim nga Turqia kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Kreu i myslimanëve shqiptarë i përgjigjet Erdoganit për “gylenistët”

Mediat në Turqi kanë shkruar se vetë presidenti Erdogan është ankuar te kryeministri Rama për Bruçajn, madje duke mos pranuar të vijë në Tiranë për inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. I pyetur nga VOA për këtë çështje, Bruçaj tha se “Shqipëria është vend laik dhe se qeveria është e ndarë nga feja” citon lapsi.al.

Bruçaj mbetet kundërshtar edhe i linjës radikale në këtë komunitet. Ai këmbënguli për vënien nën kontroll të të gjitha xhamive të hapura në të gjithë vendin dhe që nuk ishin në juridiksionin e KMSH-së. A do të mbetet ende Bruçaj në krye të KMSH-së? Duke parë kandidaturat nuk pritet ndonjë surprizë, pasi ata vijnë nga radhët drejtuese të këtij institucioni, por asgjë nuk përjashtohet.  ©LAPSI.al

Related image
Myftiu Ylli Gurra



4 Comments

  1. Komuniteti myslyman ska pse te jete pjese e institucjoneve te shtetit e para e as te financohet nga shteti, e te influencohet nga shteti. E dyta kjo idiotsi ka sjelle kete ne krye qe nuk pasqyron fare komunitetin myslyman. Cdo gje qe eshte bere eshte bere pa keta. Kur vendosen te cohen patate e ushqime ne Shkoder gjate dimrit i cuan cunat e gocat e xhamise vete me leket e tyre jo keta. Kur behet ndonje aktivitet bamirsie etj jane me shume biznesmenet shqiptar besimtaret vete qe japin leke e cojne ndihma jo keta Brucaj e kompani. Keta dalin nje here ne vit ne kamera japin ndonje hytbe, shkojne takojne Ramen, e kaq, kur prononcohen thojne ate qe i thote qeveria te thote. Ama problemet jo vetem te besimtareve por te shqiptareve ne teresi as qi shqyrtojne as e vene ujin ne zjarr. U be demostrata e studenteve dhe keta sfolen as nje fjali te vetme, pavarsisht se ne mes te studenteve kishte cuna e goca te xhamise besimtar, por dhe sikur mos te kishte asnje prape duhet te mbanin qendrim te drejte moralisht. Si besimtar vete dua qe komuniteti myslyman shqiptar te kaloje nga shteti ne dore te besimtareve, te demokratizohet dhe keta qe jane aty po qene te zote te bejne pune te mire bujrum po sqene te largohen nga detyrat. Me vote te zgjidhet kryetari, ne para 1500 vitesh i zgjidhnim me vote udheheqsit ti zgjedhim dhe tani. Kur ngelet cdo gje ne menyre te tille eshte e kollajt per lloj lloj financimesh nga Arabia saudite qe ekstremizojne njerezit sepse ska asnje pasqyrim asnje institucjon qe flet dhe pergjigjet per ne. Ka dhe njerez te mire brenda se vej ne dyshim por keta ne krye jane krejt pa asnje vlere per besimtaret e vendin, jane thjesht kukulla politike qe shprehin vullnetin e shtetit, prandaj dhe su prononcuan fare per studentet dhe i lane vetem neper rruge.

  2. Nuk i heq asnje presje komentit te
    Patatapa.
    Do ti shtoj se e njejta gje vlen edhe per kleriket e feve te tjera.
    Ky Gurra Ka Pune se do mbjelle peme me Veline.
    Do votoje edhe shoqeria civile????
    Mbas kurves administrate shteterore
    Rrospija me e madhe eshte shoqeria civile.

  3. E keni gabim Lapsi. Rama dhe Veliaj po emerojne Gurren ne KMSH me urdher te Erdoganit. Nese lexoni mbreme, tesheshi.com, e financuar nga Erdogani shkruante se Brucaj do terhiqet. Nuk e shkruajne kot kete sepse Rama i ka dhene fjalen Erdoganit qe do ti jape KMSH.

    Veirfikojini keto dhe do shihni

  4. E degjova kete zotri Gurren mbreme ne nje interviste, por veprimtaria, e paraqitja e ketij kleriku, shpesh here ne krah te politikes e ul nivelin e perfaqesimit fetar, e kalon ne interesa personale, te ketij personi,Edhe si myftiu i Tiranes e ka te tepert qe te perfaqesoi besimtaret e perkushtua te islamit, mbasi ky si person ka oshilacione, e pak bashkepunim me politiken. Vota ime eshte per tjeter person nese do votoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *