• |
ide | kryesore

Çfarë i tha JLo para performancës në Oscar Bradly Cooper

Paparazzi, Slider



Gjithnjë është mirë të mësosh nga ata me përvojë ndaj edhe Jennifer Lopez nuk ka ngurruar t’i japë një këshillë aktorit Bradley Cooper para se ai të ngjitej në skenë.

Këngëtarja ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale këshillën që i dha aktorit përpara se ky i fundit të performonte në skenë me Lady Gaga-n.

“Dukej pak nervoz. I përshpërita dhe i thashë: ‘Kënga është shumë e bukur. Sapo të dëgjojnë notat e para të këngës do fillojnë të duartrokasin. Kështu që mos u shqetëso. Thjesht këndo’. Dhe ai m’u përgjigj: E kuptova, e kuptova OK”.

Performanca e tyre ishte padyshim momenti më i spikatur në çmimet Oscar.

Kimia mes tyre ka ngjallur spekulime që dyshja mund të jetë në një romancë.

Gjatë ceremonisë së Oscar, Bradley Cooper shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij Irina Shayk, me të cilën ka edhe një fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *