• |
ide | kryesore

Fleckenstein rrëfen takimin me Bashën dhe acarimin me Kryemadhin

Lajme, Të fundit



Deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein ishte pjesë e një delegacioni të PE që zhvilluan bisedime për dy ditë me politikanët shqiptarë. Deklarata e tij ishte më e ashpra sot në Tiranë, pasi përmendi konkretisht Monika Kryemadhin, duke e akuzuar se po punon kundër integrimit. Fleckenstein është anëtar i Partisë Social Demokrate gjermane, pjesë e partive të majta europiane.

Për të shpjeguar deklaratën që bëri kundër Kryemadhit paradite, ai dha një intervistë pasdite për Top Channel.

Zoti Flekenshtein, gjatë konferencës për shtyp u shprehët se ishit shumë i zhgënjyer nga ajo çfarë zonja Kryemadhi tha në takim. Përse ky zhgënjim?

Ajo tha se ata e kishin marrë një vendim dhe duan të heqin këtë qeveri dhe kjo është një handicak për çeljen e negociatave. Ajo na la përshtypjen se nuk i bëhet shumë vonë. Kjo është diçka e re, pasi deri më tani ne kishim përshtypjen se partitë, paçka se përplaseshin me njëra-tjetrën, donin që sa më parë të shkonin në drejtimin e BE-së. Por, tani në këtë rast ndryshimi i qeverisjes merr më shumë rëndësi.

Ju zhvilluat një takim me kreun e Kuvendit. A është e vërtetë se në atë takim jeni shprehur se “zonja e parë e Shqipërisë nuk duhet të bllokojë procesin e integrimit”?

Është e vërtetë se unë mendoj me të gjitha ato që ndodhën në rrugë, ju duhet të keni në mendje se çfarë
përshtypje prodhon tek ata të cilët duhet të thonë se tani duhet të çelim negociatat.

Pas deklarimeve tuaja, zoti Basha u shpreh se pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë është Shqipëria si Kolumbia. A ndani të njëjtin qëndrim?

Jo.

Çfarë i kërkuat zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe kryeministrit Rama kur i takuat?

Është gjithmonë e njëjta gjë. Ne nuk pëlqejmë bojkotin e Parlamentit, djegien e mandateve nëse është këtu me Partinë Demokratike ose në Bullgari me miqtë e mi. Kjo nuk është rruga që ne mendojmë se demokracia duhet të funksionojë. Fushëbeteja për një Parlament të zgjedhur dhe parlamentarët është Parlamenti. Çdo gjë tjetër mund të vijë si një shtesë, por s’mund ta zëvendësojë.



4 Comments

  1. Legen si gjithe e majta, rrenacak si kryedoçi. Rrejte vjet ne twiter sikur Shqiperia kishe negociatat! Ikorruptuar si Vlahutin me parate qe vjedh kryedoçi!!!

  2. Legen si gjithe e majta, rrenacak si kryedoçi. Rrejte vjet ne twiter sikur Shqiperia kishte hapour negociatat! Ikorruptuar si Vlahutin me parate qe vjedh kryedoçi!!!

  3. Ka kater vjet qe hyn e del e tun peshqirin, e asnje here nuk ka qene seciziv ne detyrat e komitetit europian. Per ne as nje ndihme juridike per demokracine, e per zhvillimin nuk e kane levizur qeverine , por perkundrazi qeveria e shfrytezoi me mjeshteri dobesine e ketij e atyre europianeve turiste, e mundi qe edhe ti korruptoi, sepse eshte fundi i postit te tyre , e keshtu qe kompromentohen e blihen, se fundja PARAJA SHPON DETIN, e jo me keta rrjepesa politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *