• |
ide | kryesore

Manchester City, 750 milion euro nga Puma, por është vetëm i treti në kontratat luksoze me sponsorë

Sport



Sikur të mos mjaftonte pronësia e sheikut Mansur bin Zayd Al Nahyan (pasuria personale 1,25 miliardë euro në 2016), në arkat e klubit të Manchester City janë gati të futet një lumë parash. Klubi anglez ka zyrtarizuar akordin e ri të sponsorizimit teknik me Puma, për 10 vitet e ardhshme: një total prej rreth 750 milionë euro, 75 në sezon edhe pse shifrat nuk janë bërë të ditura plotësisht dhe mund të përfshijnë bonuse të ndryshme, si ndodh zakonisht në këto raste.

Kontrata e mëparshme me Nike parashikonte 24 milionë euro në sezon. Mes Citizens, Kompany, Aguero e Silva, ishin që më parë nën kontratë me Puma, por tani kompania gjermane synon të gjejë akordin edhe me Sané e De Bruyne. “Një ditë historike për ne, kjo që po bëjmë, nuk është bërë kurë më parë. Një partneritet i paprecedentë, kishim nevojë për një kompani që të ecte shpejt si ne” tha Ferran Soriano, administrator i deleguar i City.

E megjithatë, kjo kontratë luksoze e vendos City vetëm në vendin e tretë, pas Barcelonës, që përfiton nga Nike 116 milionë euro në sezon, deri në 2028 dhe Manchester United, që përfiton 88 milionë euro në vit nga kontrata me Adidas deri në 2025.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *